Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4 5

 NËNA

Nga: Vjollca Tiku Pasku

Skicë

 
Qielli çeli mëngjesin e ftohtë. Dita gdhiu në  vranësirën  gotike të reve. Gdhiu edhe një nënë e vetmuar me flokët e bardhë shprishur nga rrotullimet e pagjumësisë. Mendimet e saj shtegtonin nëpër labirintet e pafundme  të pikëllimit.  Nga ameba kthehej në pështjellimet e vetmisë. Lotët  vërtisin sahatin  e dhimbjes. Akrepat e pyetjeve nuk ndalnin asnjëherë, në shpirtin e minuar, “përse më braktisën fëmijët e  mi’.  Uria  dhe vetmia e shtynë të ngrihej të hapte derën e vjetër dhe të dilte në rrugë, atje ku kishte  shumë  njerëz. Ajo për botën ishte një hije e padukshme. Vështrimi i nënës ishte poshtë “se mos  rastësisht gjente diçka”.  Teksa  shikimi i saj ndiqte  këpuce  të vjetra  që nxitonin rrugës , madje  ndonjëra me gojë të shqyer nga ecja,ndërsa të pakta  ecnin të reja që  shkëlqenin nga boja e sapo lyer. Disa taka ecnin plotë  delikatesë duke përkundur vithet gjithë  naze. Një e tillë  ngeci në një gropë dhe u nda nga këpuca. “Hajt në djall” u dëgjua  një mërmërimë.
Oh , në një cep të rrugës një dorë e  vogël  hodhi gjithë tërsëllim një qese me ushqim, dhe vazhdoi  rrugën duke përplasur këmbët në dorën e mamasë që i lutej “ të mos qante”. Nëna e pa dhe i bëri sytë bigë nga ankthi mos ia merrte ndonjë tjetër. Me të shpejtë mori qesen dhe e hapi. Brenda kishte gjysmë byreku. Avulli i ngrohtë i byrekut u kondensua dhe u shndërrua  në pikëza uji. Nëna  thithi  aromën e këndshme , i mbylli për pak sytë dhe kujtoi  kohën kur e rrethonin engjëjt e vegjël me dashurinë   e madhe . Ajo përherë i tëhollte vet petët me pec dhe e gatuante me lakra të egra..Të gjithë prisnin të piqej byreku më i shijshëm, duke e quajtur , “byrek nëne”. Kur përpëliti sytë  ky imazh u tret menjëherë nga mendimi “ku janë fëmijët e mi, përse më harruan”.  Vetullat e bardha u mblodhën  si dy vetëtima  kur fanepsen   njëherësh. Rrudhat e fytyrës shprehnin vitet e mjerimit. Shpirti i saj mbante një oqean dhimbje . Nga dridhjet e stuhive të dëshpërimit lumenj lotësh shpërthenin vrullshëm e mbanin të lagur retinën e plakur. Filloi të mbllaçitej ngadalë pa dhëmbë ,duke  u munduar ti kapërcejë burgjitë me zor. Kur mbaroi fshiu buzët e nxira me kurrizin e dorës dhe u ngrit. Trupi i përkulur i përngjante një  gozhde të përthyer , që pasi u përdor u  hodh pa kujdes. U end një copë herë  rrugëve  dhe mërmëriti,”vdekje motërzo, hajt të shkojmë”. Një zë si  nga fundi i botës iu përgjigj”Prit edhe pak,nuk besoj se nuk ekziston ndonjë njeri  zemërdhembshur. Zemërdhembshuria  është bija e lutjes.” Nëna u end nëpër ditët monotone duke shpresuar “ndoshta”, por asgjë e re. Atëherë thirri përsëri” Vdekje motërzo hajt të shkojmë, fytyrat e fëmijëve të mi , më janë  bërë të huaja”. Vdekja iu afrua pranë dhe i foli “thith edhe njëherë ajrin e kësaj bote, dhe liroji të gjitha pikëllimet e saj, dhimbjen ,vuajtjen, zhuritjen, mjerimin,ato s’të përkasin më”. Nëna mori frymë  thellë duke i ngopur me  ajër mushkëritë për të fundit herë, dhe e nxori ajrin ngadalë, ngadalë derisa u bë e  lehtë.
Shpirti i nënës u bë dritë  dhe u ngjit lartë , lartë  përtej mjegullës qiellore.
Pas disa ditësh  disa njerëz që banonin përreth, e gjetën  trupin e nënës të dekompozuar , dhe sytë e hapur vështronin lart. Hallet e  tokësorëve u përkasin vetëm atyre.
 
Vjollca Tiku Pasku
Poezi

dhe

Prozë

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .