Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 
  Reportazh - 15.07.2014

 

Fotoreportazh: 90- vjetori i Epopesё sё Arbёrisё sё Vogёl

 

Shtigjeve luftarake tё Azem e Shote Galicёs

 
Nga:
Bedri TAHIRI
Bedriu

 

 

 

Nismёn e Mehmet Rukiqit dhe tё Bedri Tahirit, qё, nё 90- vjetorin e Epopesё sё Arbёrisё sё Vogёl tё Azem e Shote Galicёs, tё shёnojmё dinjitetshёm, e pёrkrahёn njёzёrit kryetari i Komunёs sё Vushtrrisё, z. Bajram Mulaku dhe gjithё bashkёpunёtorёt e tij. Edhe drejtoresha e Kulturёs, znj. Shpresё Rama e mirёpriti propozimin dhe fill e formoi Kёshilli Organizues, nё mёnyrё qё puna tё ecёn mirё e mbarё.

http://scontent-a-fra.xx.fbcdn.net/hphotos-xaf1/t1.0-9/28848_502744513082729_360673047_n.jpg

Azem e Shotё Galica

Qё nё takimin e parё u dakorduam qё ky pёrvjetor jubilar tё pёrkujtohet me njё Akademi, e cila do tё mbahet nё Vushtrri, me njё Ekspozitё fotografish tё kryeheronjve qё do tё hapet nё Kalanё e qytetit e lashtё tё Vicianёs dhe me aktivitete tё ndryshme, duke pёrfshirё edhe vizitёn dhe nderimin nё Galicё, nё Kompleksin dhe nё Kullёn, e cila sё shpejti pritet tё pёrurohet.

Dhe, mё 11 korrik 2014, shёnuam aktivitetin e parё. Nёnkryetari i komunёs sonё, z. Dibran Perçuku dhe zyrtari tjetёr, gjegjёsisht komandanti i UçK-sё z. Bajram Beqiri me gjithё veturёn zyrtare, u vunё nё shёrbim tё çёshtjes kombёtare e tonin (Mehmet Rukiqit e Bedri Tahirit) qё tё nderojmё vendet dhe shtigjet nёpёr tё cilat luftoi, qёndroi e la amanete kryeheroi, Azem Galica.

Krahas rrёfimeve dhe bisedave, pёrplot emocione, pёr jetёn dhe veprimtarinё luftarake tё Azem e Shotё Galicёs dhe tё bashkёluftёtarёve tё tyre, qё nuk mbaruan gjatё gjithё udhёtimit, vizituam e nderuam edhe kёto vende:

Lugu i rrasave- njё gjysmёluginё qё vinte nga Gjurgjeviku i Madh e qё kalonte midis Gllarevёs e Pёrçevёs, ku sot nxirrёn dhe pёrpunohen rrasa tё pёrmasave tё ndryshme. Atypari kishte kaluar grupi i luftёtarёve tё lirisё mё Azem Galicёn e plagosur, pasi kishin dalё nga Kulla e Sadik Ramёs, me synim tё dilnin nё Shqipёri.

çuku qё kёrcet- shpella nё malet e Pёrçevёs, e gjetur nga Halim Ngucati- Pёrçeva, nё tё cilёn, plot 47 vjet pushuan eshtrat e Azem Galicёs.

shpella

Shpella “Çuku që kërcet”

    Bashkёluftёtarёt besnikё gjithё ditёn i bёnё nderim trupit tё kapedanit, duke mos e harruar amanetin e tij qё trupin e tij nuk guxon ta prek armiku me dorё.

    Dhe, natën, po i hetuar askush, iu afruan shpellës. Edhe një herë e ndalën kufomën dhe të gjithë u betuan se këtë varrim do ta mbajnë sekret dhe luftën do ta vazhdojnë në emrin e Azemit, duke e përdorur thirrjen tashmë të njohur: “O, PRITE, PRITE, AZEM GALICEN!” Të mbështjellë mirë e mirë me jorgana, duke ia vënë edhe një jastëk nën kokë, e të lidhur me shoka e nisin grykës së shpellës. Që të ruhej më lehtë sekreti, shumica e luftëtarëve ndalen më larg shpellës. Te gryka e saj afrohen: Bekë Hyseni - Galica, Zenel Ujkani, Xhemё Tёrnafci, Mehmet Konjuhi, Shaban Manxholli, Hamit Bajqinovci, Halim Përçeva, Kamer Llausha dhe Kadri Imer Berisha. Këta nën urdhrin e Shotës me litar dhe me shoka, e lëshuan ngadalë në shpellë. Njё lis tё madh e prenё dhe ashtu nё kёmbё e lёshuan nё shpellё deri sa gjethet e majes i ngelёn si shkurre nё hyrje tё saj. Edhe njëherë para se të largoheshin, Shota me zërin e saj rrëqethës thirri sa ushtuan malet: “O, PRITE, PRITE, AZEM GALICËN!”

         Lёndina e pikёllimit- vend kodrinoro- malor, me shkurre e gurё, ku, nё agun e 25 korrikut 1924 u nda nga jeta kryekomandanti i çetave ҫlirimtare, Azem Bejtё Galica. Atё ditё kur pushoi sё rrahuri zemra e kryetrimit, atё vend e mbuloi heshtja e pikёllimi. çobanёt ua mbyllёn zilet dhe kёmbanat bagёtive e fyejtё e kavallёt i futёn nёpёr janxhika. Vetёm ndonjё zog aty- kёtu cicёronte vajtueshёm.

