Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 


.....

 

 

 

Ballina   Poezi dhe prozë - Misioni i jetës

Misioni i jetës

 
Vilson Junçaj

Filozofi
 
dhe
letërsi

Misioni i jetës

 

Testi i njëriut është lufta që ai e përballon,

Energjia me të cilën çdo ditë forcën e tij e tregon.

Mënyra se si rrin në këmbë dhe merr vendime,

Mënyra se si i shikon njerëzit pa dallime.

 

Sekreti se si i pret me aq thjeshtësi goditjet,

Dhe i përdor ato për t'i forcuar arritjet.

Kur je në presion dhe thjesht e kalon këtë gjëndje duke qeshur,

Kjo tregon se je më i fortë se sa ajo më të cilën je ndeshur.

 

Kjo nuk është fitore, kjo është mënyrë e jetesës,

Që çdo ditë provon të hap derën e harresës.

Por a je në gjëndje ti që tërë kohën të jesh vigjilent,

Sepse tërë planin mund të ta prishi vetëm një moment.

 

Ajo ndjenjë kur fati dhe njerëzit kunder meje vihen,

Por kur i mundi unë me heshtjen time ata shkojnë e fshihen.

Fshihen dhe provojnë që edhe ata mua me heshtje të më fitojnë,

Por edhe aty ata përsëri vazhdojnë dhe gabojnë.

 

Unë kështu tek ata njerëz kam ndikuar,

I kam bërë që të mëndojnë se guri më shumë se diamanti është i çmuar,

Kam bërë që një gur të thjeshtë ata aq shumë ta vlerësojnë,

Sa që do mëndojnë që ka flori në të që ata mos ta shikojnë.

 

Edhe nëse gjithçka ka marrë fund unë përseri do provoj,

Sepse nuk kam frik që të dështoj.

Me këtë kurajo e vazhdoj unë udhëtimin,

Dhe nuk ka mundësi që dikush të ma largojë lumturimin.

 

Pusho nëqoftëse të duhet, por tani nuk është koha për tu dorëzuar,

Sepse të gjitha veprat e mira që i ke bërë askush nuk ka për t'i besuar.

Dhe tani që mëndon se më në fund je pjekur,

Mos shiko mbrapa! Ajo rrugë nuk është për tu ndjekur.

 

Vilson Junçaj

histori_
tradita_ vështrime_
debat_
citate_
h
umor_


Vilson Junçaj





 


 
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .