rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

 

SADIK KRASNIQI

 

..                     Cikėl me poezi nga libri „OFSHAMĖ NĖ URNĖ“

 

Sadik Krasniqi - jetėshkrim i shkurtėr »»»
Poezia si ofshamė jetėsore »»»

KLLAPI E BLERTĖ

Te ky i shenjti krua
Me etjen e plasur
ujin  e  treqind pranverave pijė
Plagėt mė gjelbėrohen

Vorbullės flluskat ia heq
Ia gjej damarėt e lagur
Hijes plot vesė tė shelgut blu  

Rrjedhėn e tjerr me sy
Nė rrjetėn ujore
Bėhem merimangė e njelmėt

Me pikla nė buzė
Mė zėnė ethet e Zanės
Treqind vjet e pres njė vetėtimė
Tė ma heq nga bebėza kllapinė e blertė

 

U(R)NĖ  PRANĖ  LUMIT

Jam u(r)nė  gjetur pranė lumit
plot dhembje me erė ashti
Ofshamė qė dridh
njė gjeth tė blertė mbi valė  

Nė zgavrat e syve
qiell i pafund
me njė pikė tė zezė me flatra
e dalė nga bebėzat e pėrmallta  

Edhe pas dymijė vjete
hirit m“i bėn hije
krahu i dallėndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere

 

OFSHAMA BĖHET FLUTUR

(Rekuiem pėr shkrimet e djegura, ku kishte
diē nga buzėt, sytė dhe shpirti yt)


Pėr atė shpirt tė djegur
Ofshama bėhet flutur
Fluturon nė pranverėn gri
Lėshon dhimbje nė lulet e hirit

Pėr ata sy tė shterė
Loti bėhet yll
Dhe bie si dritė
Mbi varret syēelė

Pėr ato buzė tė hirta
Puthja bėhet mjellmė
Fėrfėllima e krahėve tė bardhė
dridh hėnėzėn e liqenit valėmall

 

TRI MINIATURA PĖR KOSOVĖN

(Emri)

Nėse pėrsėri mė pagėzojnė
Kush do ta mbajė nė mend
Emrin tim tė vjetėr
A do tė shkruhet e vėrteta nė gurė tė ftohtė

(Shtėpia)

Nėse m’i lėkundin muret
A thua sėrish do ta gjej
Nė vatėr
Gjarprin e shtėpisė
 

(Gjuha)  

Nėse ma shterin detin
Me ēka t’ua turbulloj fėmijėve
Lumin nė pėrrallėn
Mbi ujkun dhe qengjin

                                  

LOTI I JETĖS*

(Kroit tė Ēamurlisė)

Pikon lotin e gurit
mbi syrin e verbėr
bebėzės ia jep blerimin
dhe zė fill drita nė liqe

Pikon shpirtin e ashtit
Shqiponja merr fluturimin
kalon ylberin
dhe hedh plisa mbi djepa

Pikon shkėlqimin mbi vetull
me puthje vajza zė diellin
hijet masin gjatėsinė e jetės
me dridhjen e hėnės sė trembur

Pikon dhimbjen nė gjak
fushat mbushen lulėkuqe
yjet zbresin mbi grunajat e Kosovės
ofshama gjallėron frymėmarrjen.

*Fituese e ēmimit te parė nė konkursin letrar tė ''UPSH'' nė Gjenevė

 

S’DO T’IA FAL VETES*

(Gjyshėrve tanė)

S“do t“ia fali vetės
Qe s“e plaka njė hije lisi me ju
Deri tė gėrvishtej hėna nė rrem
E t į mėsoja dhembjet natės

S“do t“ia fali vetės
Qė s“e ftohėm gurin
E t“ia mpija gjarprit
Dhėmbin me helm

S“do t“ia fali vetės
Qė s“e mėsova
Orėn e diellit mbi rėrė
Qė tė dija tė ligat e motit

S“do t“ia fali vetės
Qė s“ua nxora fjalėt e ashtit
E tė dija pėr shpirtin e gjakut
Nė atė flakė qė mė digjte tė gjallė.

*Fituese e ēmimit te dytė nė konkursin letrar tė ''UPSH'' ne Gjenevė

 

TĖ KEQES

Tė keqes
Verboja sytė
Para se t“i dalin dhembėt  

Madje pa drojė
Fshehe pragun  nė dritė

SHI DHE TROK KALI

Nė kėtė natė me shi dhe trok kali
Shaloj hingėllimėn e trembur
Mbėrrij tek babai dhe  varri i ēelė
Zė ēastin e ndarjes
E puthė tė gjallė
Me urnėn e pikėllimit
Ia marr lotin e mallit
Nė dhimbje mė bie drita e kometės
E nė qiell shndrit nuri i tij

 

 

KRONIKĖ PĖR QYTETIN TIM

(Lumit)

Ia ndotėn bukurinė nė kaltėrsi
ē“u bė damar i sėmurė i qytetit
E varrosėn solemnisht me duartrokitje
Qytetarėt e moēėm
ku do t“i lajnė fytyrat e djersitura
nga kujtimet pėr kohėn
vashat ku do t“i  njomin bebėzat pėr dashuri
Me qerpikė tė pluhurosur djemtė
Si do t“i gjejnė vashat
nė takime tė humbura
Tė vegjlit do t“i harrojnė format e peshqve
(nė ėndrra tė luajnė me ta do tė pėrpiqen)
Nekrologjinė e lumit tė vdekur
e gozhduam nė zemėr tė blirėve
Ata nga dhembja lotuan gjethe
Pranvera se ē“na u tha trotuareve

 (Moti)

Tri herė stinėt nė ditė ndjekim njėra-tjetrėn
mysafirėt kurrė s“arritėn t “i veshin rrobat e motit
erdhėn me ėndrra tė vonuara si mollėt e pjekura
u kthyen me sėmundjen e eshtrave

 (Varri)

Varre prapa »Kodrės sė Diellit »
Varre prapa « Kodrės sė Dragodanit »
Qytetarėt nė mėdyshje
se ku t“i amshojnė  eshtrat
shtyjnė vdekjen pėr nesėr
pėrditė  vdekjen shtyjnė  

 (Spitali)

portėn sėmundjeve ia mbyllėn nė fund tė qytetit
Jetėn aty e arnojnė fėmijėt
nė atė anė ku perėndon dielli                                                

Prishtinė `87

 

KRROKAMĖ E KRISUR  

Krra krra krra
N“bredhin e trishtuar pranė dritares
Krrakos sorrė e krisur

Krra krra krra
Krrokamė e harlisur
Grith terrin  si ferrin

Krra krra krra
Sorrė si katrani
Gėrvisht ėndrrėn deri nė pėrgjakje  

Krra krra krra
Krrokamė e harbuar
Prapa kreje  trurin ma krryen  

Krra krra krra
Tmerr
Ferr
N“terr
Nė tru mė ther

 

URDHRI

(Mikut M. Ēuni)

Nė qelinė nr. 3
Mos e lejoni  gjumin
se djaloshi  i pabindshėm
sheh nė ėndėrr lirinė
puthė vashėn qė e pret
dhe ēmallet me nėnėn…

SHQIPET MORĖN DHENĖ

(Shtėpisė sė alfabetit nė Manastir)

Kot e prishni folenė
Shqipet kanė atdhenė

Kot e kallni folenė
Shqipet morėn dhenė

 

GJARPRI I SHTĖPISĖ

Natėn
fėmijės nė djep lulak i bėhet
po e shkele ditėn
zemrėn ia gėrryen  

Natėn e gėzimit
nuses  gjerdan i bėhet
po e shkele ditėn
ia helmon bukurinė
bleruar nė bebėza  

Ditėn e mbaj nė zemėr
tmerrėsisht tė bekuar
nė etje pėr takim
natėn mė mban nė rreth
duke ia ruajtur fshehtėsinė vatrės

 

prill ` 87

                       

GURI I KULLĖS

(Din Mehmetit)

Kur m’i kėndon Kosovės
mė bėhesh
gur i kullės sė djegur nė gjak
yll nė kap(t)yll tė djepit nė galdim
frėngji malli nė shikim kah deti
pushkė nė krismė
“Zog i Dielli”
nė tel tė lahutės
me kėngė drite nė zemėr

                                 

GURI I TROLLIT

Me kėtė gur
ngrijmė kulla
harkojmė ura
gjejmė gurra
pagėzojmė burra  

Medet kur luan vendi
ky gur trolli

Kallen kullat
prishen urat
shteren gurrat
tmerrohen burrat  

Medet ky gur trolli
shpesh rrasė vorri

 

VARR I HUMBUR

     (Micit)

Nėse s“e gjeni brigjeve
E kėrkoni shtigjeve  

Pa ia gjetur plisin
Mos ia rrėzoni lisin...

 

tetor ` 88

 

 SHQIPĖRIA  “97

Qava kur s“tė pashė
Qava kur tė pashė
Qava  si tė lashė

Paqja e qiellit
Raft mbi ty
Shqipėri

Nidda “97             

 

XIXĖLLONJAT

Flutura qė s“ vdesin kurrė
Vetėm pranverat ndėrrojnė
Prej lumit dalin ujore nė brigje
Mbi grunaja qiellin zbresin

Ato bėhen yje larg hėne
Nė xham nė pikėnatė duke i soditur bebėzat i pėrmallin
Duke lypur udhėn qumėshtore pėr atdhe
Nė ballin e bardhė tė fėmijėve dritė engjėllore bėhen

 

SYTĖ E ASAJ VASHE

          (N-sė)

Vetulla hark i zi
Nga vetulla nė sy
largėsia yllėsi
Qerpikėt 
plepa blu nė qiellin gri
hijesojnė njomėsinė nė urtėsi
ē “bukuri
n“ sy
ndry
n“frėngji
Oh mos tė rėntė kurrė lot i zi
nė ata sy
Kurrė mos t“u djegtė
ajo bukuri

gusht `87

PRISHTINA NĖ KORRIK

             (Pa Ty)

Diell diell diell
Prush tokė e qiell
Sheshi shkretėtirė pa erė
Blirėt kordon helmetverdhė
Trotuaret (kah vjen ti) plot mall
Lulet nė bebėza zjarr
Pritja e pluhurosur me tmerr
Prishtina pa ty vetėm ferr ferr ferr…

 

Prishtinė,korrik “91

ULQINAKJA

Nė atė kaltėrsi
Fustani yt i flakur
Bėhet pulėbardhė
Mbi valė  

E ti kripė e krisur
Nė puthje

                                        Ulqin ` 07

 

PRITJA E LAGUR

Nė kėtė pritje tė lagur
nėse s“ma heq brengėn
bile ofshamėn ma ndiej
Pėr shenjė dhembjeje nė fytyrėn tende
vuajtjen do ta vari nė cep tė yllit
gjersa bebėzat tė pikojnė  mall
           

           

VAJZĖ

Vaj vaj vaj
E vaj me zė
Vajzė
 

 

DASHURIA E HIJEVE TONA

1

Ndėrsa tė ndrojtur ndėrronim lulet
hijet tona etshėm putheshim
Nė rėrėn prush me thembra tė djegura
kėmbė pas kėmbėve masim dashurinė e tyre
Ec ec e ec
pėr ta zėrė diellin para kodre
pėr ta harruar diellin para nesh  

2

Nė natėn e kthjellėt si loti pa faj
ne tė mbėshtetur nė heshtje
e hijet tona nyjėzoheshin nė pėrqafim
Nė roje tė dashurisė
ē“na zbehi hėna  si hije baladash
kujdes mos tė shkelė kėmbė e keqe
se na i pėrhėnė hijet nė lojė…  

 

PAS VDEKJES TĖNDE

Edhe pas vdekjes sate
Prapė do  tė ketė   fushė tė blertė  

Lulet do tė lulėzojnė zjarr
E unė do t“i prek me zemėr.
                       

 

FUSHĖ E NGRIRĖ

Mos mė thuaj
se dhimbje do tė kesh nė pranverė
Ofshama jote
nėnėn do ta ēojė te lulet e lumit  

Deri te ai lumė
s“do mund ta kalosh fushėn e ngrirė
Kolla e thatė
frymėn do ta zė  

 

DEGĖ ULLIRI NĖ ĖNDĖRR*

Me malin e kallur mbi kokė
Ujiti lulet nė verandė
Qė fėmijėt tė kenė pranverė nė dritare

Pėrmes etjes sė zhuritur nė lėkurė tė gjarprit
Kaloj hejzėn e shkretėtirės
E nė prehėr mbaj thėrrmija buke
Tė merr pakėz cicėrimė
Fluturimi gri i dallėndyshes drejt vendlindjes

Nė natėn me hėnėn e kuqe
Nė majė gishtėrinjsh marr flakė nė yll
Ta ndritė rrugėn e fjetur 
Dhe ėndrrėn   e fėmijėve ta zė para agimit
E nė atė ėndėrr
Lė njė zog njė lule
Fytyrėn e blertė tė nėnės e degėn e ullirit

*Fituese e ēmimit Agim Ramadani, 2006.

                        

UNAZĖ DHEU

Erdhe me plis tė djegur nė majė
me faculetė tė bardhė nėne
tė lidhur katėr cepash me nyje malli  

Pėr nė shtėpi mora atė lot dhe

Ky dhe i Kosovės
mban erė molle
erė shpirti me duhmė zjarri
erė vakėsie t “ėmblit tė nėnės
erė varri erė lirie

Mbrėmjeve nė dritė tė hėnės
fėmijėve do t“ua sjell
Galdimit e Albinit
tri herė rreth koke
qė tėrė natėn tė ėndėrrojnė
se shėtisin nė grunaja tė bukės sė re
me xixėllonja nė ballė  

Do t“ua sjell rreth koke
Albinit e Galdimit
t“ua nyjėzoj shpirtin me Kosovėn
me unazėn e dheut tė pėrndezur
do ta shijojnė pėr ēdo mėngjes
dhe do tė mėsohen me erėn e tij
rrugės qumėshtore pėrmes qiellit
do t“ i pluhuros yjet me prushin e kėtij dheu  

Galdimi dhe Albini
Kosovėn do ta gjejnė tė bleruar
edhe pas njėmijė vjetėsh
kur ta puthin pėr herė tė parė
kanė pėr tė ditur
se kanė puthur Diellin e vet…

 

Nidda, ` 99

 

NĖ ĒAMĖRI

Sa herė meteorėt fluturojnė nė Shqipėri
Thahet nga pikėllimi njė ulli
Nė Ēamėri

Sa herė hėna pėrndizet
Nė Ēamėri
Hardhia hedh dhembje mbi dhe
Nė bar bie rrush si prush
E digjet ajo fushė  

Sa herė qiellin e  ndan vetėtima
Nė Ēamėri
Vala e Jonit bėhet jelė kali
Nė shkėmb varet nga malli
 

 

BISEDĖ NĖ AKSARAJ

(Nga malli nė bebėzat e syrit
e njoha se ishte i dheut tim)
 

Kur u nisa kėndej- i them
livadhet kositeshin nė Kosovė
e ai mė rrėfen pėr gjarprin
qė e kafshoi nė blerimin e jetės
 
I them se ende i ndėrtojmė
Kullat me dritare nga dielli
e ai mė rrėfen
pėr gjenezėn e dheut  

I them  se sivjet kemi gėzim nė verė
e ftoj nė dasmėn e madhe tė vėllait tė vogėl
e ai mė pyet
sa dėrrasa qet plepi skaj oborrit

E pyes ē“t“i them Kosovės pėr tė
mė je mall i djegur nė zemėr-thotė
nė fund e pėrshėndes TUNGJATJETA
e ai ma ktheu EJVALLA  EVLAD

 

dhjetor,“85

ATJE DHE KĖTU    

Atje lash
njė pjesė zemre peng
pėr njė copė gur
kėtu  

Gjarpri i shtėpisė
Helmohet nga pikėllimi

 

REFUGJATI

As qetė e premtuar pėr lavėr
As dele ne vath pėr tambėl
As dhe pėr arė e farė
Askund  as bar
Vetėm gurė e gurė
Pėr varr  

 

VDEKJA NĖ KURBET

Nė kėtė kortezh tė zisė
Asnjė mik i rinisė
Asnjė kujtim i fėmijėrisė

Medet mbi varr
Asnjė lot i  gjėmės
Asnjė fjalė e nėnės  

As mėmė as dhe
Pėr ty mėmėdhe
As at as dhe

Pėr ty atdhe  
Asnjė ofshamė e dhimbjes
Asnjė lule e vendlindjes
 

 

TAKIMI ME NĖNĖN NĖ  KURBET

Tė pėrcolla burrė
E tė gjeta si gur  

Pėr ty zemra
Lot flake i vura...
 

 

LETĖRZEZA

 

Larg shkuam larg pėrtej nėmės sė nėnės
pėrtej ku miza hekurin bren
pėrtej mallkimit tė tė marrit tė lagjes
pėrtej ku na gjen vetėm letra e zezė  

Kur tė vijė kjo letėr
e lidhur me fjongon futė
me shkronja tė zeza e kumt tė zi
pėr vdekjen e babait,vėllait a tė nėnės  

Me kuaj tė qiejve 
me kafe tė hidhėt me dritė  vetėtime
do tė vij para muzgut tė gjėmės
me ty motėr do tė rrimė para tė meitit  

Do tė mė rrėfesh me dėnesė
pėr vdekjen e babait me sy ēelė
nga malli pėr mua
me mėrzinė tonė do ta pikėllojmė  natėn  

Do tė flasim pėr fėmijėrinė
do tė gėzohemi qė u pamė
e zemra do tė na plasė
nga ndarja e re
 

 

GJUHA THIKĖ

Gjuha thikė
derė e gozhduar
bar i egėr rreth shtėpie
me dritare tė verbra  

shikimi i  vėngėr
mollė e  kėputur
nga pemė e dridhur  

syri i fėmijės
qiell i trembur
nga rrufeja e krisur
pranvera e  djegur
 

 

KOHĖ E SĖMURĖ

Pėrditė ē“na bien flokėt
Si ėndrrat miku im
Era s“do tė mund t“i kthejė mė nė njė anė
M“sa mendimet  

Do tė kemi kokė tullace si dielli
Prapė do t“i krehim nga shprehia
Do tė kthejmė frizura me curril gjaku
Eh ē“tė bėsh
Sėmundje e kohės ėshtė kjo
Miku im

                                                  

Shkurt “89

 

PĖRRALLĖ  PĖR KALORĖSIT E ZI

Ata
Shalojnė kuaj tė zinj si nata  

Tėrė ditėn i pėrgjakin fytyra
Sė rruari me thonj
Natėn lėshojnė mjekra nė zemėr

Nė dasmė
Vrasin  bajraktarin
Ia shėmtojnė  nuses bukurinė nė gjak  

Nė lindjen e fėmijės
Ia fikun yllin
Ia hedhin nė detin e vjedhur kamot  

Nė puthjet e njoma
Shartojnė lulen e sherrit

Ata
Shalojnė kuaj tė zinj si futa
Ata kurrė kuajve shalėn s“ua heqin…

 

HIPOKRIZIA

Kur Patrioti
Bėhet Partiot  

Atdheu
Bėhet xhep

Lulet e vjedhura
Pikėllohen mbi varre  

Me ironi
U fishkėllehet lapidarėve

                                   (Kosovė ’06)

 

PA TITULL

Shqipet e lidhura
fluturonin  

e tė lirat
rėnė pėrtokė  

Tė shenjtė
mbetėn vetėm varret

 

Zgjodhi dhe pėrgatiti: Sh. Dibrani
 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:38 +0200 .