C:\Users\Eqrem Qabej\Downloads\image.jpeg C:\Users\Eqrem Qabej\Downloads\image (2).jpeg

Dibran Perҫuku, Mehmet Rukiqi, Bajram Beqiri  dhe Bedri Tahiri nё vendin  ku pushoi se rrahuri zemra e Azem Galicёs midis Gllarevёs e Pёrҫevёs

C:\Users\Eqrem Qabej\Downloads\image (3).jpeg

Vendi ku Azem Galica la amanetin e fundit


 

Kroni i Hajdukut- krua nё Qyqavicё, nё fund tё Lugut tё Madh, midis Dobfcit e Krasaliqit. Aty Azem Galica qёndroi plot shtatё ditё e shtatё net i plagosur pёr vdekje. Aty e la edhe emrin e vet peng, pёr fёmijёn qё do tё lindte Zoja, Azem po qe djalё e Azemine po qe vajzё.

Kodra e Karadanit- vendi i vogёl kodrinor nё kuadёr tё kompleksit tё quajtut Kralica (tokё qё e mori agrari dhe ua dha kolonistёve sebo- malazezё), ku Azem Galica mё nuk qe i zoti tё ecte nё kёmbёt e veta. Pak mё poshtё kishte marrё plagёn vdektare dhe tashmё bartej nё shpinё nga Halil Galica e Kamer Llausha.

Varri i Nёnёs Sherife- nё arat e Dubofcit (atёbotё mal), ku mё 1920, forcat serbe kishin pushkatuar familjen e Azem Galicёs: Nёnё Sherifёn me vajzёn Mihanёn dhe mbesёn e vogёl Zojёn. Nga pushkatime kishte shpёtuar Rahimja shtatё vjeҫe. Me to ishte edhe Sofie Leku nga Baica. Atё ditё u pushkatua edhe kryeplaku i Dubfcit,  Behrami dhe i biri Ramadani. Ky varr sot e atё ditё ёshtё i parregulluar dhe pret dorёn e meremetimit.

C:\Users\Eqrem Qabej\Downloads\image (4).jpeg 14
   

Kёtu, nё Dubofc, pushon Nёnё Sherifja Rahimja, mbesa e Azem Galicёs, e me vajzё e me mbesa dhe pret dorёn e meremetimit shpёtoi maskarёs


 

Themelet e Kullёs sё Shaban Prebrezёs- nё anёn veiore tё Kalasё sё Gjytetit (Dubofcit), nё njё luginё harkore, kishte zёnё vend Shaban Prebreza, i ardhur andej nga Prebreza e Toplicёs. Si familje madhe, me gurët e kalasë e ngriti kullën madhështore (vetë ishte mjeshtër) që populli e quajti “kulla me 70 dyer”. Pasi ai kishte ikur pёr nё Turqi, aty u vendos familja e Azem Galicёs. Aty o organizua edhe dasma e martesёs sё Azem Galicёs me Zoje Cekun e Kostёrcit. Njё dasmё- kuvend, qё nuk mbahej mend nё kёto anё…

Livadhet e Mikushnicёs- ndryshe njihen edhe si Livadhet e Isuf Rexhёs. Aty u zhvillua beteja kryesore e 15 korrikut 1924 qё nё histori njihet si “Epopeja e Arbёrisё sё Vogёl”. Forcat serbe, me qёllim qё ta pengojnё depёrtimin e luftёtarёve tё lirisё nё Qyqavicё, ishin koncentruar pikёrisht nё kёtё vend. Ky ishte rrethi tretё. Kёtu, pasi kishte çarё rrethimin, si kuҫedra me zjarr nё gojё, u plagos pёr vdekje edhe kryetrimi. Aty iu vranё edhe shumica e luftёtarёve…

Kullёn e Azem Galicёs-  Kompleksi “Azem e Shotë Galica”. Në 80-vjetorin e Betejës së Arbërisë së Vogël, banorët e fshatit Galicë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë në Prishtinë dhe atë në Tiranë dhe me mbështetjen financiare të KK të Vushtrrisë, KK të Skënderajt dhe të TMK-së nga Zona e Parë e Drenicës, organizuan një punë të shkëlqyer. U mbajt Simpoziumi Shkencore dhe u përurua faza e parë e Kompleksit, ku u bënë këto punë: u rregulluan varret e dy kryeheronjve, Azem e Shotë Galica, me një pllakë, ku janë skalitur figurat e tyre në përmasa natyrore, u rregullua varri masiv i të gjithë të rënëve të asaj beteje, duke ua skalitur emrat në mermer, u bë rregullimi i ambientit me murin mbrojtës e rrethojën e metaltë. Tashmë, më 2011, nisi edhe ndërtimi i Kullës.  Në vitin 2012 përfundoi ndërtimi i Kullës së Azem Galicës. Financimin kryesor e bëri PTK-ja, udhëhequr nga Shyqri Haxha, 57.ooo euro, ndërkaq KK i Vushtrrisë e pagoi Projektin dhe i dha 9.ooo euro. Këtë vit (2013) komuna ndau 12 mijё euro dhe nё bashkёpunim me nje fondacion amerikan bëri rregullimin e jashtëm tё saj: oborrin, njё objekt pёrcjellёs dhe gjysmёn e murit rrethues, ndërkaq mbetet të rregullohet edhe brendësia e saj…

Vushtrria po pasurohet edhe me një monument të trashëgimisë

Kompleksi dhe  Kulla e rindёrtuar e Azem Galicёs

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .