Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Portrete bashkėkombėtarėsh  

   

PORTRET PĖR NJĖ ISH NXĖNĖS:
MĖSUESI U GĖZOHET ARRITJEVE TĖ NXĖNĖSIT TĖ TIJ

Shkruan:
Faik Berisha
 

 

 

Miq tė dashur, ka kohe qė e kam nis nė mediat e shkruara kėte reportazh pėr takimin tim me Shefqet Dibranin, prandaj po ua nis edhe juve pėr ta publikuar ne faqet e internetit! Praprakisht i falenderoj tė gjithė ata qė e publikojnė, ndėrsa u kėrkoj falje pėr bezdisjen e mundshmė. me shume respekt!

Nė Foto

Shkrimtari Shefqet Dibrani nė njė promovim libri  

PORTRET PĖR NJĖ ISH NXĖNĖS:

MĖSUESI U GĖZOHET ARRITJEVE TĖ NXĖNĖSIT TĖ TIJ

1. Mė 8 tetor 2012, diku rreth orės 10:15 min. nė shėtitoren "Nėna Terezė" nė kryeqytet, fare rastėsisht takoj ish nxėnėsin tim Shefqet Dibrani. Mė kishte marrė malli pėr te, pasi kishte vite qė nuk e kisha parė. U pėrshėndetem siē pėrshėndetet mėsuesi me ish nxėnėsin e tij. Dhe pasi u falėm, aty pranė nė njėrėn nga kafenetė u ulem pėr tė pirė nga njė kafe. Shefqeti ishte i gėzuar se kishte ardhur nė Kosovė. Ti e di mėsues se unė nuk jetojė pa Kosovėn mu drejtua me njė "ti" tė rėndomtė. Ai edhe kur ishte nxėnės gjithmonė kėshtu drejtohej me "ti", jo veē me mua, por me gjithė personelin e shkollės sonė, duke pėrjashtuar drejtorin dhe punonjėsit teknik. Bile mė kujtohet kur e kam pyetur pse sillesh kėshtu i lazdruar?! Ai, fare qetė ma pat kthyer: "A nuk qenka i mjaftueshėm respekti nė orėn mėsimore?", e kjo ishte e vėrtetė, aq sa ishte e vėrtetė dashuria e tij se "nuk mund tė jetoj pa Kosovėn", nė kohėn kur tė tjerėve ky vend u ka dalė pėr hundėsh, megjithatė ėshtė mirė kur dikush e do kėtė vend!

Sigurisht pėr ta ndėrruar bisedėn, ai nxori nga xhepi celularin "iPhone", dhe mi tregoi "Gurėt e varreve" qė atyre ditėve ua kishte rregulluar prindėrve tė tij. Mėsues kanė kaluar 13 vite nga prilli i kobshėm qė mori babain, dhe ja vetėm tani e kreva edhe njė "detyrė shtėpie", u shpreh tamam ashtu siē mund tė flet njeriu kur nga krahu heq njė barrė qė e ka tė ngarkuar. Mė pas mė tregoi edhe ca gjėra tė "shtėpisė nė katund" siē shprehej ai. Ishte i entuziazmuar, kurse unė nuk doja ta ndėrprisja, bile tha se "kėtė fund jave i pata bijat", kam njė motėr tė cilėn e mora nė tė panė dhe qeshi sa nuk bėhet mė... po kėto gjėra e bėjnė tė rėndėsishme jetėn e njeriut... e mė pas ktheu bisedėn me pyetjen pėr jetėn dhe punėt e mia.

Jam i pa punė, i thash, pėr tė tė mos thėnė se jam pensionist. Kėshtu me shaka iu pėrgjigja edhe unė. Fėmijėt janė rritur dhe kanė jetėn e tyre, unė me gjėrat e ditės, lexoj vazhdimisht, por gėzohem kur i lexoj librat e nxėnėsit tim, u shpreha me dashamirėsi. Pastaj i fola pėr krijimtarinė e tij ku mė dėgjoi me vėmendje. Po autori ėshtė person publik, e ai mund ta mat vetėn me interesimin e lexuesit pėr librat e tij. Si tė them u shpreh ai: Kėtu nė Kosovė, pėrjetohen deficite, kurse nė Evropė dhe Amerikė, duke mos pėrjashtuar as Shqipėrinė gjėrat kanė ecur mė mirė, prandaj s'kam pse tė ankohem. E sheh si janė krijuar klanet, jo vetėm nė politikė, po kudo tė cilat po bėjnė kėrdinė, megjithatė karshi angazhimit tim pėr t'i shpėrndarė, librat kanė qarkulluar mirė, bile mjaftė mirė, u shpreh i bindur.

Nė ndėrkohė i ra cingėrima e telefonit, dhe si nė njė orė mėsimore, ne detyrimisht u ndamė pėr t'i ruajtur kujtimet pėr nxėnėsin tim!...

2. Gjatė rrugės pėr nė shtėpi, blova edhe njėherė tėrė bisedėn, sepse tek ai pash njė individualitet tė kompletuar dhe pėrplot ide pozitive, pėr vete dhe tė tjerėt, e ky gjest mė shtyri tu rikthehem disa pikėpamjeve qė gjenden nėpėr librat e tij. 

a). Poezia qė krijon Shefqet Dibrani, ka njė vlerė qė kalon mesataren e asaj qė i thuhet poezi e sotme shqipe, por mė duket se prezenca publike e poezisė qė krijon ai ėshtė nėn ēdo mesatare, madje as "poema e bukur kushtuar Rugovės" qė ėshtė njė krijim i rrallė, nuk ėshtė pėrfshirė nė librat qė i kushtohen Ibrahim Rugovės, sikurse as "elegjitė" e shumta nuk janė pėrfshirė nėpėr monografitė qė u kushtohen kėtyre heronjve pėr tė cilėt ai ka shkruar. 

b). Pastaj kritika letrare e tij e pėrmbledhur nė librin "Libra dhe mbresa", nuk ėshtė dashur tė heshtet nga shtresa intelektuale e akademike e Kosovės, pasi dihet se pikėrisht ajo kritikė ka ndikuar qė tė themelohet nė Amerikė njė rrymė e re letrare e quajtur "PROTONIZĖM". 

c). Ėshtė libri "Letrat e Agimit" qė ka sjellė njė letėrkėmbim interesante nė mes tij dhe poetit kuksian Agim Spahiu, letra kėto tė bėra publike me rastin e 15 vjetorit tė vdekjes sė poetit, kurse autori dėshmon jo vetėm kulturėn e shkrimit tė letrave, por libri ėshtė dashur tė futet si literaturė nė fushėn e gazetarisė pasi shėnon njė risi tek ne nė Kosovė. ē). Janė edhe dy libra tė tjerė me analiza politike "Zhgėnjimi ballkanik 1 dhe 2", tė cilat e bėjnė kėtė autor vizionar, sepse ėshtė treguar mjaftė i saktė nė prognozimet e tija. 

d). Dhe sė fundi ėshtė libri "11 Minuta para orės '00", i cili merret kryekėput me zhvillimet politike nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, duke mos anashkaluar as segmente tė tjera dhe duke mos pėrjashtuar as individ qė kanė qenė tė involvuar nė kėto procese. Libėr ky qė ėshtė pritur mirė nė Evropė ku jeton autori, por ėshtė heshtur nė Kosovė(?!), prandaj pa dashje shtrohet pyetja: Pse?

3. Nuk dua tė bėhem i mėrzitshėm, por dua tė apeloj tek ndėrgjegjja e kombit tim, pėr tė cilėn nuk dyshoj. Ti respektojmė vlerat dhe individėt qė kanė bėrė shumė pėr kėtė vend, qoftė rasti me nxėnėsin tim, apo edhe me tė tjerėt. Ėshtė kjo arsye, pse dua tė apeloj tek strukturat akademike tė Kosovės, tek zyrtarėt politik nė Kosovė, dhe veēmas po apeloj tek strukturat e LDK-sė, pėr tė cilat, nxėnėsi im, ka shkruar mė shumė, tė mos injorojnė personalitetet qė mund t'i dalin zot kėtij vendi. Madje kjo detyrė i takon mė shumė se kujt do tjetėr vet kryesisė dhe kryetarit tė LDK-sė z. Isa Mustafa, tė hapin debat publik pėr pikėpamjet e shtruara nė librin e tij, pasi debati shkon  nė dobi tė proceseve demokratike qė i duhen Kosovės. LDK-ja duhet ti nderon intelektualėt, ti afroj ata dhe tu japi shansin pėr ta treguar veten. Po kėtė gjė mund ta bėjnė edhe strukturat tjera shtetėrore, politike, akademike dhe madje edhe ata individ qė udhėheqin biznese tė suksesshme anė e kėndė Kosovės.

Ndonėse nxėnėsi im nuk u ankua, mė takoi mua tė flas, si mėsuesi i tij, me qėllimin mė tė mirė pėr interesin e kėtij vendi. Prandaj po apeloj edhe tek mediat e shkruara dhe ato elektronike qė tė hapin debat pėr veprat e tilla dhe t'u krijojnė mundėsi tė flasin mendjet e ndritura tė kombit tonė, qė i kanė sfiduar vėshtirėsitė pėr vite tė tėra, madje duke dalė fitimtar e duke u treguar tė suksesshėm. Vetėm rasti nė fjalė thotė shumė, pasi dihet se pa ia krijuar mundėsitė e veprimit ai ka arritur ta dėshmoj veten. Shtrohet pyetja: "nėse kėtyre njerėzve u krijohen mundėsitė dhe u lejohet hapėsira e veprimit", ēfarė do tė kishin bėrė pėr Kosovėn! Prandaj, mendoj unė se vetėm duke i nderuar njerėzit tanė do tė bėjmė diēka tė vlefshme pėr kėtė vend tė bekuar nga Zoti!...

Faik Berisha

Prishtinė, Nėntor 2012.


 

Portrete

 


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .