|
Ditė
mė parė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes Demokratike tė Kosovės
mbajti mbledhjen e radhės nė tė cilėn merret vesh se u diskutua pėr
nevojėn dhe domosdoshmėrinė e reformave tė brendshme nė kėtė
parti e cila asnjėherė deri mė tash nuk ka funksionuar si njė
parti e mirėfilltė demokratike qė do tė krahasohej me nivelin e
ndonjė partie perėndimore.
Gjithkund
nė Evropėn demokratike, nė sistemin partiak dikush duhet tė jap pėrgjegjėsi
pėr dėshtimet politike, pėr organizimin e dobėt partiak, pėr mos
funksionimin si duhet tė partisė, po sidomos pėrgjegjėsi jepet nėse
partia humb nė zgjedhje.
Nė
rastin e LDK-sė kjo gjė nuk ka ndodhur, tė paktėn deri mė tashti
pasi LDK-ja nė disa palė zgjedhje qė janė mbajtur viteve tė fundit,
qoftė nė nivelin shtetėror apo tė nivelit lokal ka pėsuar rėnie ku
kjo parti e ka humbur ndikimin e saj, dhe deri mė sot askush nuk ka dhėnė
pėrgjegjėsi. E kjo ka ndodhur vetėm pėr shkakun e mangėsisė
organizative, pėr shkak tė mungesės sė njė varg hallkash qė partinė
e bėjnė tė funksionoj si duhet.
Por
kėsaj radhe nė KP tė LDK-sė ėshtė diskutuar mė hapur pėr
gjendjen nė parti, janė pranuar njė mori dobėsish dhe madje ėshtė
bėrė me gisht nga fajtorėt kryesor edhe pse merret vesh udhėheqėsit
e mbledhjes nuk kishin interesim tė diskutonin pėr fajtorėt dhe as pėr
reformat e mirėfillta. Fatbardhėsisht mė mirė se ēdo herė tjetėr
u diskutua pėr gjendjen nė parti e cila duhet tė ndryshohet. Mėsohet
se diskutuesit i dhanė kahe, ashtu siē duhej tė kishte kjo parti qė
nga fillimet e saj, qysh prej viteve tė nėntėdhjeta, po sidomos me tė
pėrfunduar lufta, nėse jo KP i LDK-sė, atėherė dikush ėshtė
dashur tė diskutoj pėr dobėsitė, dikush ėshtė dashur tė jap pėrgjegjėsi
pėr dėshtimet e njė pas njėshme dhe pėr pasojat e mėdha qė ia bėri
Kosovės ky kaos partiak qė u reflektua edhe te kaosi shtetėror.
Por
njė gjė qė bie nė sy ėshtė e vėrteta se mediet e shkruara dhe ato
elektronike, veēmas televizioni publik nuk folėn aq pėr kėtė
mbledhje sa i patėn fryrė zjarrit me pompozitet para se tė mbahej KP
i LDK-sė. Ky veprim lė pėr tė dyshuar nėse me tė vėrtetė nė
Kosovė ka njė klimė pėr reforma tė pėrgjithshme, qofshin ato
brenda partiake apo pėr aso reformash qė duhet ti bėjnė
Organizatat joqeveritare, Klubet Politike, madje edhe redaksitė e
shumta qofshin ato nė gazeta, nė radio apo televizione tė shumta. Si
do qoftė kahet e bisedės kanė ngjallur shpresėn se nė Kosovė, diku
nė njė skaj tė saj ka gatishmėri pėr tu reformuar, ose sė paku
njė pjesė e njerėzve janė mė tė vetėdijshėm dhe mė pėrgjegjės
pėr gjendjen reale nė parti, pasojat e sė cilės po reflektohen edhe
nė gjendjen e pėrgjithshme kaq kaotike qė ėshtė krijuar nė gjithė
Kosovėn.
Si
do qoftė njerėzit e organizuar duhet tė jenė tė vetėdijshėm se nė
reformat e brendshme do tė insistojnė tė prijnė pikėrisht individėt
pėrgjegjės, tė cilėt janė fajtor pėr gjendjen nė parti dhe duke e
parė rrezikun permanent tė ligėshtimit tė pozitave tė tyre, madje
ata tė trishtuar do tė pėrpiqen qė tė jenė nė ballė tė
reformave pėr tu transformuar a pėr tu shitur si reformator nė
mėnyrė qė tė mbulojnė fajin e tyre qė kanė pasur gjatė gjithė kėtij
dhjetėvjeēari.
Merret
vesh se ndėr zėrat prijatarė do tė shquhen Isa Mustafa dhe
Fatmir Rexhepi tė cilėt nė vend se tė heshtin, pėrpiqen tė mbulojnė
veprimet e tyre ndjellakeqe. Iniciativės sė Isa Mustafės pėr tė
diskutuar pėr nevojėn e koalicionit qeverisės me PDK-nė, (thuaja vetėm
PDK-ja ėshtė fajtore pėr gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė), sikur
nuk iu bashkėngjit askush duke e lėnė Isain tė vetmuar i cili nuk ėshtė
ndjerė mirė, dhe kjo shihej edhe nga deklarata e tij pėr televizionin
e Kosovės.
Aq
sa kanė bėrė mirė qė nuk iu kanė bashkangjitur kėtij zėri tė
mekur, i cili duhet tė meket edhe mė shumė, nevoja pėr ta shqyrtuar
pozicionin e tyre partiak ėshtė e domosdoshme dhe bile krruciale qoftė
pėr reformat partiake apo pėrgjithėsisht pėr Kosovėn. Por, si do tė
bėhen reformat nė LDK nėse krijohet njė kaos qeverisės nė nivel
shtetėror, kėtė e dinė mė sė miri ata qė notojnė nė ujėra tė
pista dhe nuk i dėshirojnė reformat as nė LDK, e as nė nivelin shtetėror,
sepse kaosi shtetėror do tu nevojitej pėr ti sforcuar pozitat nė
parti.
Fundja
e fundit KP tė LDK-sė nuk duhet ti intereson aq shumė gjendja nė
qeveri, pasi qeverisja partiake ėshtė edhe mė keq se sa qeverisja
shtetėrore. LDK ka nevojė pėr njė qeverisje tė shėndosh partiake nė
rend tė parė, e pastaj qeverisja shtetėrore. LDK-ja duhet tė
reformohet duke i krijuar mekanizmat partiak me tė gjitha komisionet e
mbikėqyrjes dhe tė pėrgjegjėsisė, pėr ndryshe nėse vazhdohet
avazi i vjetėr ėshtė mė mirė tė mos mbahen as zgjedhjet partiake.
Nė LDK, duhet tė funksionoj zyra pėr ankesa dhe ide qė ndihmojnė
programin partiak i cili mund tė reflektoj pozitivisht edhe pėr
programe tė mirėfillta shtetėrore.
LDK
para se ti bashkėngjitet thirrjes sė Isa Mustafės pėr tė shikuar
nevojėn e koalicionit me PDK-nė, ėshtė mirė tė konsolidohet brenda
saj si njė parti perėndimore e cila nėse arrin ndonjėherė ti
fitoj zgjedhjet nė Kosovė, duhet tė jep shembullin e britanikėve ku
kabineti qeverisės duhet tė shpallet nė mėngjesin e hershėm tė ditės
qė do tė zbardh pas shpalljeve tė atyre zgjedhjeve qė duhet tė
ndodhin nė Kosovė.
Jo
vetėm LDK-ja, por tė gjitha partitė kosovare duhet ta kenė kėtė
synim politik dhe duhet ti kenė resorėt e caktuar partiak tė cilėt
duhet tė jenė nė gjendje qė ta formojnė kabinetin qeveritar brenda
24 orėve pas shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve, e jo tė ndodh si
nė rastin e Kosovės, veēmas brenda LDK-sė kur pėr poste tė
caktuara duhet tė pritet jo me ditė, por me muaj tė tėrė. As LDK-sė
dhe as partive qė synojnė tė marrin pushtetin nuk duhet tu ndodhin
marifete tė tilla politike, ashtu siē i ka ndodhur Kosovės qė prej
se ka pėrfunduar lufta, ku partitė politike janė larg organizimit dhe
nivelit tė dėshiruar.
Por,
pasi ne jemi tek LDK-ja dhe mbledhja e KP qė u mbajt ditė mė parė
duhet tė pėrmendim paradoksin e asaj mbledhje ku KP i LDK-sė pėrsėri
ka rėnė nė provim pasi ia ka besuar kryesisė qendrore e cila ėshtė
fajtore pėr gjendjen nė parti, qė ti formoj (ose ti propozoj),
grupet pėr reforma brenda LDK-sė nė njėrėn anė, kurse nė anėn
tjetėr kryetari i partisė si me inat po vazhdon kursin e degradimit tė
vlerave demokratike qė ekzistojnė nė partitė demokratike kudo nė
Evropėn Perėndimore. Ai, vetėm dy ditė pasi emėroi Teuta Sahatqiun,
ish kryetare e Organizatės Joqeveritare ORA qė pėrfaqėsonte
mbetjen e Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė, organizatė kjo e cila pėrbėhej
nga mbetja mortare e LKJ ku kishte mbledhur kryesisht bijtė dhe pasardhėsit
e atyre Komunistėve me bindje projugosllave, dhe kjo ka ndodhur pa asnjė
kusht duke iu kacavjerrė LDK-sė pėr tė marr Kalanė nga
Brenda, sindromė nga i cili vuan LDK-ja qė moti.
Emėrimi
nga Kryetari i Partisė qė e ka postin e ngrimė, njė Kėshilltare
nė Kabinetin e tij Qeverisės ėshtė si njė pėrgjigje e drejtpėrdrejt
zėrave qė janė pėr reforma dhe njė fyerje pėr Organizatėn e Gruas
sė LDK-sė e cila qė prej njėzet vjetėsh ka sfiduar tė gjitha
format e dhunės dhe poshtėrimit edhe brenda vet partisė sė tyre. Por
rasti nė fjalė shpjegon mė sė mirė nevojėn pėr tė qėndruar
besnik nė LDK, kurse postet dhe avancimet iu ndahen lajkatarėve dhe
njerėzve pa asnjė meritė partiake. KP i LDK-sė e ka pasur pėr detyrė
ta ndėrpresė kėtė praktikė e cila qė prej kohėsh zbatohet brenda
LDK-sė, sa do qė edhe nė atė ditė ėshtė diskutuar pikėrisht pėr
kėtė gjė.
Dy
shembujt e fundit i zbehin shpresat pėr tė besuar se do tė ndodhin
reformat e pritura brenda LDK-sė.
Zvicėr,
qershor 2010.
*Botuar
nė gazetėn Epoka e Re, Prishtinė.
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.c
|