Filolet                                                                                                         

seneka

Filozofi Letėrsi Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Kush jemi Lojra flash

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Shkrimtarė tė huaj 

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Lajme Filolet

Portrete tė dalluara

Arkivi

Gjurmime-studime -
eseistikė - intervista

Laureta Miftari:
Vartėsia 
Dhuna
Mėsimi 
Egoizmi
Altruizmi 
Lumturia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Konflikti 

Arif Molliqi:
Toponimi i fshatit Llukė 
Tahir Ef. Lluka...
Poezi biografike


Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare
Albume tė vizitorėve



 

Enver Pajazitaj, pishtar i kulturės sonė nė Zvicėr

 

FYTYRA TĖ DALLUARA 

  Enverin nė Zvicėr e njohim nga aktivitetet e shumta nė disa lami si nė plan humanitar poashtu edhe nė horizontin e gjėrė kulturor, veēanėrisht nė ruajtjen, zhvillimin dhe prezentimin e thesarit artistik kombėtar nė perendim.

Ideja pėr tė shkruajtur pėr kėtė gyrbetqar nga Isniqi, lindi nė njė manifestim tė mbajtur nė Zvicėr ku grupi vallzues nė udhėheqjen e Enverit, shėndroi nė hare njė promovim tė organizuar shum dobėt. Falė voglushėve tė pėrgatitur me njė mjeshtri tė rrallė ky, manifestim-promovim, muer njė « notė kaluese » nga publiku dhe nga njė pjesė e mediave prezente.

Enver Pajaziti lindi nė Isniq ku edhe kreu shkollėn fillore pėr tė vazhduar mėtej gjimnazin « Vėllezėrit Frashėri » nė Deēan. Mė 1977/78, fillon studimet nė Fakultetin Ekonmik pranė UP por mė 1982 pėr shkaqė tė njohura tė gjendjes sė athershme politike, detyrohet tė largohet nga Prishtina dhe u punėsua nė vendlindje, duke u rikualifikuar, inkuadrohet nė fabrikėn e pompave me piston nė Deēan, nė  repartin e Isniqit. Dhe vallė, nė kėto vite, pushteti okupator i ngushtuar nga revoltat shqiptare shpikte dreqėri pas dreqėrije. Vendosi masat e dhunshme e nė vitin 1989, Enveri qė kishte njė vend pune me rėndėsi e me pergjegjėsi profesionale, u pėrjashtua sikur edhe tė gjithė punėtorėt tjerė qė dihet, nuk ju bindėn urdhėrave tė pushtetit famėkeq. Viti 1990 shėnon njė pėrshkallėzim tė padurueshėm tė gjendjes qė detyron Enverin tė largohet pėr nė Zvicėr ku jeton akoma sot me familjen e tij.

Aktivist nė Kosovė

Pėrpos angazhimeve tė pėrgjithshme, veprimeve dhe veprimtarive qė bazoheshin nė kodin e mirėsjelljes e detyrave kombėtare tė rinjėve tė asaj gjenerate , ishte aktiv edhe nė rrafshin e kultivimit tė kulturės shekullore shqiptare. Zanafilla e kėtij veprimi rridhte qė nga bangat e shkollės fillore. Mė vonė ishte aktiv nė SH.K.A tė Gjimnazit nė Deēan, nė programet ku pėrgatiteshin pika kulturore pėr manifestime tė ndryshme.

Nė njė bisedė, pyeta Enverin se nga ju mbjell kjo dashuri pėr artin dhe kulturėn kombėtare. Si gjithėmonė mė buzėqeshje miqsore dhe modest tha :

« Duke ju falemnderuar Zotit qė mė lindi nė njė fshat ku edhe si fėmi pata rast tė shikoj  nė Isniq nė vitet 1968 edhe mė vonė ēfaqje, pra drama tė teatrit profesionist, atėbotė Teatrit Krahinor tė Kosovės si dhe me qindra ēfaqje tė tjera nga shoqėri amatore po dhe drama tė pėrgatitura nga Sh.K.A "Mehmet Riza " e fshatit Isniq, ishin disa nga arsyet qė njė ditė edhe unė u gjinda si anėtar i kėsaj shoqėrie dhe kam qenė aktiv pėr trembėdhjetė vite. Ja kėtu pra mu dha mundėsia qė tė zhvilloj kreativitetin tim si instrumentalist, si aktor amator, valltar... »

Me kėtė ansambėl u arrijtėn shum suksese dhe pjesmarrja nėpėr festivale nė Kosovė dhe jasht saj, nė atė Federative qė quhej nė atė kohė, « Mehmet Riza » bėri njė renome tejet tė rėndėsishme. Ėshtė pėr tu pėrmendur, suksesi  i arrijtur nė Festivalin e Trebinjes dhe shum tė tjerė pėr tė cilėt nuk do tė flasim nė kėtė shkrim.

 

Nė mėrgim

Nė Zvicėr, qė nė fillim Enveri angazhohet  aktivisht nė organizata humanitare, patriotike dhe nė sferėn e kulturės, tė cilėn e barti nė shpirtin e vet, e ruajti tė freskėt dhe vazhdoi ta freskoj et ta mbjell nė zemrat e fėmijėve shqiptar tė ardhur nga tė gjitha trojet e nėnqiellit shqiptar.

Duke shtjelluar aktivitetet nė mėrgim, e me kėtė rast ata tė shqiptarėve nė kantonin e Neuchātel-it, me ndihmėn e bashkatdhetarėve dhe me insistim gati njėvjeēar, arrijta tė tė tuboj disa aktivitete tė Enverit tė palodhshėm. I rradhis gjėrat pa synuar ashtu si i kam gjetur pa ju dhėnė vlera tė posaēme renditėse.

  • Anėtar i Ansamblit muzikor « Albanet » - La Chaux-de-Fond, qė nga formimi; 
  • Anėtar i Shoqates Humanitare " Shpresa pėr Jetimėt " gjithashtu qė nga formimi mė 2002 ( ndihmė jetimėve qė mbetėn pa prindėr gjatė Luftės nė Kosovė) ;
  • Anėtar i Shoqates Humanitare " Agim Kukleci" nga Isniqi dega nė Zvicer qė nga themelimi mė 1991;
  • Antar i asociacionit Zvicėran " INTERNOS " nė Neuchātel - shoqatė pėr intergrimin e kulturave tė ndryshme nė Kantonin e Neuchatelit;
  • Kryetar i Kėshillit Komunal tė prindėrve dhe nxėnsėve nė mėsimin plotėsues shqip nė Le Locle si dhe Kordinator Kantonal i LAPSH-it ;
  • Anėtar pran Bashksis shqiptare nė kantonin e Neuchatelit dhe ajo qė mė sė shumti e shtiri Filoletin tė shkruaj pėr Enverin:
  • Koreograf pranė Ansamblit Artistik "Mėrgimi" nė kantonin e Nechātel-it.

Ansambli i valleve "Mėrgimi" ėshtė vazhdimsi e aktiviteteve tė nxėnsėve tė shkollės plotėsuese shqipe me seli nė Neuchātel dhe i pėrfshinė kryesisht banuesit e kėtij kantoni. Ky ansambėl ka filluar punėn para tetė vitesh. Nė fillim, ėshtė fryt i shkollės shqipe dhe koreografit Burim Hasani nga Ferizaj. Enverit i ėshtė bėrė shpesh ftesė, mirėpo me qė ishte shumė i ngarkuar me aktivitete tjera, nuk kishte mundėsi tė  tė jetė i rregullt gjatė ushtrimeve,  andaj, refuzonte tė marr pėrsipėr njė angazhim tė tillė. Pėr fat tė gjithėve, i bėhet njė kėrkesė gati ultimatum nga vet fėmijėt vallėtarė dhe kėshtu ai pranoi tė jetė me ta dhe tani sė bashku me Burimin punojnė kėto tre vitet e fundit.

Ansambli ka njėzet anėtarė tė rregulltė  dhe funkcionon shumė bukur. Janė formuar Statuti dhe Rregulloret e punės sė ansamblit, Organet udhėheqese dhe punėt vajnė mbarė pėr kėnaqsinė e tė gjithėve.

Grupi egzekuton valle burimore artistike shqiptare.  Kustumet janė tė njė koloriti shumtrevėsh shqiptar dhe kėshtu paraqet njė kaptinė tė veēantė tė pasurisė sonė etnografike. Kur jamė duke shkruajtur pėr vallet, do tė them patjetėr se kėtė shkrim a kam nisur pėr punėn e mrekulluashme qė bėn Enveri mė fėmijtė dhe tė rijtė shqiptarė. Nė njė promovim tė freskėt nė Delémont, yll i vėrtėtė i mbrėmbjes qenė ēupat dhe ēunat vallėtarė tė pėrgatitur si gjithėmonė me mjeshtri e pedagogji tė vėrtetė. Vallet e tyre ishin kaptinė e veēantė e artit tė kėsaj mbrėmje. Nė tė vėrtetė, ishte shkėlqimi i vetėm i mbrėmjes sė ftohtė e me borė tė Kallnorit.

Nė fund do tė cek se tė gjithė anėtarėt e « Mėrgimi »-t nga mė i vogli e gjer nė mė tė moshuarin janė vullnetarė dhe pėrpos problemeve tė « vogla », si qė u shpreh Enveri, egziston njė problem mė i madh e ky ėshtė ēėshtja financiare. Tė shpresojmė se do tė gjinden ndihmesa pėr kėto entuziastė dhe pėrfasuesė tė denjė tė folklorit kombėtar nė perendim.

filolet

 



Enver Pajaziti
Qamil Goēi







Ballina


Ballina                                                                                                                                                                                          Kreu i faqes
 

 

Portali i citateve ¦ Altruizmi-egoizmi ¦ Dashuria ¦ Filozofia ¦ Fėmijėt ¦ Fjalėbutėsia ¦ Gruaja ¦ Lakmia ¦ Lumturia ¦ Mbi vetitė ¦ Mėdyshja-ngurrimi ¦ 
 
Miqėsia
¦ Mosha ¦ Paragjykimi ¦ Rrena ¦ Xhelozia ¦ Tė pandara ¦ Optimizmi-pesimizmi


¦ Shkruaj Artikull tė ri ¦ Plotėso artikullin e sipėrm ¦ Dėrgo citat ¦ google ¦ 

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 08 Mar 2010 17:58:52 +0100 .