rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve


REFORMAT NĖ LDK (10)  

ME MBETJET MORTORE TĖ FUNDRRINAVE TĖ LKJ-SĖ NUK DUHEJ TĖ REXHINEROHEJ LDK-JA

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Shefqet DIBRANI:

REFORMAT NĖ LDK

Nė vend qė kryesia e LDK-sė tė merrej seriozisht me gjendjen e krijuar nė parti, tė studiojnė dhe analizojnė shkaktarėt qė e sollėn partinė nė kėtė gjendje, ata mė shumė po merren me improvizime pėr tė krijuar imazhin e rrejshėm se punėt janė mirė nė LDK., kurse nė anėn tjetėr po pretendojnė elektoratit tė saj t’i qesin hi syve.

  Kryesia qendrore e LDK-sė mė shumė ėshtė angazhuar tė rikthej nė “shtėpinė e vjetėr” LDK-istėt qė braktisėn partinė dhe u pozicionuan nė grupimin politik qė udhėhiqej nga Nexhat Daci, se sa tė  avancojnė e tė pėrparojnė kuadro tė reja qė nuk janė tė pakta as nė kėtė parti. Loja politike qė bėhej dhe po vazhdon me kthimtarėt “nė shtėpinė e vjetėr” ka rrėzbitur deri nė kėtė gjendje autoritetin dhe imazhin pozitiv qė pretendohej se LDK e ka.

  Ndėr veprimet mė eklatante, mė tė papeshuarat dhe mė tė papranueshmet tė kėsaj kryesie mund tė konsiderohet pranimi nėn sqetullat e LDK-sė tė mbetjeve dhe fundėrrinave tė fundit tė Lidhjes Komuniste tė Jugosllavisė tė cilat ishin tė pozicionuara fillimisht nė Organizatėn Joqeveritare qė mė pas u bė edhe parti politike me emrin “ORA”, qė shėnonte njė rast unikat ku njė “Orė - Sahat” punonte si parti politike?!. Me kėtė mbetje tė cilės qytetari kosovar ia tregoi pozitėn inferiore nė zgjedhjet e fundit parlamentare duke ia caktuar pozitėn tejet nėnēmuese nė shoqėrinė politike tė Kosovė. Ndaj kėsaj mbetje mortore, kryesia e LDK-sė u tregua tepėr humane duke e futur pa e filtruar fundėrrinėn nė radhėt e saj. Pėr t’u treguar zemėrgjerė kryetari i partisė do ta merr nė presidencė zonjėn Teuta Saraqija pėr t’i treguar jo vetėm LDK-sė, po tėrė Kosovės se mbetjet mortore tė fundėrrinave tė “LKJ-sė tani mė do t’i gjenim nė arkivolin e quajtur LDK”, ustallarė tė tė cilit janė  tė instaluar nė kryesinė e LDK-sė”.

  Nėse i bėhet njė analizė e sinqertė kėtij zhvillimi, do tė besojm se subjekti “ORA” nuk ka mundur tė qėndroj mė tutje nė kėmbė, pasi “Arkivolin e zbrazur” qė moti e pat varrosur Veton Surroi - arkitekti mė dėshtak i UJDI-t, qė ishte i fundit nga tė gjithė komunistėt e Jugosllavisė qė pėrpiqej tė shpėtonte anijen e quajtur “Jugosllavi” e cila po fundosej nė ujėrat e turbullta tė proceseve demokratike qė kishin pėrfshirė Kosovėn dhe regjionin nė pėrgjithėsi.  Thjesht kryesia e LDK-sė nuk kanė pasur tė drejt tė veprojnė kėshtu sepse nuk ėshtė dashur ta pranoj ORĖN si pako, por ėshtė dashur tė paktėn tė bėjnė njė seleksionim formal. Pėrkundrazi Fatmir Sejdiu nė cilėsinė e kryetarit tė partisė nė kabinetin presidencial do ta rehabiliton edhe nė pushtetin e Kosovės z. Haraqija.

  Nėse thuhej dhe dyshohej nė vitet e nėntėdhjeta  se “Kalaja e LDK-sė” do tė pushtohet nga brenda, prej tė burgosurve politikė, qė deri nė fillimin e luftės ishin tė pozicionuar edhe nė kėtė parti, tani pushtimin e “Kalasė pėrbrenda” do ta bėjnė zevzeket  dhe zvarranikėt e LKJ, dhe kjo do tė ndodhė pėrmes “ORĖS” qė tashmė u bė si tė ishte “SAHATI” i LDK-sė, duke u nėnshtruar pa kushte vetėm e vetėm qė tė sigurojnė njė kulm mbi kokė. Por simptome edhe mė tragjike pėr LDK-nė ėshtė involvimi i tė gjithė konformistėve politik tė kompanisė Bujar Bukoshi,&Isa Mustafa u. Co., tė cilėt do ta bėjnė luftėn e shtrigave pėr ta bėrė pikė e pesė tė gjithė kuadrin e kėsaj partie qė pėr vite tė tėra kanė kultivuar njėfarė “rugovizmi”, si koncept mė i pranueshėm, koncept dhe ideologji tė cilėn  B. Bukoshi dhe I. Mustafa, bashkė me Eqrem Kryeziun dhe Fatmir Sejdiun si duket e paskan urryer gjerė nė palcė. Tani mė s’ka dyshim se tė gjithė aktivistėt e LDK do tė paguajnė tagrin me ndėshkim, kurse njė ndėr viktimat e para tė kėsaj lufte tė shtrigave do tė pėsoj ish Ministri i Ekonomisė dhe Financave z. Ali Sadrija tė cilin Bukoshi e Mustafa do ta zhbėjnė nga jeta publike dhe do ta shporrin nga Partia me bekimin edhe tė kryetarit tė partisė z. Fatmir Sejdiu, nga tė gjitha postet udhėheqėse nė institucionet shtetėrore tė Kosovės.

  Reformat nė LDK, mbase janė tė domosdoshme, por siē thotė populli ynė “Dita e mirė shihet nė mėngjes”, lėvizjet e para reformatore brenda partisė dhe lufta e shtrigave qė ka nisur Bukoshi e Mustafa pėr tė ndėshkuar pikėrisht ish kuadrat e LDK-sė do tė jetė sfida e vjeshtės sė sivjetme, atėherė kur partia do tė nis zgjedhjet e brendshme partiake tė cilat duhet tė mbyllen para mbylljes sė kalendarit stinor tė kėsaj partie. 

 

Zvicėr,  22 qershor 2010.

*Botuar nė gazetėn „Epoka e Re“, Prishtinė.

E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch 

 

 


Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:42 +0200 .