Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portrete bashkëkombëtarësh

Shqiponja e Bargullasit nënë Azbije Xhamallati mbeti në histori

:Portret nga Xhevahir Cirongu

Tiranë :

Portrete

C:\Documents and Settings\durres shkozet\Desktop\DSCN0300.JPG

Të shkruash  pak rreshta për Azbije Xhamallati duhet të mendohesh  mirë, sepse ajo  edhe pse ka vite që është larguar nga jeta, ka se çfar të na thotë edhe sot e kësaj dite. Ditari i sajë i jetës është i mbushur plot me ngjarje e sakrifica që  na  rrëfen  jo vetëm të djeshmen heroike, por edhe me sublimet  e kalvarit jetësor , që ajo nënë na i ka lënë të shkruara në zemrat tona kur ne e kujtojmë pas kaq vitesh .

       Vështroj  rreth viteve që kanë shkuar të cilat rrinë si kurorë tufa manushaqe në kaltërsinë tomorriane atje mbi fshatin e lindjes të asaj nëne fisnike,  në Bargullasin e bilbilave  të këngës, e më duket sikur bisedoj akoma  me nënë Azbije.Le të treten vitet si bora e malit Tomorr. Ajo nënë shqiponjë ‘’fluturon’’ drejt qiellit e s’ ndalet ,sepse  gjurmët e mirësive që ka lënë ajo udhëtojnë e s’ndalen  sot e në brezat që do vijnë.

           Megjithatë, ne kthehemi mbrapsht në vite.

Nënë Azbije Rakip Xhamallati ka lindur në vitin 1908 në fshatin  e gurëve të bardhë Bargullas të rrethit Skrapar. Ajo jetoi deri në vitin 1991. Historia e asaj nëne  ishte plot heroizma e sakrifica. Kurrë nuk ju tremb vështirësive të jetës. Me guxim e trimëri përballoi rrugëtimin e kohës së vetë që ishte me shtigje të panjohura. Guximin e kishte prej luaneshë mali, sepse guximin ia jepte mali i bekuar Tomorri. Kush e ka njohur nga afër atë nënë e si tha këto fjalë që të frymëzonin e të jepnin kurajo të ecje drejtë  rrugëve të panjohura të jetës.                                     Nënë Azbija rrjedh nga një familje patriotike e atdhetare. Kontributi që ka dhënë familja e të afrmit gjatë LANÇ është  e madhe , saqë vëllai  i saj  Avni Kondi ra heroikisht në çlirimin e Tiranës më 11 nëntor të vitit 1944. Gjaku i Avni Kondi u bë lule maji së bashku me 28 mijë dëshmorët e tjerë që mbetën të përjetshëm në altarin e lirisë së atdheut.  Edhe Azbija mori pjesë aktive  për çlirimin e atdheut nga  nazifashistët. Ajo u aktivizua  qysh  në tetor të vitit 1942 në luftën nacionalçlirimtare. Ishte  anëtare e parë e Këshillit  Antifashist të Gruas, e cila luftoi me trimëri deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

 Kështu, duke qënë një luftëtare e zonja, gjatë luftës zgjidhet Anëtare e Këshillit Anfifashist të Gruas për Nahien e Beratit, duke kryerë detyrën e informatores në një mosh të re. Azbija ishte antare e partiës komuniste shqiptare. Në detyrat e saj ishte korrekte, por edhe dashamirëse ndaj njerëzve ku ajo punonte e vepronte si veprimtare e shquar në shoqëri. Ishte një vajzë me vizione të qarta përparimtare për të cilën edhe luftoi krahë për krah djemëve e vajzave shqiptare , jo vetëm gjatë luftës, por edhe mbas çlirimit të vendit.

  Ajo merr pjesë në Kongresin e Parë të  LANÇ të Gruas, e cila përfaqësonte  krahinën e Nahijes si delegate në këtë kongres. Fjala e saj  në atë kongres, ngriti peshë zemrat e vajzave e grave që kishin ardhur në Berat nga gjithë  qytetet e fshatrat e shqipërisë. Mbas çlirimit nënë Azbija iu përvesh punës për ndërtimin e vendit që u dogj e u shkatërrua nga lufta. Në fshatin Bargullas zgjidhet kryetare e organizatës së gruas .  Ajo dinte të organizonte, por edhe me fjalën e ngrohtë i bënte për vete të tjerët në luftën kundër analfabetizmit duke organizuar kurse në shtëpinë e saj. Për aktivitetin e punën e palodhur që bënte Azbija, zgjidhet edhe  si  Anëtare  e  Kryesisë së Gruas të rrethit Berat, por edhe  anëtare e Komitetit Ekzekutiv  të po këtij rrethi. Duke parë në kohë të  ndryshme, si gjatë aktivitetit  në luftën për çlirimin e vendit dhe mbas në ndërtimin e tij, nënë Azbije Xhamallati  është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me medalje të luftës e të punës. Po kështu edhe  si militante e denjë e aktiviste e palodhur, si veterane që mbrojti deri në vdekje vlerat e LANÇ. Si e tillë ajo do mbetet një shembull frymëzimi për  të gjithë brezat, e sidomos për bashkëfshatarët që i deshi dhe e respektonin aq  shumë  fjalëmblën nënë Azbije.       

      Në gjurmët e nënës ecën edhe djali i saj i vetëm Bardhi Xhamallati.    Me modestinë që e karakterizon dhe edukatën  që ka marrë  në familje, Bardhi  ka punuar me devotshmëri  për gjithë jetën  në çdo front pune. Ai ka punuar në kombinatin ushtarak të Poliçanit  me profesionin mekanik. Në punë ai dallohej për disiplinë e ndërgjegje, i dashur në shoqëri. Sot është në pension pleqërie. Por si pasardhës i LANÇ  është aktivizuar në Organizatën e Veteranëve.  Në fillim në qytetin e Poliçanit, ku zgjidhet edhe kryetar i organizatës së veteranëve (organizatës nr. 2). Ai është zgjedhur edhe në kryesinë e degës së Organizatës Kombëtare për dëshmorët e LANÇ të qytetit Poliçan. Sot Bardhi  është me banim në qytetin bregdetar të Durrësit me gjithë familje. Por edhe këtu ai është aktivizuar në  organizatën e veteranëve të LANÇ të këtij qyteti, ku dallohet  si  aktivist  e merr pjesë në aktivitete e ndryshme që organizon kjo shoqatë për të mbajtur gjallë vlerat e luftës së Dytë Botërore e të LANÇ.

Në një dokument lexojmë se: ‘’Azbije Xhamallati nga fshati Bargullas të rrethit Skrapar, sipas dokumentave arkivore në Muzeun  e rrethit, në Historikun e fshatit Bargullas në faqen 73 thuhet:

‘’Azbije Xhamallati është Anëtare e Këshillit Antifashist të Gruas dhe anëntare e Këshillit krahinor të gruas pë Nahijen e Beratit nga marësi I vitit 1943 deri në 1944. Aktiviste e shquar dhe organizatore në ndihmë të luftës antifashiste me grat e tjera të Nahijes në Berat deri në çlirimin e vëndit”, (Drejtori Nuri Çuni). Nëntor 1944, nëntor 2014!

 Në këtë jubile të 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë do kujtohet me respekt edhe shqiponja e Nahijes së Beratit, nënë Azbije Xhamallati që mbeti në histori simbol frymëzimi dhe edukimi patriotik për sot e breziat e ardhshëm. Me guxim e sakrifica ajo bëri emër në histori.


 

       Tetor, 2014.


 

      Faksimile dokumendash të Azbije Xhamallati


 

C:\Documents and Settings\durres shkozet\Desktop\DSCN0294.JPG


C:\Documents and Settings\durres shkozet\Desktop\DSCN0295.JPG
 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .