rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve


http://filolet.com/dibrani.jpg

REFORMAT NĖ LDK (11)  

REFORMAT QĖ DUHET TA STRUKTUROJNĖ KONCEPTIN E PARTISĖ

Shkruan: Shefqet DIBRANI*

Shefqet DIBRANI:

REFORMAT NĖ LDK

Reformat qė duhen ta pėrfshijnė njė parti duhet tė shoqėrohen me njė ndryshim tė thellė si nė aspektin organizativ po aq edhe nė konceptin e qasjeve tė problemeve politike, ekonomike, shoqėrore , sociale etj. Me njė fjalė koncepti i partisė duhet tė pėrfshihet nė ndryshimet e gjithėmbarshme, pėrkatėsisht nė raport me nevojat e zhvillimeve tė shtetit dhe trendėve gjeopolitike qė po i pėson Kosova.

Reformat qė duhet t’i bėnė LDK-ja duhet tė shoqėrohen me njė riorganizim tjetėr i cili do t’u shmangej tė gjitha praktikave dėshtuese tė deritanishme qė e kanė sjell kėtė parti  nė gjendjen nė tė cilėn ėshtė. Do tė ishte mirė qė njerėzit pėrgjegjės tė kuptonin pėr rolin e tyre negativ me pasoja jo vetėm pėr LDK-nė, por me pasoja tė pa shmangshme pėr proceset qė po kalon Kosova.

Por si duket kasta nė fuqi nuk ėshtė e denjė tė reformojė partinė, sikurse qė nuk ėshtė as nė gjendje tė lėshoj pozitat tė cilat sado qė nuk flitet i kanė dhjamosur klanet dhe grupet e interesit qė janė instaluar pikėrisht nė kryesinė qendrore tė LDK-sė, dhe nga aty komandohen dhe dirigjohen, madje edhe kontrollohen tė gjitha strukturat shtetėrore tė pushtetit qendror e lokal qė mund t’i cenoj interesat e tyre.

Por njohėsit e mirė tė gjendjes nė LDK, kanė arsye tė jen skeptik pėr reforma tė mirėfillta, pasi oportunizmi partiak i kreut tė LDK-sė qė prej sa vitesh po mohon nevojėn e reformave tė pėrgjithshme, tė thella dhe tė domosdoshme pėr tė ekzistuar dhe pėr tė qen e gatshme edhe LDK-ja tė konkurron si parti politike nė mėnyrė tė denjė, pėr tė rimarrė pushtetin nė zgjedhjet e mundshme. Por me kėtė gjendja ēfarė ėshtė LDK-ja, do tė ishte fatale pėr partinė dhe pėr Kosovėn nėse rikthehen nė pushtet pa u ndryshuar, pa u reformuar qoftė nė konceptet e mendimit, tė veprimit a tė strukturimit tė partisė.

Reformat e pjesshme qė siē duket do tė ndodhin brenda kuadrit ekzistues do tė bėjnė LDK-nė parti edhe mė qesharake dhe jo konkurruese nė proceset e ardhshme zgjedhore, sepse siē shihet  nuk do tė pranojnė reformimin e partisė duke i cenuar interesat e tyre. Reformat qė do tė ndodhin nė LDK, sipas tė gjitha gjasave do tė bėhen vetėm ato reforma qė nuk do ta prekin interesin e kėsaj kaste e cila ėshtė fajtore mė shumė se kushdo tjetėr. Por kryesia qendrore duhet ta dinė se partia e tyre ka nevojė tė kthehet nė njė parti reformiste e cila ēdo herė karshi rrethanave dhe proceseve qė do tė ndodhin, edhe ajo do tė transformohet e pėrshtatet nga viti nė vit dhe do tė bėhet njė parti moderne qė ka nė konceptin e saj reformėn politike dhe reformėn e organizimit tė partisė nė varshmėri me nevojat shtetėrore qė ka vendi nė secilėn etapė kohore.

LDK njė reformė tė thellė duhet ta bėnė edhe nė dy sektorėt e partisė tė cilėt funksionojnė si parti mė vete, kurse nė Evropėn demokratike strukturimi dhe organizimi i partive demokratike nuk ka fare tė bėjė me konceptet e partive demokratike nė Kosovė tė cilat pėr kah organizimi dhe strukturimi i tyre ngjasojnė mė shumė me sistemin komunist por jo me sistemet demokratike. Praktika e LKJ kėrkonte tė kishte struktura ndarėse si nė Lidhja e Rinisė Komuniste, Rinisė Socialiste, etj. dhe Forumet e Grave tė cilat katėrēipėrisht shprehin njė mentalitet tė demoduar me pėrmasa patriarkale, sepse nė botėn e civilizuar dhe demokratike gruaja e sotme i realizon ambiciet e vete nė kuadėr tė partisė por jo me ndarje tė tipit qe kemi nė Kosovė, ngase pėr kaq e kaq vite sa jam nė perėndim nuk mė ka rėnė tė dėgjoj pėr mbledhje e kongrese tė grave e tė rinjve tė njė partie kėshtu si te ne veē e veē. Ndoshta do tė ishte diēka tjetėr sikurse njė seksion partie merrej mė shumė me ēėshtjet e grave dhe tė tė rinjve, e jo siē e kemi  kudo nė Kosovė. Prandaj LDK-ja duhet ta shikon mundėsinė e njė reformimi pak mė ndryshe se praktikat e gjertanishme. Rasti i braktisjes sė partisė nga kryetarja e Forumit tė Gruas siē bėri Melihate Trėmkolli, dhe pas  aderimit tė saj nė njė subjekt tjetėr, menjėherė ka sjellė nė krizė FG tė LDK-sė, ku tani duhet tė pėrballet me vėshtirėsitė e brendshme tė cilat ia ka inskenuar Melihate Trėmkolli para se tė ikte.

Njė gjendje po aq sharlatane ekziston edhe nė FR tė LDK-sė, forum ky qė zgjodhi pėr kryetar Xhafer Tahirin i cili pėrveē pėrditshmėrisė sė lojės nė Facebook, pėr tė mbledh “fansa” pėr partinė, pėr kryetarin e partisė qė ėshtė edhe kryetar i vendit, nuk e kam tė njohur rolin e tij nė kėtė organizim parapolitik. Sikur shumė tė tjerė kryetari i partisė e ka punėsuar nė presidencė edhe Xhafer Tahirin dhe ai duhet ta vazhdon vrapin e tij pėr tė siguruar titull “dr.”, praktikė kjo tashmė e njohur edhe nė kėtė dikaster shtetėror. Ardhja e tij nė krye tė FR tė LDK-sė pa asnjė pėrvojė ka dėshmuar se LDK-ja ende nuk ėshtė e gatshme t’i zgjedh kuadrat qė kanė eksperiencė veprimi, sepse vetėm ata mund tė bėjnė reforma dhe tė sjellin njerėz qė e shpėtojnė partinė, e jo si rasti nė fjalė kur pėrmes FB do t’i lut veprimtarėt e LDK-sė tė bėhen “fansa” tė partisė sė tij, pa e vrarė mendjen nėse ata persona mund tė kenė njė pėrvojė politike nė LDK qė kur ai luante me guralecė nė fshatin e tij tė lindjes. Nėse LDK-ja do t’u nėnshtrohet reformave dhe do tė strukturohej si njė parti qė e kontrollon edhe veprimin e brendshėm tė saj, sepse po tė bėhen reformat siē po imagjinojmė, as Xhafer Tahiri dhe askush tjetėr nuk do tė kishte mundėsinė tė vinte e bėhen drejtues tė sektorėve partiak pa e dėshmuar aftėsinė dhe cilėsinė si njė kuadėr i sjellshėm, e ruana zot nėse ai ėshtė ngjitur deri atje pa qenė as anėtar i LDK-sė. Absurdi i gjithė kėsaj ėshtė kur nė funksionet kyēe tė partisė janė instaluar njerėzit qė kanė mė sė paku merita pėr tė kaluarėn e famshme tė LDK-sė.

Struktura politike e partive nė Kosovė, veēmas tė LDK-sė me tė cilėn jemi duke u marrė, duhet qė  lidhjet dhe marrėdhėniet e saj me FR tė LDK-sė dhe atė tė FG tė LDK-sė tė mos shihen si struktura nė vetvete, tė pėrdorshme  vetėm nė prag tė zgjedhjeve a nė kohėn e fushatės zgjedhore, por duhet strukturuar nė atė mėnyrė qė tė jenė aktive gjatė gjithė kohės, duke mos u ndier e pėrjetuar njė ndarje ēfarė praktikisht ekziston qė nga themelimi e gjer mė sot.

Praktika e gjertanishme ka dėshmuar se roli i kėtyre dy forumeve ka qenė jashtė proceseve tė partisė, kurse ato kanė qenė vetėm njė dekor formal i partisė sa pėr tė krijuar njė imazh tė veprimit unik tė partisė. Struktura organizative e LDK-sė duhet tė ndryshon rrėnjėsisht, ashtu siē duhet tė ndryshoj edhe struktura komanduese bashkė me strukturėn e informimit duhet tė ndryshohen rrėnjėsisht pėr tė qenė kėto struktura nė varėsi tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė i cili duhet t’i kontrollon dhe menaxhon zhvillimet politike nė parti, kurse Kuvendi i Partisė duhet tė jetė organi mė i lartė. Jo mė  nė praktikat e gjertanishme ku kryesia qendrore vet ka prerė e vet ka qep duke i shkelur tė gjitha normat statusore tė njė partie demokratike, madje duke shkelur normat statusore edhe tė vet LDK-sė, ku nė aspektin formal ka ekzistuar edhe nė kėtė parti.

E kam theksuar edhe ne analizat e mėparshme se pjesė tė tėra tė kėtyre qasjeve, tė kėtyre kritikave dhe tė kėtyre sugjerimeve iu pėrshtaten edhe partive tė tjera, gjende kjo hiē mė e mirė se sa nė LDK. Por LDK-ja ėshtė nė proces e sipėr qė na shtyu dashtė e pa dashtė tė merremi mė drejtpėrdrejt dhe konkretisht vetėm me kėtė parti.

 

E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch 

 

Zvicėr,  27 qershor 2010.

*Botuar nė gazetėn „Epoka e Re“

 

 

 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:42 +0200 .