rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



Poezia e majave dhe ato ndryshe, tė Shefqet Dibranit

Analizė e shkurtėr e disa poezive tė Shefqet Dibranit, punėtor i palodhshėm i fjalės sė shkruar dhe kultivues e mbrojtės i shqipes nga breshėri i huazimeve tė marrėzishme. Shum vjersha tė tij, prekin kulmin e lėtėrsisė sonė tė kėtyre viteve tė fundit.

Gjuha e veprės

Qė nė fillim do tė ndalem enkas pėr tė pėrmendur akoma njė herė se kėtyre viteve tė pas rėnies sė sistemeve totalitare qė pėrvlonin trojet shqiptare, u ngrit njė lugat i kahershėm qė anon prishjen nė rrėnjė tė gjuhės sonė qindravjeēare. Kjo dukuri ngjalli poetėt dhe intelektualėt e vėrtetė qė me gjuhėn e tyre tė shkruar tė gėdhendin vargje e shkrime nė tė folmen e nėnave shqiptare, me fjalė qė i dėgjuan e mėsuan nė djep duke dėgjuar ninullat e madhėrishme qė ju sjellnin gjum dhe rritje tė hareshme. Poetėt janė ata, qė kėtyre ditėve tė « integrimeve » tė shumta e nė tė shumtėn bajate, u vėnduan nė rradhėt  e para dhe mbrojnė me pėrkushtim kėtė gjuhė, krua tė pashtėrshėm qė na mbrojti nga integrim(cim)et e ofruara nga kahmos. Politikanė dhe gazetarė tė pavlerė qė kanė dėshirė tė rriten si para pasqyrės sė thyer duke pėrdorur fjalė qė as vet nuk i kuptojnė (se i pėrdorin vend e pavend), tė urdhėrojnė e tė gjėrvallen vazhdimisht.

Nuk kam folur aspak rastėsisht pėr gjuhėn dhe pėrdhunimin (dikush do tė thoshte mė me ėndje : « abuzimin ») e saj nė kėtė recension sepse gjuha e poetit Dibrani ėshtė pjesė e veēantė dhe shembėlltyrė e pastėrtisė pėr kah fjalori i pėrdorur. Vlera e tij rritet akoma mė shum kur tė kemi parasyshė se jeton dhe vepron nė mėrgim  pra nėn ndikimin fonetik, sintaksor, shoqėror dhe ekonomik tė gjuhėve tė huaja. Bashkė me poetė tė tjerė qė veprojnė nė Perendim si Arif Molliqi, Pal Sokoli e shum tė tjerė, ai rrin besnik i shqipes, ai shkruan shqip. Ėshtė fakt se pėrdor fjalė tė huazura por tė cilat mė, kanė hy nė gjiun e gjuhės sonė dhe askush nuk tenton njė pastrim tė dhunshėm qė gjithashtu do tė kėthehej nė pėrdhunim tė tė folmes sonė. Nė kėt kaptinė, do tė ndalem tė ju pasqyroj disa shembuj tė bukur tė pastėrtisė sė gjuhės qė pėrdor poeti Dibrani…

Nė librin « ĖNDĖR E NJEJTĖ TOKĖ TJETĖR » nga i cili kam nxjerrė shembujt mė tė shumtė pėr kėtė analizė, qė nė fillim, nė vjershėn e parė me titull « Nė njė zyrė pėr integrim » (f.13, 14), ndėrlidhen me mjeshtri filozofike integrimi i mėrgimtarėve, qė dijmė se ėshtė dukuri tejet e afėrt me shkrirjen e besa nė disa vende edhe qėllim kryesor politik e shoqėror dhe nė krahun tjetėr gjuha qė pėrdor poeti pėr tė trajtuar kėtė ecuri tė kohės sonė. Ngjyrosja e vargjeve me fjalė tė ėmbla shqipe i kundėrvihet shkrirjes dhe ēpėrfytyrimit tė pėrgjithmonshėm. Qė nė rreshtat e parė (rr. 1-2)  poeti ngjallė kurreshtje kur thot: « Bashkisė » e jo Gemeinde ose Komunė (commune) :

« Mes gruas dhe dy fėmijėve
Ngjitem shkallėt e Bashkisė… ;

dhe menjėherė nė rreshtin vijues nuk thot mė byro ose buro po thjeshtė, « dhoma » :

"Korridori nė tė majtė, pastaj dhoma 07"

Duke ruajtur njė shqipe krejt larg integrimeve jo tė ndėrtuara nė themele tė shėndosha shoqėrore, ai vazhdon me fuqi tė jashtėzakonshme poetiko-filozofike tė mbroj  njė ēėshtje tė luhatur gjuhėsore dhe me prirje ēfarosėse shoqėrore e intelektuale.. Ai pėrdorė fjalė tė rėndomta qė i dėgjojmė nė qytet e fshat, nga njeriu i rėndomtė, nga njeriu pa njolla tė sėmurjes sė dukjes i madh. Dibrani nuk kundėrshton kyējen nė jetėn shoqėrore dhe ligjore tė vendit ; pėrkundrazi, ai ėshtė pėr integrim por nuk lejon shkrirjen e gjuhės apo mė mirė tė them, nuk lejon pėrdhunimin e saj. Ai nuk lejon shkrirjen e vetive shqiptare pėr njė integrim tė pakrye qė ēon nė humnerė. Me fjalėt « fshatarēe » : « tė tan’ » dhe « pvet », lexuesin nga do qė tė jetė ai, e kthen diku nė « Kosovė », nė trojet tona shqiptare. Nga Kosova lexuesi vlonjat, korēar o tetovar, « flutoron drejtė vendlindjes sė vet dhe pėrkujton fjalėn pvet nė vlonjatēe…, nė tetovarēe... Nė poezinė nė fjalė, « tan’ » dhe « pvet » janė themel i paluhatshėm, gurė  trojesh tė skalitur nė shpirtin e vet poetit dhe nuk ēon peshė se ata « Thanė : « … dėshmi e cekėt pėr integrim ?! » (nė tė njejtin vend).

Poezia e mėrgimit dhe sentencat

Kaptinė e veēantė nė librin e parapėrmendur janė vargjet-shprehje nga tė cilat grafullon njė varg pėrjetimesh dhe ndjenjash tė rrėnjosura vragė nga shpėrnguljet nė kohėzgjatje tė ndryshme e nė kohė tė quajtura tė qeta por qė nė brendi bartin motet e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore kombėtare, dhe shpėrnugljeve gjatė kohėrave tė luftės ku maqineria famėkeqe sllave deshi tė shfarosė qenien shqiptare. Vet autori pėrjetoi shpėrnglujen drejtė njė Europe qė kėrkon « qethje » « allafranga » tė lindorve tė trazuar pa dėshirė nga vatrat e tyre mijėvjeēare. Kėto pėrjetime qė kaloi populli dhe vet autori, forcuan akoma mė tepėr flakėn atdhetare dhe nė kėto rrethana, Dibrani krijoi vargun sentencė e ndėr ta zgjodha atė qė e konsideroj si mė tė bukurėn e poezisė sonė qė pėrfshin kohėt mė tė reja e sidomos, poezisė qė pėrfshin mergatėn dhe temat rreth saj. Mė poshtė po rradhis vjershėn e tėrė, me theks tė veēante mbi dy rreshtat e fundit qė janė kurorė e veprės poetike tė vjershėtorit :

ME FYTYRĖ TĖ KĖTHYER NGA AT-DHEU

Ngado shkoj e treti
mbaj fytyrėn nga At-Dheu

Ati vėngėr mė vėshtroi
nga ngashėrimi m’u duk
me gjakim profeti

Pastaj Dheu mė tha : s’mė kujtohet fytyra juaj
kur trup e ndjenja i ke nė vend tė huaj

            (f.19)

Poezia tjetėr e lidhur me mėrgimin e qė mertion tė veēohet e rradhitet nė shkrimet me lirikė tė mrekullueshme atdhetare ėshtė : « FJALĖ E THĖNĖ PĖR FUND ». Kėtu poeti na lė njė testament e njėherit njė epitaf. Kėtu edhe pse poeti ska shkruar, dėgjoj tė thot : « O artist i dashur, gdhende kėtė epitaf tė bardh mbi gur tė errėt mermeri, tė jetė arie pėr zogjėt e At-Dheut e pėrkujtim pėr poetin qė pushon pranė Atit e Dheut tė vet:

« … ky mėrgimtar
pat shkue herėt qė fėmijė
u kthye vonė nė pleqni
pėr fshat e fis, miq e shokė
u kthye me u ēlodhė… »

            (f. 31-31)

Me kėtė poezi e testament pėr brezat e ardhėm, Dibrani do tė ngelė unur i pashuar, ndriēues pėr tė gjithė ata qė synojnė mėrgimin. Ai gjithėmonė do tė bėjė dritė pėr tė ju zbukuruar vendlindjen, Atin e Dheun e jo dheun huaj.

Pėr tė pėrfunduar mbi mėrgimin dėshprues qė e mundon poetin dhe pjesėn  dėrmuese tė njerėzimit qė janė tė shtyrė tė lėnė trojet e lindjes, do tė ju ndaj dy vargje nga poezia « FJALA DHE MĖRGIMI » :

…

« Dhe ky mėrgim i gjatė
Vetėm vuajtje sjell vazhdimisht »

            (f. 80)

dhe strofėn e fundit tė vjershės « DIKUSH MĖ PĖSHPĖRIT... » marrun enkas pėr kėtė recension nga libri « LARG PIKON HĖNA » :

Po largohem nga ky qytet ku si shigjetė
mė shpon njė fjalė nė vesh:
“I huaj je nė kėtė dhe!” ;

Si dhe vjershėn  posaēėrisht tė bukur dhe tė pasur me ndjenja « AMANETI » nga po i njėjti libėr :

Nėse vdes pa lėnė amanet
me ujė Drini mė lani,
mė mbuloni me kėngė Llapi
dhe mos mė qani!...
Se halli e malli lot
s’mė panė kurrė,
Jetėn nė sy e pashė -
si burrė

 

Historiku nė fund tė shkrimeve

Thjerrezat e jetės kaplojnė anė e mbanė shpirtin e njeriut. Poeti din t’i pėrshkruaj me bukuri ashtu si i shef, ashtu si ndien e pėrjeton. Ndjenjat mė tė forta i lėnė mė pak vend pėrshkrimit tė situatave duke ndejur jashtė sferės sė ngjarjes. Dibrani krijon poezi tė ngjyrosura me ngjarje jete nga mė tė ndryshmet se ai ndjen thellė ēdo ndryshim tė ajrit nė gjėrėsitė e gjatėsitė mė tė vogla gjeografike. Ēdo lėvizje nga njė qytet nė tjetrin e inspiron. Bėn shumė mirė qė nė fund tė gati ēdo shkrimi nė poezi a prozė, shėnon vendin se ku u shkrua vepra. Nė ato punime ku nuk ka njė shėnim tė tillė, duhet tė jetė besoj, punim qė u shkrua mbi tavolinėn punės apo tė sallonit nė shtėpi.

 

Dy skajet...

Shumnduarshmėria e pėrjetimeve nė veprėn e Dibranit ka prodhuar gjithashtu njė ndasi tė dallueshme tė fuqisė dhe bukurisė sė fjalės sė tij. Vlerėsoj se vjershat qė pėrfshijnė mėrgimin, qėndrojnė nė majet e letėrsisė sė sotme shqipe dhe janė njė thesar i vėrtėtė i kėsaj periudhe. Ndryshon gjendja kur lexojmė poezitė qė prekin dashurinė e veshur me njė naturalizėm tė zbehtė e nė tė cilat gjejmė mė pak ngrohtėsi ndjenjash ku nė disa raste, Dibrani kalon nė njė hedonizėm gati patetik.

KLIENT NĖ LANGSTRASSE NĖ ZÜRICH

Ajo qeshjen pėrsėriti si e dashuruar
Nė marrėzitė erotike
Hodha duart mbi trupin e saj tė bardhė
Mes gjinjve alarmantė)

(f. 56)

Ai arrin me butėsi tė depėrtoj nė shpirtin e lexuesit atherė kur flet pėr dashuri bujare pėr tė zgjedhurėn e sidomos kur kėndon pėr lirinė. Krahasoj menjėherė poezinė nga faqja vijuese e tė njėjtit libėr dhe konstatoj dallimin e dukshėm : e para shum fjalė pak kualitet, e dyta pak fjalė shum ndjenja dhe domethėnie tė qėlluar :

KA RRĖNJĖ DASHURIE

Fjala liri ka marrė kuptimin e
dashurisė
            jetės
ardhmėrisė

            (f. 57)

Mllef tė madh Dibrani shpreh kur shkruan pėr tradhti e tradhtarė. Askush nuk e don tradhtarin ; as tradhtari e as ai qė pėrfiton nga ky. Nuk e don tradhtarin as ai qė i bėn lajka nga zorri ose nga lakmia e ndyrė… Por tradhtarin nuk e don as vetvetja e tij. Mirėpo, kėto janė poezitė e vetme ku autori nuk ėshtė ai qė jemi mėsur ta shofim. Ai mllefoset me tė drejtė por  humb fjalėn e bukur, po fjalen shum, tė bukur qė pėrdor nė shkrimet e veta, tani e lė pas dore dhe tretet pa nevojė nė bastardhimin e anatomisė sė tradhtarit. Nuk ka nevojė tė shahet tradhtari, ai ėshtė sharja vet dhe i dėnuari i tė gjitha periudhave qė nga krijimi i njeriut e mė sot. Atė e kanė mallkuar zotėrit e krijuar dhe Zoti i vėrtėtė qė na ka krijuar... Tradhtarėve u bashkangjiten edhe gjyqe e gjyqtarė tė padenjė e hilexhi, dėgjues tė pasjellshėm « kur recitojnė poetėt »… Pikėrisht kėtu ndalem dhe shkėpus strofėn e parė sa pėr tė parashtruar humnerėn qė ndanė poezitė e mllefit ndaj fytyrave me vetķ tė uryera :

KUR RECITOJNĖ POETĖT

Kur recitojnė poetėt
dikush mes dėgjuesve qet pėr goje atė
qė nė kushte normale duhet tė dalė
nėpėr zorrėn dymbėdhjetė gishtore

Dhe shihni nė vijim vargjet kur ai nuk shanė e nuk metamorfozon anatominė ; kur me njė fjalė e vorosė negativen (nė kėtė rast tradhtarin). I mjafton njė deformim elegant i sllavizmės pobratim pėr tė flakur pėrdhé e nėn dhé tradhtarin me tė gjitha ligėshtitė qė bartė ai nė tru e nė zemėr.

LEGJENDA E PROBATINIT

…
Obobo
flluska e gulēime
me denoncuan
            apo ai probatini
i pasqyruar kokėposhtė

            (f.110)

si dhe nė « PRANGAT » ku pėrfundon vjershėn me vargje tė paharueshme :

« N’dasht se m’ka vra buka
Qė kam shtruar pėr Njeriun e pabesė
                        Oh sa i pabesė

            (f. 109)

 

Vjershat pėr sė gjalli...

Dibrani duhet patjetėr t’i largohet edhe vjershėrimit ku shprehė respekt ose adhurim pėr njėrėz tė gjallė, qofshin ata edhe fytyra shum tė ndritshme kombėtare, nuk duhet tė vihen nė artin poetik, nuk ka as nevojė tė ju thurren ode… Kuptohet pėrjashtim bėjnė poezitė qė ju kushtohen prindėrve e mėsuesit apo njėrit nga mėsuesit  si dhe personit qė dashurojmė duke patur kujdes tė mos ia pėrmendim tė dhėnat nga letėrnjoftimi. Dijmė se Dibrani ka shprehje tė mrekullueshme nė prozė, pse mos tė shkruan pėr njerėz tė respektuar ose sė paku pėr ata qė kanė respektin e tij. Le tė bėjė analiza e shqyrtime tė veprave tė tyre, gjė tė cilėn e bėnė me njė elegancė tė lartė gjuhėsore pėr shumė letrarė shqiptarė e tė huaj…  E them kėtė pasiqė vėrrehet se nuk arrin as nga larg tė krijoj vargje qė ngelin nė kujtesė kur shkruan pėr mikun poetė ose miq tė gjallė. Nėse shofim vjershėn (vjershat) pėrballė ku ai, them lirisht, qanė me krenari bashkė me NONĖN « Pran shtatores sė Salih Ēekajt » (nė kalimth, sa bukur tingėllon fjala shtatore):

NONA KA TĖ DREJT ME QA DJALIN E VET

Vetėm natėn djali kthehej me i pa
Hijen gjithmonė ajo e ka dallue
Kur thirrte Nonen derėn me ia hap
Pa e ndezur llambėn e ka pėrqafue
…

Eh Zoti
Asaj ia gurėzoi lutjen atė natė

Derdhur nė piedestalin tej pishave
Djali – djali… nė sheshin e Deēanit
Kanė marrė vesh se paska ardhė

            (f. 96-97)

dhe kėshtu krijon akoma njė kėngė pėr antologji. Sa bukur kėtu e flet gjuhėn e nėnės, sa bukur kėndon pėr hero…

 

Arti i figurave stilistike

Figurat stilistike qė pėrdor Dibrani, janė pjesė pėrbėrėse tejet e qėlluar nė kėtė libėr. Do tė filloja nga poezitė « LIRIA KA HUMBUR KUPTIMIN E SAJ » (F. 61), « ĖNDĖRRAT… », (f. 152), dhe « FOL ZĖRI IM » (f.153)  nė tė cilat, nė mėnyrėn e poetėve mė tė njohur si Corneille (Horace, akti i IVtė sqena e Vtė), Louis Aragon ( Strofa pėr kujtim) e tė tjerė, pėrdor anaforėn pėr tė pėrforcuar dhe pėr t’i dhėnė melodi e energji shprehjes e qėllimit tė dėshiruar. Kėshtu kemi vargjet :

Ku je zėri im qė kurrė nuk tė pashė
ku je mallkimi i shekujve
ku je ndėrgjegje e sfilitur nė kėtė botė tė trishtė
….

(f.153)

Dijmė qė nga poezitė mė tė hershme se simboli ėshtė figurė stilistike e preferuar e Dibranit. Nė kėtė libėr, nė njė turmė simbolesh veēohen me domethėnien e tyre cilėsore sa qė kam dėshirė disa prej tyre ti pagėzoj mbiemra cilėsorė unikė (Besoj se nuk jam i ndėrlikuar dhe mė ndiqni mendimin e shkruar…) Nė faqen 95, poeti fillon poezinė « PĖR FJALĖN E LIRĖ »  me vargun : « Vrasėsit kanė tharrė lule nė njė vjeshtė tė vonė » ; kurse nė faqen 92 (NĖ OTRANTO RREZJA E HĖNĖS NUK E KA KAPUR IMAZHIN E LUTJES », hasim « bregun e qetėsisė » :

"Shpresat ndizen si motorėt e skafeve pėr tė arritur bregun e qetėsisė

…"

dhe nuk po ia marr mundėsinė lexuesit tė pėrfytyroj kėtė breg tė « mbushur pėrplot premtime ».

Bukuri tjetėr me vlerė paraqesin edhe poezitė satirike ose sė paku ata qė pėrbėjnė vargje thumbuese. Edhe nė gjendje tė vėshtirė, kur gjyqtari ia « dėnoi zemrėn », ai mban nė dorė pa u dridhur therrėn e satirės poetike. Bie fjala nė vjershėn « DIALOG PĖR FAJĖSINĖ », ku i rradhiten pyetje tė rendit nga ana e njėfar gjytari dhe gjyqi tė cilin poeti me tė drejt e pėrbuz dhe andaj as qė dijmė e as qė duam tė dijmė pėr ta por vetvetiu krijojmė njė ndjenjė apatie nė mos urejtjeje pėr gjyqėsinė e tillė dhe mishėrohemi me poetin nėpėrmjet satirės sė shkathtė e plagosėse pėr  gjyq e gjykatės nė tė, nė gjendje qė ju mundėsonte maltretimin e pakufishėm me pyetje tė duhura e tė paduhura.

« …

Prandaj :
Duhesh tė pėrgjigjesh
Pėr njė natė seksi
Pėr ti dhėnė dėshmi kėtij gjyqi
Nėse akti i mbarsjes ėshtė bėrė lakuriq. »

            (f.107)

Kaptinė pėr pėrfundim

Shihet vetvetiu se pjesa kryesore e kėtij shkrimi ( me dy pėrjashtime tė vogle tė cekura mė lart), ka pėr bazė librin « ĖNDĖRR E NJEJTĖ TOKĖ TJETĖR » por dua posaēėrisht tė theksoj se kjo qė do tė them nė kėtė paragraf vlen vetėm pėr kėtė libėr se nuk mund t’i jap vehtes lirinė tė vlerėsoj krejt opusin pasiqė nuk e kam tė njohur sa duhet ; thjeshtė nuk kam patur mundėsi tė lexoj mbarė veprat e poetit. Kam pėrshtypjen se libri ėshtė pak tepėr i ngarkuar me idhuj tė ndryshėm mitologjik dhe fetar. Kjo vetėmse rėndon lėndėn qė pėrndryshe Dibrani e shtjellon nė pėrgjithėsi shum bukur. Shum mė e lartė ėshtė poezia kur nuk zhytet nė gjėra pėrcjellėse tė pavlera pėr kontekstin poetik tė librit. Heronjt tanė nuk kanė nevojė pėr apothezoza zotrash do tė thoshte Migjeni ; qofshin ata kryetarė apo luftarė nė fronte. Ata kanė nevojė pėr krejtė shqiptarėt, ata kanė nevojė pėr lirinė tonė, pėr lirinė qė dhanė jetėn dhe ata mbijetuan e vdiqėn nė liri. Poashtu edhe lexuesit e poetit Dibrani nuk kanė nevojė pėr mitologji se atė e gjejnė jashtė artit tė bukur poetik. Hyjnitė i kanė gjetiu, idhujt gjithashtu…

Pėr librin nė pėrgjithėsi, nuk ka dyshim se ia vlen tė lexohet se nė tė ka njė gjallėri poetike tė rrallė dhe njė magnetizėm qė mban lexuesin tė zgjuar dhe tė etur pėr lexim. Dua tė theksoj se poeti Dibrani do tė bėnte njė punė shum tė vleshme dhe njėherit nderė lexuesve tė vet nėse do tė botonte nė tė ardhmen sa mė tė afėrt njė libėr me pėrmbledhje poezishė tė zgjedhura nga opusi i vet. Kėtė e them nga fakti se (sidomos nė mėrgim) ėshtė bė shum e vėshtirė pajisja me letėrsi shqiptare e letrarė tė shkėlqyerė  ngelin pak tė njohur nė botėn e lexuesve tė etshėm pėr fjalėn e bukur.

Natyrisht, Dibrani do tė kujdeset qė tė zgjedh ato qė i pėlqen atij, ato qė kritika  ka cilėsuar si poezi mė tė mira dhe kuptohet vetvetiu, ato qė lexuesit e kanė thithur mė me ėndje nė shpirtin e begatshėm dhe tė dashuruar nė artin poetik. Do ta titulloja kėtė libėr ndoshta si : « Poezi tė zgjedhura bashkė me ju ».

                                                                                                                                                plaku

*(pobratim, (Dibrani e deformon qėllimisht nė  probatin) fjalė e huazaur nė gjuhėn shqipe nga malaziasit nė fund tė qindvjeēarit XVIII, kohė kur ishin nė modė vėllazėrimet e disa familjeve shqiptare me sllavė pa patur qėllime tradhtije. Vetėm nė fillim tė shek tė XX e kėndej, fillon pobratimllėku i njė pjese tė ligshtė tė shqiptarėve me hyqymdarėt sllavė).

(Lexo gjithashtu nga Z. Naim Kelmendi: Metafora e dhembjes sė njė poezie)

 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:39 +0200 .