Portreti
i radhės ėshtė njė student shqiptar i cili nė saje tė punės dhe pėrkushtimit
ka arritur rezultate pėr tu lakmuar. Ky bashkėkombės i vyer ėshtė
Ilir Adili i lindur mė 18 prill 1971 nė Tėrnoc tė Madh komuna e
Bujanocit.
Ilir Adili shkollėn fillore e mbaroi nė
vendlindje kurse gjimnazin matematiko-shkencor nė Bujanoc. Mė 1989
regjistrohet nė vitin e parė tė studimeve nė Fakultetin e Xehtaro
Metalurgjik nė Mitrovicė, Dega e Teknologjisė, kurse studimet i
kreu nė afatin e rregullt me notėn mesatare mbi 8, nga ajo mė e larta
10. Studimet pasuniversitare do ti nis nė vitin 1996 nė Fakultetin
e Makinerisė pranė Universitetit tė Kosovės nė Prishtinė, nė Degėn
e Termoenergjetikės. Edhe nė kėto studime Iliri do tė tregoj
rezultat tė shkėlqyeshėm, ku nga 12 provime sa ishin gjithsejtė ai i
ka kryer 11 sish me notėn mesatare 9.36.
Ende pa e kryer edhe provimin e vetėm,
e mė pas pėr ta mbrojtur tezen e magjistraturės Ilir Adili nė vitin
1998 do tė emigroj nė Zvicėr dhe do tė vendoset nė kantonin St.
Gallen pėr tė nisur jetėn e tij tė re prej njė emigranti. I vetėdijshėm
se pėr tė vazhduar karrierėn e tij nė fushėn e studimeve, sė pari
duhej tė mėsonte gjuhėn, prandaj dy vitet e para ai i kalon nė mėsimin
dhe pėrvetėsimin e gjermanishtes, shkollim tė cilin e bėnte krahas
punės pėr ta mbajtur familjen e tij.
Paralel me shkollimin gjuhėsor Iliri
ka kryer edhe njė varg kursesh tė natyrės profesionale nga lėmi i
makinerisė. Pasi e pėrvetėson gjuhėn dhe stabilizohet edhe me punėn
nė profesionin e tij ai nė vitin 2001 fillon studimet nė
Universitetin e St. Gallenit nė degėn Mekatronik, studime kėto
qė i ka bėrė krahas punės sė pėrditshme nė profesionin e
konstruktorit tė makinerisė, nė njė Firmė tė njohur nė kėtė
qytet.
Nė vitin 2005 i ka pėrfunduar
studimet me notė tė lartė 5 nga maksimale 6. Nė vitin 2006 do tė
filloj punėn si inxhinier pėr konstruktimin e sistemeve optike, kurse
nė vitin 2007 i nis studimet posdiplomike (master) nė fushėn:
TEKNIKA E SISTEMEVE OPTIKE, pranė Universitetit tė Ravensburgut
nė Gjermani.
Nė prill tė vitit 2010, Ilir Adili e
mbron tezen e magjistraturės (master) nė fushėn: ZBATIMI I DIODAVE
LASERIKE NĖ PĖRCAKTIMIN E DISTANCAVE, me rezultat tė shkėlqyeshėm
1.3 nga maksimumi 1.0, sipas sistemit nė shkollat gjermane.
Ilir Adili tashmė punon si ekspert i
sistemeve optike nė njė kompani tė njohur nė kėtė fushė si
inxhinier i respektuar, jo vetėm pėr gradėn e tij shkencore Master
nė lėmin e optikės, por si njė ekspert i zellshėm. Mua thot ai
gjithnjė mė kaė fascinuar pamjet nga gjithėsia, sidomos
teknologjia e cila e bėn tė mundur tė fotografohen kėto pamje. Ishte
pikėrisht zhvillimi i Optikės e cila e bėri tė mundshme hapjen
e horizonteve tė pafundme tė gjithėsisė, ndoshta ishin kėto
arsyet themelore pse vendosa qė dijet e mija ti zgjeroj pikėrisht nė
fushėn e optikės, shprehet i ndrujtur dhe me njė modesti tė rrallė.
Mė duket se ky shkrim do tė mbetej i
mangėt po sikur tė mos merreshim sadopak me jetėn e tij private, pėr
tė parė se edhe Ilir Adili, ka familje, ka obligime tė cilat nuk e
kanė penguar pėr ti avancuar dijet e tij nė fushat e shkencave
optike, lėmi kjo me njė perspektiv si dhe profesion mjaftė deficitar.
Iliri ėshtė i martuar dhe jeton bashkė
me bashkėshorten e tij Eminen e cila ėshtė me origjinė po ashtu nga
Bujanoci. Ajo qė nė moshėn 14 vjeēare nė saje tė prindėrve ka
ardhur nė Zvicėr, kurse Iliri njė pjesė tė rezultateve tė tij ia
atribuon pikėrisht bashkėshortes e cila e ka pėrkrahur, e ka motivuar
pėr ti kryer studimet, (ndoshta ajo e kishte pėrvojėn e vet), pasi
edhe ajo ka ardhur e rritur nė Zvicėr, por do tė arrijė tė
shkollohet dhe integrohet nė shoqėrinė zvicerane, madje si asnjė
vajzė tjetėr shqiptare pėr kohėn e saj nė tėrė kėtė regjion.
Viteve tė fundit mbante postin e kontabilistes nė njėsitin e
saj ku punonte tash punon me orar tė shkurtuar pasi mė shumė merret
me tre fėmijėt: Albinin (10), Arditin (5) dhe Arlindin (3), tė cilėt
janė nė klasat e sistemit parashkollor dhe nė ciklin e ulėt tė
fillores.
Nė
interesimin tonė pėr tė ditur pėr synimet e tija nė fushėn e
studimeve tė mėtutjeshme, tė ambicieve profesionale, si me shaka ai
do tė shtojė: Po kam ambicie, natyrisht kam shumė dėshirė tė
vazhdoj, por jo domosdoshmėrish menjėherė pasi kam edhe obligime ndaj
familjes tė cilės i kam munguar shumė, jo aq shumė nė aspektin
fizik pasi kam qenė vazhdimisht nė shtėpi, por ndryshe, ndryshe,
ngase studimet mė bėnin tė jem nė shtėpi por tė mos merrem fare me
fėmijėt, me familjen. Dhe kur dihet se ne jemi nė njė vend tė huaj
kėto nevoja kanė qenė tė mėdha, por unė i falėnderohem
vazhdimisht bashkėshortes sime e cila ka qenė nė gjendje ti pėrballoj
tė gjitha dhe ti kryen punėt vetėm e vetėm qė unė tė vazhdoja,
e kjo ėshtė shumė, dhe pikėrisht ishte pėr mua njė motiv shtesė pėr
ti mbaruar studimet me sukses.
Gjithsesi, pėr ca kohė do ti pėrkushtohem
familjes dhe fėmijėve tė cilėt po rriten. Kėto prioritete domosdo
do ti pėrmbush, dhe mė pas tė shohim, pse jo edhe pėr ndonjė
shkollim tė mėtutjeshėm. Nė anėn tjetėr Zvicra dhe pėrgjithėsisht
perėndimi janė njė sistem vlerash qė nuk tė lėnė tė qetė, kurse
shkollimi dhe perfeksionimi kėtu vazhdon tėrė jetėn. Pastaj vendi i
punės tė detyron pėr hulumtime e avancime tė reja. Por tė presim
edhe pak, tani kemi nė prag verėn, pra njė herė pushimet verore se
ndoshta freskia e vjeshtės mund tė ndikoj nė planet e mia, sidoqoftė
synime kam shprehet mjaftė i qartė Iliri, dhe shton: Ne duhet tė mėsojmė
nga pėrvoja e perėndimit, veēmas nga pėrvoja zvicerane ku kuadrot e
afta privilegjohen, nė punė dhe nė shoqėri, e veēmas nė
administratėn e shtetit. Gjithsesi neve shqiptarėve na pėrshtatet
modeli zviceran i cili ėshtė mjaftė i pėrsosur, kurse ky vend ka
ardhur deri kėtu, ėshtė zhvilluar kaq shumė vetėm nė saje tė
respektimit tė njerėzve tė aftė, e kjo shtresė qytetare me dijen e
tyre dhe me respektin ndaj vendit tė punės kanė njė pėrkushtim tė
ēuditshėm ndaj shtetit tė tyre.
Dua ta pėrmbyll opinionin tim me
njė mesazh pėr jetėn e individit qė ka shumė rėndėsi pėr tė
ardhmen e tij, sepse sado vėshtirėsitė tė jenė tė mėdha, me pėrpjekje
tė vazhdueshme, edhe e pamundshmja do tė bėhet realitet!...
St. Gallen, 15 qershor 2010.
Shefqet Dibrani
|