Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4

KATUNDARI DHE GOMARI

Shkruan: Avdi Ibrahimi

14.11.2014

Prozë


 

KATUNDARI DHE GOMARI

 

Ishte praku i dimrit, rrezet e para të diellit ranë mbi katundin Gurrë. Ky katund ndodhej nja tri orë larg qutetit Therranjet. Por në qafën e grykës malore mbi katundin Gurrë ndodhej nja një orë larg katundi Grykas.

Eh, mu në katundin Gurrë, në mes banorësh të tjerë, jetonte Gurashi me gruan e ti Lumtën dhe pesë djem.

Gurashi edhe pse një bujk e bari i zellshëm, me atë cope tokë që kishte s’mund ta siguronte bukën për tanë vitin. Për këtë nxori nga ahuri gomarin dhe mbi shpinë i ngarkoi samarin se duhet të shkonte në qytet në pazar për te blerë drithin.

Pa e bërë të gjatë vuri në tarrçuk dy kokrra vezë të ziera, një cope djathë, një spec djegës, një cope bukë misri, dhe ca kripë. Kështu hipur mbi gomar u nis për në Therranjet.

Ndërsa ecte përmes pazarit të drithrave, nxori shaminë prej mëndafshi dhe fryu hundët pa vështruar rretheqark. Befas u dëgjua zëri i mprehtë i imamit të xhamis që po thërriste drekën majë minarës. Gurashi shqiptoi fjalën “O, Zot”, e shpejtoi këmbët për ta blerë drithin.

I lehtësuar që bleu drithin, e ngarkio mbi shpinën e gomarit, mori rrugën drejtë shtëpisë, rrugës pasi kish lënë qytetin bie një shi i rrëmbyer e kokërmadh i fundit të vjeshtës, por pushoi shpejt. Më të ndjerë se kalio rrëbeshi, natyra nis të zgjohet, zogjtë dualën nga foletë e ja nisën cicërrimave. Gurashi mbushi gjoksin me ajër të freskët e ashtu paksa të lodhur ai dhe gomari vazhduan të ecin grykës së maleve, që retë e zeza po përhapëshin përmbi katundet Gurrë e Grykas, i dukej se ngadale po ecte gomari, e ai kishte frikë se mos po fillon te bie bore e do ta zinte nata rrugës. Befas i ra në mend speci djegës, nxori nga tarrçuku e ja djegu me spec prapanicën gomarit. Gomari e shpejtoi hapat, ecte me të katrat, por Gurashi filloi të lodhej e nuk po mund ta nxinte gomarin, atëherë djegu me spec edhe prapanicën e vetë, kështu shpejtoi ai hapin dhe arriti të ecte prapa gomarit.

Ai e mori me mend se gruaja e tij Lumta po e priste në oborr të shtëpisë kthimin e tij nga qyteti. Më të vërtet si ju afrua oborrit Lumta i doli përpara me ecjen e saj prej malësoreje:

- E, more Gurash? – Ç’i ke bërë gomarit e vetes ashtu, që nuk po zini vend?!

- Hiç, mos më pyet Lumta!

- Mirë moj grua, - i pëshpëriti Gurashi. – Tashti e di vetë se çfarë dua unë. Shkarkoje drithin nga gomari, se unë po vazhdoj të ecën për në katundin Grykas.

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .