rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



 

Qamil Goēi, mjeshtėr-dekorator dhe luftėtar i devotshėm nga Kosova

 

FYTYRA TĖ DALLUARA

 

Qamilin e pata takuar pėr herė tė parė  nė Zvicėr. Nė njė bisedė pat thėnė: « Jam krenar pėr tė parėt tanė ILIRĖ… Jam gjithashtu krenar pėr gjyshėrit e mij », dhe po filloj shkrimin tim pėr Qamil Goēin me idenė qė tė jap njė pėrshkrim tė shkurtėr por tejet konkret tė katėr brezave qė i paraprijnė…

Qamil Goēi lindi mė 1954 nė Molliq : Qė nga fėmijėria tregoi interesim dhe prirje pėr mjeshtri : Gjatė shkollimit fillor nė Junik, nė lėndėn e Edukatės Politeknike tregonte sukses tė jashtėzakonshėm, bile kur e sjellte nė shkollė ndonjė vegėl pune apo instrument muzikor si punė dore, mėsimtarėt dhe nxėnėsit mahniteshin me punėn e tij.

Nė klasėn e shtatė fillore gdhendi me mjeshtri tė jashtėzakonshme njė ēifteli tė cilėn edhe sot e ruan me kujdes vėllau i tij Rexhepi.

Pas mbarimit tė shkollės fillore, Qamili nuk pushoi sė punuari me mjeshtėrit mė tė vjetėr tė Junikut, si shtėpia me mure guri, shtėpia me tulla njėshe, oda tė burrave etj. Fillet e para tė zanatit pėr punėt mjeshtėrore i morri nga kushėriri Ēel Goēi. Mė vonė i vijoi mėsimet e duhura dhe u kualifikua pėr muratori dhe zdrukthtari. Nė moshė shum tė re, ai ndėrtoi njė shtėpi nė Junik prej themeli e deri nė kulm. Mė vonė e bėri njė ekip dhe punoi pa ndėrpre nė Junuk dhe rrethinė. Qamili i morri disa shtėpi pėr ti ndėrtuar edhe nė Tuz tė Malit tė Zi. Pėr pak kohė nė fshatin Vuksanlekaj, ai fitoi simpatinė e malėsorėve si njeri i mirė dhe si mjeshtėr i talentuar. Bashkėkombasve shpesh u fliste pėr Kosovėn, pėr tė drejtat e shqiptarėve qė shkeleshin nga pushteti jugosllav…

Qamili edukimin atdhetar e kishte marrė nė odėn e burrave duke dėgjuar rrėfime historike, duke dėgjuar kėngė trimėrie dhe duke dėgjuar prej intelektualėve debate tė ndryshme pėr ēėshtje kombėtare. Prandaj, ai heret ishte brumosur me ide patriotike.

Janė pesė breza nga familja e tij qė kanė luftuar kundėr sundimtarėve tė huaj, qoftė pushtuesve osmanli, qoftė atyre sllav. Kėshtu, katragjyshi  Sylė Ali Goēi kishte marrė pjesė aktive nė kryengritjen anti-osmane. Ja se ēka thotė nisma e njė kėnge:

Ylli i dritės paska dalė,
Asht ēu n’kam’ ni sokol djalė,
Rrept ā ēu pėr besė t’Zotit.
Sylė Alia qaj djalė i Goēit,
Kish vesh armėt e trimnis’,
Pėr me i dal’ Zot Shqipnis’.

Stėrgjyshi Nezir Sylė Goēi i parė kishte qenė kundėr pushtuesit serb dhe e kishte kundėrshtuar me vendosmėri kolonizimin e tokave shqiptare me serbo-malazezė. Ndėrsa gjyshi Dervish Demė Goēi ishte arrestuar disa herė pėr shkak tė veprimtarisė atdhetare tė cilėn e udhėheqnin Dervish Dana i Duzhnjės dhe Dervish Syla i Molliqit.. Pra gjyshi, Demė Goēi me vėllezėrit  Rexhep Goēin e Parė dhe Avdi Goēin e Parė kishin luftuar kundėr pushtuesve ēetnikė e mė vonė kundėr komunistėve serbo-sllav. Kėshtu Avdi Goēi nė Luftėn e Dytė Botėrore bashkė me patriotė tė tjerė tė Junikut dhe Molliqit duke luftuar nė Qafė tė Morinės kundėr pushtuesve tė rinj bie dėshmor. Babai Nezir Demė Goēi u shpall armik i popullit dhe u dėnua nė Prishtinė me njė vjet burg, sepse nuk pranoi kolektivizimin dhe nuk deshi tė bėhet sherbėtor i okupatorit.

Qamili ėshtė brezi i pestė qė nuk u pajtua me robėrinė serbe. Kur shpėrthyen demonstratat e studentėve nė Prishtinė mė 1981, ai doli haptas nė mbrojtjen e kėrkesave tė studentėve duke u thėnė malėsorėve se pėr liri dhe pavarėsi duhet tė luftohet me tė gjitha mjetet kundėr okupatorit serb. Aktiviteti i tij nė rrethinėn e Tuzit shum shpejtė ra nė sy tė sigurimit shtetėror dhe kėshtu Qamili u burgos dhe u dėnua me tre vjet e gjashtė muaj heqje lirie nė Titograd (sot Podgoricė). Pas mbarimit tė burgut nė Shpuzė tė Malit tė Zi, Qamili bashkė me vėllaun Sylėn morrėn rrugėn e mėrgimit. Nė Zvicėr ata u sistemuan si ndėrtimtarė. Pėr disa vjet rresht Syla dhe Qamili arritėn sukses nė pėrsosjen e disa punėve ndėrtimtarie dhe fituan simpatinė e vendėsve dhe bashkėatdhetarėve. Qamili krahas punėve ndėrtimore, krijonte edhe vepra arti me anė tė drugdhendjes. Ai realizoi me sukses disa portrete relievore : Ismail Qemali, Isa Boletini, Skėnderbeu, Nėnė Tereza etj. Qamili e lėshoi Zvicrėn dhe u kthye nė Junik. Ndėrtoi njė shtėpi tė bukur dhe njė punėtori zdrukthtarie : Filloi tė punon vitrina, dyer, dollapė, shkallė, kuzhina, sofra, komodina, tavolina dhe dekorime tė ndryshme enterieri.

Kur plasi lufta nė Kosovė, mė 1997-1999, Qamil Goēi me djalin e vet Kastriotin u rreshtuan nė rradhėt e Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės. Shtėpia e tij pėr njė kohė u shėndrrua nė ambulancė, kurse punėtoria e tij u bė depo e armatimit dhe e riparimit tė armėve. Qamili gjatė kėsaj periudhe u dallua si ushtar shembullor nė organizimin dhe fuqizimin e luftės nė Junik dhe nė fshatrat tjera pėr rreth. Ai u dallua edhe si komandant me moral tė lartė nė kryerjen e tė gjitha detyrave qė i parashtroheshin. Pas mbarimit tė luftės ai rindėrtoi shtėpinė tė cilėn e kishin djegur barbarėt serbė. Riaftėsoi puntorinė dhe kėshti fillo prap tė kultivon me dashuri dhe pasion zanatin e tij – mjeshtėrinė.

U pėrmend edhe mė lartė se shum punė mjeshtėrore tė tij nuk janė thjeshtė punė zejtarie por janė krijime me artikulim artistik. Kuzhina, dollapė, dyer, dritare, shkallė, ornamente tė njė stili tė pėrsosur, zbukurojnė sot shtėpintė nė Dukagjin, Qamili, ky mjeshtėr-artist, i ka gdhendur nė dru me dashuri e kujdes tė rrallė duke krijuar kėshtu funksionin e qėlluar dhe formėsimin artistik.

Nė njė takim tjetėr tė rastit me Qamilin, i kėrkuam atij (si edhe shum adhurues tė estetikės ndėrtimore) t’i hedh nė letėr punėt e tija tė kryera me afinitet tė veēantė qė ka dhe tė ngrej dorė nga modestia e tij e pėrhershme se njė libėr i tillė nuk ėshtė asnjė lloj snobizmi. Pėrkundrazi, ai libėr do tė jetė njė, ta quaj doracak pedagogjik pėr mjeshtrit dhe artistėt e rinj. Me kėtė rast, Qamili ka premtuar se sė shpejti do tė pėrgatis kėtė shkrim dhe se do ta botojė pa vonesė...

 

Shėnim:

Qamil Goēi nė dokumentet zyrtare quhet edhe Qamil Syla : Familja e tij kishte pronėsi toke nė Junik dhe nė Molliq : Ndonėse njė pjesė e familjes qė jetonte nė Molliq, pėr ta shpetuar pronėsinė e tokės nga kolinizimi serb, e kishin marrė mbiemrin Syla. Kėshtu, familja mban dy mbiemra, atė tė kahmotshmin Goēi dhe mbiemrin e ri Syla.

*Emri dhe mbiemri i mbuluar mbi faksimilin e gazetės "Pobjeda" ėshtė bė nga "filolet".

filolet

 



Enver Pajaziti
Qamil Goēi
Habil Islami







Ballina








Ballina                                                                                                                                                                                          Kreu i faqes
 

 

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 25 Jul 2010 01:05:47 +0200 .