|
Kėto
ditė bota hyn nė oqeanin human prej shtat miliardėsh. Fakt i
pritur i shtimit tė popullatės qė nga vetėdijėsimi i njeriut.
Frika nga numrat kanė egzistuar por gjithėmonė e pabazuar dhe e
pasaktė nė drithmat pėr ardhmėri tė pasigurt. Ky fenomen gati
kaloi (me tė drejtė) nė dorėn e dytė tė okupimit tonė. Dy dhetėvjetorėt
e fundit janė tė mbuluar me tė drejtė, me analiza e studime
ekologjike nga mė seriozet qė trajtojnė problemin e rrezikut tė
shkatėrrimit natyrės mbarė.
Shum pak jemi ndalur mbi njė dukuri tjetėr mė tė
rrezikshme se shtimi natyror dhe ndotja e natyrės. Nė tė vėrtetė
pak jemi ndalur nė rritjen natyrore, apo mė mirė, jonatyrore tė
natalitetit. Qasja
ndaj kėtij problemi kėrkon angazhimim tė mirėfilltė nga tė
gjithė. Na jemi pjesė e drejtpėrdrejt e anomalisė, sepse jemi
tė kyqyr sė paku nė mėnyrė anėsore nė shprishjen
e barazpeshės nė mes tė gjinive dhe pėsojmė nga ajo.
Ekseprtėt
(dhe jo vetėm ata) kanė frikėn shprishja e barazpeshės
natyrore nė mes tė numrit tė gjinive do tė ēon nė mėnyrė tė
pashmangėshme drejt njė konkurence tė hatashme pėr tė gjetur
bashkėshorte. «Mashkullarizimi» i botės nisur nga
Kina dhe India ėshtė kėrcnim demografik
tejet i ndėrlikuar pėr shkak tė lindjeve ose ndryshe thėnė,
abortimeve selektive. Pasojat nuk i ndjejmė akoma pėrveē nė
disa raste lokale si qė janė viset rurale tė vendeve tė pėrmendura
por kjo pa asnjė dyshim do tė merr pėrmasa tė rrezikshme nė
nivel botėror brenda disa viteve. Pasojat do tė jenė po aq
shkatėrruese, nė mos mė tė shpejta nė pikėpamje kohore se
ndotja e mjedisit. Mungesa e femrave do tė rritė agresivitetin
ndėrmashkullor, dhunimet e femrės, po dhe
do tė ēoj drejtė agresioneve tė armatosura nė mes
regjioneve dhe popujve qė do pėrcillet gjithashtu me rritjen e ndotjes nga pėrdorimi
i materjaleve e materjeve shfarosėse.
Pas
kėsaj qė them, qėndrojnė statistikat e paluhatshme. Nėse
lėkundet gjendja qė ofron natyra: 104 - 106 ēuna pėr 100
vajza, sa edhe pėr njė njishe tė rritet nataliteti i mashkujve,
do tė thotė dalje nga gjendja e rėndomtė dhe ecje drejt
katastrofės.
Tendencat
e selekcionimit shkojnė duke u pėrhapur kėshtuqė nė Indi e
Viatnam shifrat rriten nė prporcion dhe kanė arritur mė 2011 nė
112 ēuna pėr 100 vajza tė lindura kurse nė Kinė proporcionet
janė 120 me 100 e nė disa rajona tė dhėnat janė akoma mė
shqetėsuese: 130 / 100.
Gjendja
ėshtė pak mė e qėndrueshme (pėr momentin sepse synimet janė
tė dukshme) nė Gjeorgji, Azerbejxhan e Armeni, me disa indicione
se edhe nė Ballkan kanė filluar abortimet selektive.
Nė tė vėrtetė indicionet statistikore pėr Ballkan janė gjithashtu
tė frokshme: Nė Shqipėri lindin 111,5 mashkuj 100 femra., Nė
Kosovė 112 me 100; Mal tė Zi 109,7 me 100 etj.
Kėto
ndryshime, do tė sjellin gjithashtu ndryshime nė jetėn morale tė
shoqėrisė dhe familjes. Nė rradhė tė parė me ndryshimin e
sjelljeve tė moralit mendoj nė kėthimin e poliandrisė (njė
grua tė ketė shum burra) qė do tė jetė tentativa e parė
psikologjike pėr tiu shmangur luftimeve konkurenciale e kjo
situatė vetėm sa do ta zgjasė pėr pak kohė trazimin e
demoneve tė racizmit nė mes popujve me prapivijė tė shfarosjes
fizike tė «armikut» ose mė saktė, tė mashkujve.
Mė
sė fundmi, kėto tendenca pėr tė pasur pasardhės mashkull, pėr
tė mbajtur «gjallė trungun», vetėmse na vė para njė
rreziku tė ri alarmant ndaj tė cilit duhet gjetur zgjidhje akute
si jo, do tė gjindemi para njė humnere marramendėse kur nuk do
tė kemi kohė as tė pyesim: «Quo vadis, njeriu?»
|