rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

Rainer Schulte

 


Shkrimtarė ndėrkombėtarė

 

Poezia e Rainer Schulte

METAFIZIKA FILOZOFIKE E POEZISĖ MODERNE

Rainer Schulte, “ORA E PAQES”, poezi, botoi Shtėpia Botuese

“Marinaj Publishing”, Dallas. Frankfurt. Tiranė 2005, faqe 104. Pėrktheu Gjekė Marinaj.

ISBN 0-9728521-3-1

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Poezia e Rainer Schulte-s, (Rajnėr Shollta), ėshtė poezi tipike e mendimit tė thellė, pėrkatėsisht poezi e logjikės. Nėse thuhet se gjuha gjermane ėshtė “gjuhė e logjikės!”, atėherė mund tė shprehemi se poezia e Schulte-s ka logjikėn si synim parėsor. Po ashtu dihet se atdheu i kėtij poeti, Gjermania ėshtė trualli qė ka rritur filozofė e shkrimtarė tė mėdhenj, kurse ndikimi i filozofisė dhe i letėrsisė gjermane historikisht ėshtė i pranueshėm, sepse shumė filozofė e shkrimtar tė njohur gjerman ndihmuan nė formimin e filozofisė  dhe letėrsisė perėndimore, dhe pa dyshim edhe te poeti Rajner Schulte. Prandaj mund tė konsiderojmė se nė vazhdėn e konkurrencės filozofike nuk kanė mbetur mbrapa  edhe zhvillime e tjera kulturore, veēmas konceptet letrare, ku shkrimtarė tė tėrė kanė bėrė nam dhe kanė lėnė famė nė kėtė fushė, duke e pasuruar literaturėn gjermane me vepra qė kanė pasė ndikim tė pashmangshėm edhe nė rrjedhat e letėrsisė Evropiane dhe mė gjerė. Nė kuadėr tė kėsaj gurre tė pasur, (edhe pse jo ndoshta i kėtyre pėrmasave?!), nė planin letrar e shohim tėrė krijimtarinė letrare e poetike tė Rainer Schulte-s, (gjermanit tė amerikanizuar sipas gjuhės sė re moderne), i cili qė prej shumė vitesh jeton nė Dallas tė Texasit.

Ai ėshtė redaktor i njohur, profesor universitar dhe drejtues i Institutit Goethe pranė Universitetit tė Teksasit nė Dallas (UTD). Janė kėto disa nga vlerėsimet qė na shtyjnė pėr tė besuar se koncepti i poezisė qė ai krijon, sikur ka marrė konotacione tė poezisė me njė logjikė filozofike, ku poeti me sukses ka provokuar mendjen e lexuesit duke e detyruar atė tė mendoj pėr mesazhin, idenė dhe porosinė filozofike qė pėrcjell poezia si tėrėsi tematike e motivore.

Si duket forma e lėnies pezull tė njė koncepti a mendimi poetik, sikur ka pėr qėllim tė nxit lexuesin pėr ide tė reja, qė atė ta kthen nė njė mendimtar, ose sė paku Schulte ka pėr qėllim qė tė edukoj lexuesin si njė vėmendje e arsyeshme, qė mendimi i tij tė jetė sa mė racional dhe mė i kompletuar drejt zbėrthimeve tė nocioneve teorike nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr mė duket sikur ai, qėllimisht e ka lėnė tė hapur mundėsinė e interpretimit tė dyfishtė nė poezinė e tij.

Poezia e Schulte-s (sa do qė ai jeton nė Amerikė), ka njė ngjashmėri me poezinė e sotme gjermane, dhe ky vend sikur ia ka bėrė shtratin e shplodhjes dhe kthimin nė origjinėn kah ėshtė nisur, prandaj poezia e kėtij autori pėr shumė arsye ėshtė krejt afėr tė asaj qė i thuhet sot: “poezi moderne gjermane”.

Ky eveniment Schulte-n e bėnė njė personalitet tė shquar tė poezisė dhe letėrsisė nė pėrgjithėsi, sepse ai sikur ka marrė tė gjitha vlerat ekuivalente qė i ka gjuha dhe kultura gjermane, dhe ato vlera i ka sendėrtuar si arritje nė vendin  e ri ku ai po kalon pjesėn mė produktive nė fushėn e artit, muzikės e letėrsisė, duke u bėrė njė emėr i njohur nė letėrsinė amerikane. Ai, tashti me krahė hapur e ka pranuar edhe misionin e ndėrmjetėsuesit, pėrkatėsisht pėrfaqėsuesit kulturor, nė mes dy botėve tė mėdha letrare, filozofike, muzikore e kulturore.

Poezia e Rainer Schulte-s e pėrfshirė nė pėrmbledhjen poetike “Ora e paqes”, vjen nė gjuhėn shqipe nėn pėrkthimin e kujdesshėm tė Gjekė Marinajt i cili sikurse Schulte mėton tė luaj rolin e ndėrmjetėsuesit kulturor nė mes dy popujve e dy kulturave. Marinaj ka kryer njė mision nė dobi tė kulturės shqipe kur ka pėrkthyer me kaq kujdes kėtė poet tė njohur jo vetėm nė hapėsirėn amerikane, por edhe nė atdheun e tij, nė Gjermani dhe me gjerė.

Simbolika e poezisė sė Schulte-s jo rrallė duket e thjesht, ashtu sikurse edhe vargu i tij poetik. Por kjo simbolikė, kaq e tejdukshme dhe ky varg kaq depėrtues e bėjnė kėtė tip poezie mė tė pranishėm, me shije kualitative dhe me njė mesazh mbase tė qartė.

Si duket Schulte mė shumė i ka kushtuar rėndėsi metaforės, megjithatė kjo formė poetike e ka njė estetikė specifike dhe ka njė sintaksė gjuhėsore tė pasur e cila (sigurisht ėshtė meritė edhe e pėrkthyesit), vjen nė gjuhėn shqipe me njė interpretim tejet logjik dhe me nocione tė kuptueshme letrare.

Sigurisht eksperienca e madhe qė ka Schulte nė fushėn e pėrkthimeve, shkollimet e shumta akademike, pėrvoja profesionale, qoftė si redaktor i revistave me ndikim, a si pedagog universitar i kanė shėrbyer atij tė nxjerr njė varg tė kursyer, por qė jep mesazhe e porosi filozofike mjaftė tė mėdha, siē i ndeshim nė vargjet e poezisė qė po citojmė:

 

LOJĖ ME FJALĖT

 

Si fėmijė

luaja me guralecė nė rrugė.

 

Tani

luaj me fjalė nė fletė

tė cilat pėrfundojnė duke luajtur me mua.

 Faqe 11.

Vetė krijimi i raporteve me rrethin jetėsor ekzistencial dhe lidhjet e kėtyre raporteve qoftė me ndikime filozofike a tė jetės nė atdheun e tij, kanė bėrė qė metafizika e tekstit tė poezisė sė Schulte-s t’i shėrbej pėrvojės gjithėnjerėzore, dhe qė ka si tendencė  tė zbuloj thelbin e konceptit tė tij nga thellėsia e mundshme e dijeve dhe kulturės filozofike qė ai si  poet e kultivon. Pastaj lidhjet e tij pėr shoqėrinė dhe emancipimin shoqėror sikur janė njė preokupim i vazhdueshėm i kėtij autori i cili edhe pėr kundėr begative qė ia mundėson Amerika, (pa ia mohuar vlerat edhe atdheut tė tij), ai vazhdimisht shqetėsohet kur bota ka kriza, e shoqėria njerėzore pėrballet me skamjen dhe varfėrinė. Si poet qė ėshtė, vazhdimisht “vret vetėn/ qė tė ringjall poezinė”, dhe nga kjo klithmė e turbullt “Ankthet e tija (mia) shtyjnė/ faqet e pagjuma/ tė orėve tė pasosura/ nė thellėsinė e natės”, (faqe 15).

Tipi i poezisė sė shkurtėr ėshtė njė prirje e kėtij autori i cili falė talentit dhe kulturės sė gjerė poetike, poezinė e bėnė tė panevojshme qė tė shkruhet mė gjatė siē e kemi rastin ta zėmė te poezia “NĖ LIBRA”:

 

NĖ LIBRA

Nė libra

ne kėrkojmė jetėn

qė nuk e kemi jetuar.

Faqe 17.

Ky mendim kaq filozofik, dhe ky mesazh kaq impresiv qė e pėrcjell poezinė janė tipare poetike qė e ndeshim edhe nė poezinė e sotme moderne gjermane e evropiane, ku mėtohet tė arrihen dhe tė thuhen gjithė ato qė kanė pėr t’u thėnė, me vetėm pak fjalė. Por jo gjithmonė ky lloj  poezie do ta ketė efikasitetin e vet ashtu siē e ndeshim te poezia e Schulte-s qė cituam mė parė.

Nė disa nga poezitė e R. Schulte-s gjejmė edhe njė lloj ironizimi qė ai u bėnė fenomeneve a individėve, dhe ato mund tė dalin edhe si lloj citatesh qė kanė mesazh e kuptime tė mėvetėsishme: “Durimi thyhet nga procedura/ jo nga substanca”, “Mos thuaj se koka juaj/ ėshtė fryrė nga ide tė mėdha”, “Natėn/ pena ime merr njė sy gjumė/ nė faqet e bardha”, “Shenjat nė qiell bėhen mė pak tė kthjellėta”, etj.

Por gjithsesi elementi psiko-filozofik ėshtė mė i dukshėm, dhe kėtė e gjejmė te vargjet e fundit tė poezisė “Jetė nate”, e cila mė shumė se ēdo gjė tjetėr, plotėson kuptimin e nocionin pėr tė cilin po flasim:

 

Meshtarėt

tepėr tė dobėt tė lakuriqėsohen

fshihen mbas mėkateve

tė fetarėve.

Ata nuk kanė njohur kurrė uri

nė gjakun e tyre

dhe nuk kanė dėshirė

ta kthejnė ujin

nė verė.

           Faqe 57.

 Janė raportet e poetit me shoqėrinė, qė e kanė bėrė atė si njė vrojtues tė suksesshėm tė fenomeneve, dhe si poet gjithherė ėshtė nė pėrpjekje t’i ndryshoj ose sadopak tė ndikoj nė kėto ndryshime:

 

LODHJE

Jam lodhur

nga njerėzit e lodhur.

Ata ecin mė ngadalė

se dielli nė mesditė.

Faqe 67.

Pikėrisht mbi kėto parime sa fisnike po aq humane ai mėton tė shtoj dinamizmin e jetės mbi tė cilat ndėrtohet poezia e kėtij autori. Njė bllok tjetėr i temave dhe ideve nė poezinė e Schulte-s ka pėr bazė humanizmin kulturor dhe njerėzor. Poezia “Tė vrasėsh nė emėr tė fesė”, ėshtė njė dimension i kėtij koncepti, duke e bėrė autorin ndėr zėrat mė pėrparimtar qė ka humanizmi i sotėm letrar nė njėrėn anė, dhe nė anėn tjetėr shfaqet protesta mė njerėzore dhe intelektuale qė e bėnė njė poet, ndikimet e tė cilit kanė prekur brigjet e dhembjes jo vetėm tė dy kontinenteve por tė globit si tėrėsi.

 

TĖ VRASĖSH NĖ EMĖR TĖ FESĖ

Nė emėr tė fesė,

ata torturojnė tokėn

dhe shuajnė kėngėt

e gjinkallave.

 

Nė emėr tė fesė

ata kthejnė lumenjtė

nė gjak.

 

Nė emėr tė fesė

ata kryqėzojnė fjalėt

tė pėrligjin gjenocidin e madh.

 

Nė emėr tė fesė

ata dėrgojnė qilima bombash

nė xhamia dhe muzeume.

 

Nė emėr tė fesė

ata vazhdojnė tė vrasin

pa fund.

Faqe 89.

Nė kėtė shėnim kritik, nuk ėshtė e gjitha ajo qė mund tė thuhet pėr poezinė e kėtij libri e aq mė pak pėr gamėn e madhe tė tij krijuese. Megjithatė kėto mbresa sipėrfaqėsore le tė mbeten vetėm si njė lexim i kujdesshėm, dhe njė interpretim racional i poezisė sė tij, me shpresė se saktėsia e vėrtetė e kėtyre interpretimeve mbetet vet poezia qė ėshtė pėrmbledhur te vėllimi poetik “Ora e paqes”, i bindur se krijimi i Schulte-s ėshtė njė poezi komplekse e shkruar me ndjenja dhe pasion tė veēantė, duke e bėrė atė emėr tė dalluar nė kuadrin e poezisė sė sotme gjermano-amerikane.

 

Kanė (Cannens), Francė,  korrik 2009.

Shefqet DIBRANI

  ***

 

SHĖNIME PĖR AUTORIN:


Rainer Schulte
ėshtė poet, pėrkthyes, dramaturg, eseist dhe kritik i letėrsisė bashkėkohore ndėrkombėtare. Ai ka tė botuar njė varg librash me poezi, pastaj libra e studime mbi artin dhe artin e pėrkthimit, studime kritike, si dhe pėr mėnyrėn e pėrkthimit dhe tė interpretimit.

Gradėn shkencore tė docentit Ph.D. nė Letėrsinė Krahasuese e ka marrė nė Universitetin e Michigan USA. Mė parė Schulte ka studiuar pėr filozofi nė Universitetin Gutenberg ne Mainz, ka kryer studimet pėr master nė piano nė Akademinė e Muzikės nė Darmstadt. Hulumtimet e tij pėrfshijnė studimet nė fushėn e gjuhėsisė qė i ka bėrė nė atdheun e tij Gjermani, pastaj edhe nė Francė, Itali, Spanjė, dhe Meksikė. Shulte ka pėrkthyer vepra tė poetėve dhe shkrimtarėve bashkėkohor nga gjermanishtja, frėngjishtja dhe spanjishtja.

Ai ka redaktuar disa antologji tė letėrsisė bashkėkohore ndėrkombėtare dhe ka shkruar studime tė shumta mbi artin dhe teoritė e pėrkthimit letrar. Ėshtė drejtor i Qendrės pėr Studime dhe Pėrkthim, redaktor i revistės  “Translation Review”, qė e ka themeluar nė vitin 1978. Po ashtu Schulte ėshtė edhe bashkėthemelues i “American Translators Association Literary”, (ALTA).

Rainer Schulte ėshtė profesor i Arteve dhe shkencave Humane  nė Universitetin e Teksasit nė Dallas (UTD), dhe ushtron edhe njė varg detyrash akademike  si profesori i pėrkthimit letrar, letėrsisė botėrore, studimeve ndėrdisiplinore dhe i komunikimit ndėrkulturor.

Pėr mė tepėr, Rainer Schulte konsiderohet si njėri ndėr ekspertėt mė tė mirė nė fushėn e pėrkthimit artistik letrar.

R. Schulte jeton nė Dallas tė Amerikės.

(pėrkthim)

(Sh. D.)

 

 

Rradhitje alfabetike

 

Camus Albert
Heminguay Ernest
Hugo, Victor
Musset
Schulte, Rainer
Shakespeare W.
Tanpınar, Ahmet H.
Turgenjev, Ivan

Turner, Frederick

 

 



Ballina

 


Ballina                                                                                                                                                                                            Kreu i faqes
 

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 26 Jul 2010 17:00:54 +0200 .