|
Sevdije
Rexhepi (22 shkurt 1972), ėshtė lindur dhe rritur nė Gjilan tė
Kosovės. Shkollimin fillor dhe atė tė mesėm i mbaroi nė qytetin e
lindjes, kurse studimet pėr Gjuhė dhe Letėrsi Frėnge i kreu nė
Fakultetin Filologjik nė Universitetin e Prishtinės nė vitin 1996. Pėr
dy vite (1996 1998), ka punuar si mėsimdhėnėse e gjuhės frėnge nė
Shkollėn e Mesme Zenel Hajdini nė Gjilan. Nga gushti i vitit 1999
deri mė 2006 ka punuar nė Brown & Root Services (si pėrkthyese dhe kėshilltare
pėr pune administrative dhe personel), nė kampin amerikan Monteith nė
qytetin e saj tė lindjes. Kurse nga nėntori i vitit 2006 vazhdon tė njėjtin
mision, por tashmė nė Irak me kompaninė amerikane (KBR).
Sevdije
Rexhepi, pėrveē poezisė, shkruan edhe prozė dhe merret edhe me
gazetari kryesisht shkruan
reportazhe dhe udhėpėrshkrime.
Ka bashkėpunuar me shumicėn e shtypit shqiptar qė botohet nė
Kosovė dhe mėrgim.
Kjo
poete, pėrveē gjuhės shqipe zotėron mirė edhe anglishten e frėngjishten,
kurse poezi shkruan nė gjuhėn amtare dhe nė anglisht.
Si
natyrė; Sevdije Rexhepi ėshtė njė poete sensitive, e ndjeshme ndaj
dukurive jetėsore, mbron me dashuri jetėn e tė tjerėve, adhuron lirinė
njerėzore dhe pėrherė poezinė e saj e pėrcjell njė mesazh kuptimplotė
pėrplot melankoli e vlera letrare.
Ėshtė
prezantuar nė kėto antologji:
-
Mozaik
tė njė portreti, Tirane, 2004.
-
Gjuha
e dashurisė poetike, , Tirane, 2006.
-
Nėnės,
, Tirane 2007.
Veprat
letrare:
1.
Simfoni e heshtur, poezi, Gjilan, 2003.
2.
Orėt e mungesės, poezi, Gjilan, 2004.
3.
The Sounds of Waterfalls (Tinguj ujėvarash), poezi, Gjilan,
2004.
Sevdije
Rexhepi, jeton nė Gjilan, kurse momentalisht punon nė
Kopshtin e Edenit, nė Irakun Qendror.
E-Mail:
sevdije_r@yahoo.com
|