|
Sami Frashėri ėshtė pa dyshim, emri mė i lavdishėm i
lėvizjes sonė kombėtare. Me njohuri enciklopedike, filozof, letrar dhe
politikan, kėshilltar ushtarak dhe ndėrmjetėsues politik ndėrshtetėror, u
bė njeriu mė i njohur shqiptar i kohės nė botė.
Samiu ėshtė fėmia i gjashtė i Halil Beut. Lindi mė 1850 nė Frashėr.
Mė vitin 1859 i vdes babai kurse mė 1861 edhe e ėma kėshtuqė, i mbetur
heret pa prind, pėr tė dhe njėkohėsishtė pėr krejtė familjen kujdesohet
djali mė i madh, Abdyli, i cili pėr tė ju mundėsuar jetė mė
tė mirė dhe shkollim, shpėrngulet me krejtė familjen nė Janinė.
Mėsimet e para i mori nė teqen e fshatit e mė pas, kulturėn e Lindjes
dhe gjuhėt, i mori nė Tetovė nga Mahmut Efendi Tetova
(Kalkandelenli Mahmut Efendi). Pas kėsaj, ai vozhdoi shkollimin nė
gjimnazin e njohur grek tė Janinės (Zosimea) tė cilin e kreu njė vit
para kohės sė rregullt (1868). Kėtu mėsoi greqishten e vjetėr dhe tė
renė, latinishten, frengjishten dhe italishten. Me shkuarjen nė Istanbul, u
punėsua si nėpunės shtetėror si dhe u muar me gazetari, pėrkthime, histori,
gjeografi gjuhėsi dhe filozofi. Shkrimet e tia tė botuara nė shtyp, veprat
leksikografike dhe enciklopedia Kamus al Alam bėnė nga ai njeriun kyq
tė ideologjisė kombėtare dhe debateve tjera edhe jashtė kufijve tė
perandorisė otomane. Njohės i thellė i gjuhėve e kulturave tė lindjes dhe
perendimit, guximi dhe atdhetarizmi i pashoq, tronditi politikėn grabitqare e
mendjemadhe sllave dhe greke, dhe u shėndrua nė rrezik permanent pėr
pushtetin turk qė filloi ti frigohet copėtimit tė vet. Nė kėtė kontekst
ėshtė e njohur polemika e tij me gazetėn Neologos ku demaskonte
marifetllėqet greke mbi prejardhjen e shqiptarėve, mbi trojet e tyre, mbi
numrin, mbi gjuhėn
Nė tė njejtėn mėnyrė, polemizoi edhe me gazetėn
turke Mizan gjatė vitit 1890 pasiqė ajo donte tė ndaloj pėrdorimin e
"shqiptarė musliman" Kėsaj iu kundėrvu Samiu nė
gazetėn Sabah (Agimi) dhe nė mėnyrė shkencore e anlizė
terminologjike, spjegonte se shqiptar dhe mysliman nuk janė sinonime dhe
pėrdorimi ėshtė mė se i drejtė dhe duhet tė pėrdoret si i tillė,
pėrmėtepėr kur dihet se "tė gjithė shqiptarėt nuk janė musliman et
tė gjithė muslimanėt nuk janė shqiptarė". I sqaron bukur edhe fjalėt
turke tė huazuara nga arabishtja pėr fjalėt mil-let - mil-lijet (1), qė
kanė kuptimin e pėrkatėsisė fetare e qė dallojnė nga fjalėt xhins -
xhinsijet (fis, racė, pasardhės, komb) dhe kaum - kaumijet qė nuk kanė
tė bėjnė me fenė por me nacionalitetin. Nga kėtu, Samiu edhe pėrhap termin
komb (kaum) pak tė pėrdorur gjer mė atherė gjuhėn nė shqipe.
Nė Stamboll, Sami Beu qė nė fillim pėrktheu nga frengjishtja nė turqisht,
veprėn e Madame
de Saint Oune, Tarih-i Mücbel-i Fransa (1872).
Vitin vijues shkroi romanin Taashuk-i Talat ve Fitnat, qė gjatė
kohė, studjues tė ndryshėm e quanin roman i parė i letėrsisė turke qė
ėshtė gabim sepse nė vitin 1851 del nga botimi romani i Vartan Pashės
me titull Akabi Hikayesi (Historia e Akabi-sė (vajzė katolike e
dashuruar nė njė ēun ortodoks dhe peripetiė e tyre) me skript armenian qė
pėrdorej me shumicė nė shek. e XIX nga turqit e Armenisė (2).
Nė njė studim tė mirėfilltė, Dr Gonca Gökalp (Gonxha Gokalp)
nga Univerziteti i Hacettepe-s (Haxheteppe) thot se romani i parė i fazės
kalimtare nė historinė e letėrsisė turke ėshtė Muhayyelāt
qė ka pėr autor kretasin Ali Aziz Efendi (1796) mandej vjen i mėlartėpėrmenduri Vartan Pasha me Akabi Hikayesi (1851), Hayalat-i
Dil nga Hasan Tayfik (1868), i-Temasa Dünya nga greku
turkofon Evangelinos Misailidis (1872) dhe Müsaremetname nga
Nihat Emin Bey (1875).
Sidoqoftė, Talati dhe Fitnetja ngel gjithmonė mė i njohur i kėsaj epoke
nė letėrsinė turke nė Turqi dhe nė perendim nga edhe fakti qė ky roman,
meret si i pari i mirėfilltė i letėrsisė osmane (3).
Veprimtaria letrare e Samiut ėshtė voluminoze dhe karakterizohet me pasuri
tė lėmive qė trajton si dhe numrin e gjėrė tė gjuhėve qė shkruan. Rreth
gjashtėdhjetė vepra tė shkruara nė gjuhėn amėtare, nė turqisht, arabisht,
persisht, frengjisht, e greqisht. Nė shqip shkroi nė fushėn mė tė prekshme
dhe mė tė nevojshme tė kombit. Alfabeti shqip, gramatika shqipe e
titulluar: Shkronjėtore e gjuhėsė shqip, dramėn Besa
dhe monumentin me shkrim : Shqipėria ēka qenė, ēėshtė dhe
ēdo tė bėhet. Nė shqip, hartoi edhe njė fjalor por fati i kėtij
drėshkrimi nuk dihet. Tė shpresojmė se ai egziston akoma dhe se njė ditė do
tė dalė nė dritė.
Nė turqisht, Samiu shkruajti pėrpos veprave letrare, nė lėmi tė
gjuhėsisė, fesė, (Himmetul-himam fi neshril islam) (4) didaktikės
dhe leksikologjisė ku pėrpunoi fjalorėt : Frengjisht turqisht
(Kamus-i Fransevi, afėr 50 000 fjalė), Turqisht frengjisht
(afėr 35 000 fjalė), Arabisht turqisht (Kamus-i
Arabi) dhe Fjalorin tejet modern dhe metodologjik tė gjuhės turqishte me
afėr 45 500 fjalė (Kamus-i Türki). Ky fjalor, nė fillimet mė tė hershme tė Reformave tė Ataturkut u
zėvendėsua me variantin fonetik tė alfabetit latin dhe shėrbeu pėr bazė
gjatė reformės sė gjuhės turke dhe mėnjanimit tė fjalėve tė huaja
qė filloi nga viti 1928. Edhe sot e kėsaj dite, ky fjalor shėrben nga disa
herė si referencė mė e sigurt. Nė gjuhėn turke Samiu shkroi edhe vepren Kāmūs
al-alām qė e bėri tė njohur nė nivel ndėrkombėtar. Kjo ėshtė
njė enikclopedi e historisė dhe gjeografisė nė gjashtė vėllime e 4 830
faqe (1889-1898). Titulli i origjinalit ėshtė nė dy gjuhė, pra turqisht dhe
frengjisht (Dictionnaire universel dhistoire et de géographie (nė
shqip : Fjalor i pėrgjithshėm i historisė dhe gjeografisė). Vlen tė
theksohet gjithashtu se kjo ėshtė enciklopedia e parė e historisė dhe
gjeografisė nė turqisht dhe se Samiu, mban famėn e ecikplopdesitit mė
tė madh qė kanė shkruajtur nė turqisht.
***
Pas vdekjes sė vėllaut Abdyl Beut, Samiu i muar nė mbikqyrje fėmijtė e
tij si
qė thot vet tė lėnė »emanet ». Mė 1893 i vdes edhe e shoqja dhe
ai martohet me tė kunatėn e mbetur e vejė, Zonjėn Belkis, me tė
cilėn pati njė djalė (Iskender). Gjatė vitit 1904 iu dobėsua shėndeti dhe
vdiq nė Erenköy - Stamboll (foto).
***
"Ja qėllimi ynė! Ja puna jonė e shenjtėruarė! Ja besa jonė!
Nė mes tė shqiptarėve tė vėrtetė s'ka ndonjė ndarje, ndonjė ēarje,
ndonjė ndryshim! Janė tė tėrė vėllezėr, tė gjithė njė trup, njė
mendje, njė qėllim njė besė!"
Marr nga: Sami Frashėri, « Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ēdo tė
bėhet ».
***
(1) Diku nga vitet 30 tė shek XX fjala milet nė shqip morri kuptim pak
sa negativ sepse pėrdorej pėr tė treguar vetitė negative tė njė
"popullate" (shėnim i yni)
(2) Mė vitin 1991, turkologu austriak Andreas Tietze, bėri
transkripcionin dhe ribotimin e Akabi hikyayesi tė Vartan Pashės.
(3) Osmanlı Dönemi Türk Romanının Başlangıcında
Beş Eser, Gonca Gökalp, Istanbul, 1998.
(4) Pėrkthye nė shqip nga Miftar Ajdini:Pėrhapja e Islamit, Shkup,
1415/1994
|