Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portrete bashkëkombëtarësh  

   

Portrete krijuesish

Muza në kraharorin e poetit, Nexhat Rexha

Shkruan: Rrustem Geci


Rr. Geci

 

 

 

Nexhat Rexha u lind në Topanicë, në vitin 1956 të shekullit të kaluar. Nexhati shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, ndërsa Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetnin e Prishtinës. Topanica e poetit Nexhat Rexha ka një histori të pasur në historinë tonë kombëtare. Topanica është pjesëmarrëse në të gjitha luftat për çlirim të Kosovës. Të rënët e Topnicës për liri të Kosovës janë të shumtë. 

Në Luftën Antifashiste, Topanicës i ranë dy gjëmë të rënda; Kidnapimi i Nuseve, nga fshati fqinj serb, dhe mobilizimi i regrutëve për në Tivar. Por, Topanica, e pajisur me urrtësi, me Zemërbardhësi, dhe me dorën grusht, doli e mbijetuar nga ata që vrasjen kishin mësim. Ky fshat i mençur dhe patriot, sot ka infrastrukturë moderne, rrugë, e shtëpi të bukura, shkollë bashkëkohore, infrastrukturë të ujërave të zeza, dhe me ekonomi të kamur. Topanica sot i ngjan një qyteze vërtet të bukur.

Poeti dhe patrioti Nexhat Rexha, që në moshë të vogël është marr me krijimtari dhe publicistikë të herëpashershme. Pozita gjeografike e Topanicës ku jeton dhe krijon poeti Nexhat Rexha, është ambient frymëzues. Fshati i tij, si për dëshirë të poetit është i prekur nga tre lumej, të blertë në pranverë, dhe të këthjellët në dimër. Dheu i vendlindjes, aroma e bimëve dhe pemëve, kopshtet e mbushura me lule dhe perime, janë motivet që e lënë pa gjumë, poetin, Rexha. Ndjesitë e mia për këtë ambient artistik, më thotë poeti, jo rrallë zbresin në nështresat e tokës, aty ku jetën bëjnë rrënjët. 

Unë nuk mund ti marr kësaj jete më shumë gjak poetik, se sa më lejon natyrshmëria e jetës dhe ambijentit ku krijoj. Dëshira e lirë në art, më thotë Nexhati, kujtoj se ende është largësi. Mungesa e tërësisë së kaluar, dhe vjedhja e së kaluares nga fqinjët tanë, dhemb gati tek gjithsecili kijues në Kosovë. Muza e perendisë e ka një fole në Topanicë, në zemrën e kraharorit të poetit Nexhat Rexha. 

Në një poezi të poetit Nexhat Rexha, lexojë; Pikat e shiut bien me dhimbje / në kraharorin e afshtë të tokës / Në dhimbje e kam një fjalë zemre / që pemë e jetës në rremb të çelë /!.. Këto dhe vargje të tjera , të poetit Nexhat Rexha, janë mesazh i fortë poetik, se e sotmja jonë ka të ardhme të bukur. 

Nexhat Rexha, është autor i 4 librave me poezi, dhe autor i dy librave, kritikë letrare. Veprat e tij janë; 1 . Ndrydhja e pikës K, 2 . Unazë qiellore, 3 . Dhembja kujtesë, 4. Bekimi i shekujve, rumunisht, 5 . Ligjërime përjetimesh, dhe 6 . Fjala ruan kujtimin, janë libra të vlerësuar. 

Aktiviteti krijues letrar i Nexhat Rexhës është i gjerë, dhe domethënës. Nënshtresa poetike e poetit Nexhat Rexha është artistikisht e pasur; / Ishte kohë e pritjeve në ethe,../ ditët e netët torturoheshin / kokat nguleshin në hunj gardhi / e rrugët ndiqnin njëra tjetrën/, dhe vazhdon ; kam një fjalë të pathënë / në këtë orë të historisë / hyj në dyert e një ashensori / të jetoj edhe një çast!..Poezia ka botën e saj të paskajshme. Ajo nuk jepet, është fryma më sublime për njeriun, aroma që deh dhe frymëzon. Nexhat Rexha, poet, kritik dhe publicist, jo rrallë edhe dorën e bën grusht, dhe nuk ikën nga e vërteta, nga e bukura, nga muza e tij e përgjakur.

 

Rrustem Geci - Dortmund


 

Portrete

 

Lexo edhe:

Nexhat Rexha, poet dhe kritik letrar

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .