Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Portrete bashkėkombėtarėsh  

   

 PEDAGOGU SHEMBĖLLTYRĖ

 
Shkruan:
Shaban CAKOLLI

 

 

Kam shumė pėr tė thėnė,por sa do qė tė mundohesh tė thuash apo tė shkruash pėr profesorin e dashur, pėrsėri nuk do tė mundesh me gjetur fjalė e shprehje qė tė mund tė thuash tė gjitha ato qė duhet tė thuhen pėr njė pėrsonalitet tė dalluar dhe pėr njė  ligjerues tė madh . Profesori ynė i dashur gjithmonė ishte , ėshtė edhe tani dhe do tė mbetet  shembėlltyr Pėrsonalitet i spikatur , pedagog dhe ligjėrues i dalluar .Urtėsia,menēuria dhe kėshillat e tij tė ngrohėta e miqėsore,nuk mund tė harrohen nė jetėn tonė,e qė do tė mundohemi tė i shpalosim herė pas here.

Kanė kaluar  vite e vite,e kujtoj  fėmijėrinė time dhe thuaj se sigurohem se asgjė  nuk kam harruar nga fėmijėria ime e pafėmijėri.Sikur na burrėronte  vet koha e pakohė,kur nė vend tė lodrave kishim obligime tjera,me muskujt tonė fėmijėror duheshim tė bėheshim krah  ndihme pėr prindėrit,nga se kohė pėr lodra nuk kishte.Jetonim fėmijė fshataresh,pas  mbarimit tė mėsimit nuk gjenim  kohė  pėr pushim,na prisnin me njė pjesė  buke nė dorė,na caktonin obligime,nė mos tjetėr sė paku pėr tė  ruajtur tufėn,madje verės kryanim edhe punė tė rėnda bujqėsie,mjetet ishin primitive madje korrnim edhe drithėrat  me drapėr.Vjeshta kishte punėt e veta,vjelėjen  e misrit,pemėve e perimeve.Mbase dimrit kishim pak kohė mė tė lirė,herė-herė vidhnim ndonjė gjiro skijimi,nga se po tė u binim nė sy prindėrve jo vetėm se na qortonin,shpesh edhe na ndėshkonin,sepse sipas tyre me skijim shkatėrroheshin kėpucat,e ato duhej ruajtur mirė,nga se prindėrit tanė nuk kishin tė holla pėr tė na blerė  kėpuca dy here nė vit.Nuk kishte as autobus,ne nxėnėsit udhėtonim  kėmbė shtėpi-shkollė dhe anasjelltas,nga katrėmbėdhjetė kilometra nė ditė.Mėsonim natėn,nga se ditėn nuk kishim kohė pėr mėsimin,madje mėsonim  pėrmes dritės sė llampės sė vajgurit,se nė ato fshatra  malore nuk kishte energji elektrike. Pavarėsisht kushteve tė vėshtira,varfėrisė,ne kishim  vullnet,interesim dhe pėrkushtim nė mėsime.Nuk shkonim nė shkollė pa i kryar detyrat,pa u pregaditur,nga se na vinte turp edhe prej mėsimdhėnsve tė cilėt i rrespektonim shumė,Po,jetonim nė kushte tė rėnda,pėr kėtė nuk mundemi tė i fajėsonim as prindėrit,nga se edhe ata nuk kishin dėshirė tė jetonin skamnorė,edhe ata kishin merakun qė ne fėmijėt e tyre tė jetonim  mė mirė,por  varfėrinė pėr ditė e mė tepėr na e sillnin pushtuesit  tė cilėt jetonin  nga djersa jonė,duke na zhytur nė njė varfėri tė skajshme.Pasi mbaruam shkollimin fillor,duhej tė  vazhdonim  shkollimin  e mesėm  nė Dardanė(ish-Kamenicė).Edhe  po tė donim tė udhėtonim ishte e pamundur,autobusėt qarkullonin  rrallė,ne mėsonim nė turnin e dytė pas dite,andaj qem detyruar tė banojmė  nė Dardanė.Banesat ishin tė shtrenjėta,pa asnjė kusht jetese,ato katėr mure,njė shtrat qė e sillnim  nga shtėpia,njė stufė,nuk kishim as tavolinė pune,paguanim nga tetėqind dinarė atė kohė kjo ishte shumė.E kujtoj  si sot:Nė banesėn ku banoja unė,banonim katėr  vetė nė njė dhomė.Mua mė  ra shorti qė shtratin  tim tė e vendosja pranė dritares.Dhoma kishte njė dritare,me njė pjesė  xhami,kurse pjesa tjetėr e xhamit  ishte e thyar,nė vend tė saj kishte njė karton!E kujtoj dimrave tė fortė kur binte dėborė me frymė,pėrmes atij kartoni bora binte nė shtratin tim.Habitem sa tė qėndrueshėm ishim,nuk na lėkundte asnjė stuhi,nga se ishim  tė etur pėr pakėz dritė.Eh,ato vite tė vėshtira,kur banoja nė Dardanė,larg prindėrve,pavarėsisht vuajtėjeve   vehtja mė dukej mė i burrėrruar.Mėsonim nė Qendrėn e Shkollave tė mesme"9 Maji",tani quhet "Gjimnazi Ismail Qemali" nė Dardanė.Ato momente nuk i harroj kurrė,madje tani kur jam i mėrguar larg atdheut,mė kujtohen  ēdo  ēast,madje shpesh i shoh nė ėndėrr.Mė kujtohet i tėrė kolektivi i arsimtarėve,tė cilėt ishin aq tė pėrkushtuar tė punonin  me ne,madje edhe kujdeseshin tė punonin me pedantėri me ne,mund tė them  lirisht kujdesi i tyre pėr ne ishte  sikur prindi qė  kujdesj pėr fėmiun e vet.Mėsimdhėnėsit tanė me njė fjalė veq pedagog,ishin edhe atdhetarė tė shquar kombėtar,edhe pse koha nuk ishte pėr njė guxim qė ata tė e shprehnin haptas.Nga veprimtarėt e devotshėm kombėtarė kujtoj Mehmet e  Izet Surdullin,Xhavit  Kryeziun,Sevdai  Thaēin,tė cilin e kisha plot katėr vite kujdestar klase,Haqif Cana,Halil Dėrmaku,Isah Kallaba,Zijah dhe Abaz Rrudhani,Nijazi  Thaēi,Nazim  Qehaja dhe Asllan  Ajvazi.

Nė jetėn e njeriut janė disa momente qė fiksohen nė mendje dhe nuk harrohen kurrė.Madje tė fiksuara  qysh moti,e tė cilat i kujtoj me mall nga mėrgimi i largėt,ku djeg dashuria e malli,ku kujtesa tė kapė nė ēdo ēast.Veq mallit tė vendlindjes fiksim i pa shlyar nė kujtesė mė ka mbetur te shokėt e shkollės,miqėt, disa persona tė veēantė si mėsuesi, mėsuesja, mjeku ,profesori,etj. Edhe ata njeriu i bartė nė kujtesėn e vet dhe i kujton me pietet dhe dashuri.Njėri i cili asnjėherė nuk mė hiqet nga kujtesa,pėr tė cilin  kam shumė dashuri e rrespekt ėshtė Xhavit  Kryeziu,atė botė profesor i gjuhės shqipe,edukator i shembullorė,i dashur,i ngrohėt,i interesuar mishėrisht pėr tė na e bė tė njohur ēdo mėsim,madje ēdo fjalė qė fliste.

Po kėshtu mund tė thuhet pėr profesorin tim tė gjuhės shqipe nė shkollė tė mesme.Ai, pra profesori im i gjuhės shqipe, ishte aq i thjeshtė dhe modest nė jetė, por i pasur me dije dhe me fisnikėri si rrallė ndonjė tjetėr. Ai i tillė ėshtė edhe sot, nė pensionin e tij tė merituar!

Ai, pra, profesori im(dhe i tė tjerėve) na ligjėronte lėndėn: Gjuhė shqiptare.Dhe ligjėronte me aq pasion saqė ne ish nxėnėsit e tij edhe sot sikur i dėgjojmė nė vesh ato ligjėrime tė tij! Dhe domosdo qė ora mėsimore e gjuhės shqipe, fal profesorit, ishte mė e dashura pėr ne!
 

Ai i dashuri profesor i gjuhės shqipe,i madhi  Xhavit  Kryeziu,edhe pas dhjetėra e dhjetėra vitesh ka mbetur mė i rrespektuari nė kujtesėn time,i dashur dhe i ngrohėt mu si nė atė kohėn kur na ligjėronte,i rinuar edhe sot kur ėshtė nė pension,ashtu duket i pandryshuar sikur ato dhjetėra vite mė parė kur na ligjeronte pėrzemėrsisht,kur mundohej tė na i mėsonte tė  gjitha.

Unė  i mėrguari prej kohėsh,nė ndeja,nė biseda,nė punė,larg atdheut ēdo ēast i kujtoj kėshillat e tij tė kujdesshme sikur atėrore,tė urtėrta e tė menēura,kėshilla kėto qė mė kanė ndihmuar tė hapėroj,e me tė cilat po plakem.Saherė shkoj  pėe pushime nė Dardanė,nuk mundem tė kthehem pa e takuar profesorin tim tė dashur,madje saherė e takoj pėr disa ēaste harroj gjitha brengat,ndihem sikur iu ktheva fėmijėrisė,sikur lumturohem tej mase.Profesori i cili u ka ligjėrua aq shumė brezave,as sot nė pension nuk pushon asnjė ēast,madje ka shkruar e po shkruan  libra e monografi pėr arsimin,shkollėn.
 

Sa do qė tė mundohesh tė thuash apo tė shkruash pėr profesorin e dashur , pėrsėri nuk do tė mundesh me gjetur fjalė e shprehje  qė tė mund tė thuash tė gjitha ato qė duhet tė thuhen pėr njė pėrsonalitet tė dalluar dhe pėr njė  ligjerues tė madh . Profesori ynė i dashur gjithmonė ishte , ėshtė edhe tani dhe do tė mbetet shembėlltyr. Pėrsonalitet i spikatur , pedagog dhe ligjėrues i dalluar . Ne e konsiderojmė  si njeriun tanė mė tė dashur, qė ndėrtoi njė vepėr tė ndritur edukative dhe arsimore . 
 
Si i tillė ai ishte, ėshtė i admiruar dhe i respektuar nga tė gjithė : nga nxėnėsit , nga prindėrit , nė veēanti nga kolegėt e punės . Ai  sot nė shiqim,ndjehet krenar pėr tė gjitha ato qė i bėri nė procesin edukativė dhe arsimorė. Ėshtė obligim moral dhe shoqėrorė qė tia themi dhe ti falenderohemi pėr tė gjitha ato qė dha nė lėmin e arsimit e sidoms pėr kėtė vatėr tė diturisė , 

 
Xhavit Kadri Kryeziu
 
Xhavit Kadri Kryeziu u lind mė 24. 4. 1943 nė Rogaēicė, komuna e Dardanės (Kamenicės). Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, Normalen nė Gjilan (1965), ndėrsa ShLP-nė, Dega e Gjuhės e Letėrsisė Shqipe nė Prizren (1968). Fakultetin pėr tė njėjtėn degė e kreu nė Prishtinė (pa shkėputje nga puna), Shkollėn e Oficerėve Rezervė- Dega e Artilerisė Tokėsore nė Zarė tė Kroacisė e qė pas mbajtjes sė praktikės ushtarake nė Slloveni, merr gradėn e nėntogerit dhe pastaj magjistroi nė Fakultetin e Mbrojtjes Popullore. Nė detyrėn e mėsuesit e arsimtarit ka punuar nė shkollėn e vendlindjes nė vitet 1965-1973 (me ndėrprerje). Nė vitet 1973-1978 punoi nė detyrėn profesorit pėr lėndėn e Gjuhės e Letėrsisė Shqipe nė Gjimnazin e Dardanės. Nė vitin 1978 emėrohet kryeshef nė Organin e Mbrojtjes Popullore tė kėsaj komune, ku punoi deri nė vitin 1988. Nė qershor tė kėtij viti pushteti serb filloi fushatėn e largimit tė punėtorėve shqiptarė nga puna, duke filluar nga kėto organe, e kėshtu u veprua edhe ndaj tij qė mė se njė vit mbeti pa punė. Nė vitet 1981-2001 ka ligjėruar lėndėn e Mbrojtjes Popullore nė Fakultetin Teknik tė Prishtinės, Dega e Makinerisė, nė cilėsinė e bashkėpunėtorit tė jashtėm, pra, deri kur hiqet kjo lėndė nga programi mėsimor. Qė nga viti 1989 punon nė Gjimnazin “Ismail Qemali”, ku punon edhe tash dhe jeton nė Dardanė. Krahas punės ėshtė marrė edhe me shkrime. Deri mė tash ka botuar mė se 20 punime nėpėr gazeta dhe revista, nga fusha e historisė, gjuhėsisė dhe letėrsisė. Deri tash ka botuar keto libra:

-Shkolla fillore "Metush Krasniqi" e Roganės, 1945 - 2000, me bashkautor, botuar me 2001 (300 faqe).

-Shkolla fillore "Metush Krasniqi" e Roganės, 2000 - 2005 (II), me bashkautor, Gjilan, 2006 (216 faqe).
- Pishtarėt e shkollave shqipe nė Dardanė (Kamenicė) I, Gjilan, 2006 (126 faqe).
- Pishtarėt e shkollave shqipe nė Dardanė (Kamenicė) II, Gjilan, 2007 (102 faqe).
- Gjimnazi Ismail Qemali i Kamenicės (1964- 2007) -I-" Gjilan, 2009 - Monografi.

Xhavit  Kryeziu  ka shkruar edhe libra tė  tjer,pasi ne po shihemi rrallė,kėtė  mundėsi na e ka shkaktuar kurbet,por besoj se  me librat e tij tė tjerė do u njoftoj  ndonjėherė  tjetėr.

 
Urojmė qė shembulli i tij – prej mėsuesi profesionist dhe tė pėrkushtuar tė shėrbej pėr tė gjithė ushtruesit e kėtij  profesioni fisnik,kurse juve baca i nderuar Xhavit,ju pėrshėndesim  nga  thellėsia e zemrės,nga mėrgimi i lartė,duke  ju dėshiruar shėndet tė mirė,gjitha tė mirat  nė jetėn tuaj,krijimtari tė mėtejme.Me dėshirėn pėr tė u pa sa mė shpejt nė  vendlindjen tonė tė dashur nė Dardanė.


 

Portrete

 


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .