| |
Sylejman Naibi (?-1771
(Hixhėr, 1185)
Naibi, i njohur gjithashtu edhe me emrin Sylejman
Ramazani, ėshtė poet shqiptar i hapėsirės letrare tė quajtuar
bejtexhiane dhe numrohet njė ndėr talentėt e mėdhej tė poezisė sonė.
Lindi nė Berat (viti i saktė nuk dihet) ku edhe e kaloi pjesėn mė tė
madhe tė jetės sė vet. Vdiq mė 1771 (Hixhėr 1185). Pėrndryshe mbi
jetėn e tij dijmė shum pak. Duket tė jetė martuar nė Elbasan pasiqė
kėtė e gjejmė nė njė dorėshkrim tė teqes sė Madhe bektashiane tė
kėtij qyteti. Gjithashtu mendohet se ka jetuar disa kohė nė Turqi ose
gjetiu nė Lindjen e Mesme.
Nga veprat e Naibit janė ruajtur vetėm disa poezi por
dihet se ėshtė autor i njė divani, dhe poezi tė shumta. Na njohim
shum pak dorėshkrime tė ruajtura si dhe disa poezi qė ruhen akoma sot
tė pėrcjellura si letėrsi gojore. Kur flasim pėr Divanin, dihet me
saktėsi se njė dorėshkrim mbijetoi gjer mė vitin 1944 nė Fier, kur u
zhduk, si thuhet nė popull "pa nam e nishan". Vihet re se
Naibi, shkroi poezitė e veta nė tetė dhe dymbėshjetėrrokėsh. Pati
gjithashtu kujdes metrik dhe ėshtė njė ndėr tė parėt qė kėndoi
pėr bukurinė e femrės dhe qė pėrdori shum pak orientalizma nė
krahasim me poetėt e tjerė tė periudhės bejtexhiane. Bukuria e rallė
dhe afėrsia me kėngėt popullore, bėri qė disa nga poezitė e tij u
ruajtėn nė popull dhe kėndohen akoma edhe sot nė Elbasan, Berat e
flitet tė jenė degjuar si kėngė dasme gjer nga vitet gjashtėdhjetė
nė Tetovė dhe Gostivar. Duket se nė Strugė, Gostivar, Tetovė, Shkup
dhe Prizren tė jetė akoma e njohur kjo kėngė por vetėm si valle dhe
quhet "Vallja e Mahmudes" (prononcim fonetik lokal).
Disa vargje nga Mahmudeja e stolisur:
Kjo sevdaja e insanit
gjallė njerinė ē'e pėrvėlon
Mahmudeja e Sulejmanit
me gazep sokakut shkon...
Jelek kadife veshur,
si mosnjeri nė kėtė dhé
me buzė qeshurė
ē'tė ka hije moj Mahmude.
|
| |
|