Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

Adem Zaplluzha – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”2

C:\Users\Adem Zaplluzha\Desktop\Adem-Zaplluzha.png

13.11.2014

Poezi

KJO DUNË E DHEMBJES


 

Përtej mureve të shtëpisë

Era çirret  si e përçartë

Kjo dunë e dhembjes

Troket për çdo natë

Si e çmendur në portat e mendjes


 

Kah t’ ja mbaj

Ku të shkoj me këto duar prej rëre

Përtej kolonadave një zog rebel

Shkrihet në vajë

Me mallëngjim dënes

Për lotin e mjegullës fatprerë


 

Nuk dihet se

Kah na drejton kjo udhë

Te shevarët na presin

Edhe disa rrugë të tjera

Sa shumë paska helm

Kjo kërpudhë

Në gjysmë të rrugës vdiq pranvera



 

KUR TAKOHEN ME DRITËN


 

Më pëlqejnë trajtat e gjetheve

Kur lëvizin

Prej një dege në degën tjetër

Të mendimit


 

Lëvizin ngadalë

Si shpirtrat e pemëve

Në çdo hap krahasohen

Me zemrën e madhe të lirishtës


 

Kur takohen me dritën

Si frymëmarrja depërtojnë deri te rrënjët

Më pëlqejnë lojërat e gjetheve

Kur lozin nëpër lirishtë me sutat e egra  



 

PËRVEÇ MEJE


 

Sonte dua që vargu im kryeneç

T’i përngjaj shpirtit të Serembes

Të ngjitet murishtave

Si kërpudhat e mykura

Në kujtesën e një peme të tharë


 

Në çdo fjalë të shkruar

Të pikojnë si balsami shërues

Të pikojnë

Lirikat e tundjes së varkave

Që i përkasin vetëm Serembes


 

Ky varg i im kokëfortë

Nuk i përngjan vargut të askujt

Poet të tjerë

I  kushtuan ditirambe Serembes

Vetëm se vetëm

Që ishin më të trishtuar se ai


 

Sonte dua që vargu im kryeneç

Të mos i përngjaj askujt

Përveç meje

Që aq shumë u përngjaj

varkave që tunden në vetmi



 

SYTË E TUA


 

Sytë e tua të lëngëta

Mund të prekin sonte çdo skutë

Që fshihet në gjeografinë e shpirtit

Kaltërsitë janë aq të vogla

Sa që disa dete mund të shteren

Në imazhet e së nesërmes


 

Sytë e tua që aq thellë depërtojnë

Në kokrrat e klorofilit

Janë limane

Ku mund të ankorohen

Edhe anijet më të vetmuara


 

Nga sytë e tua si liqene yjesh

Shpërthejnë pamjet më inkandeshente

Që burojnë si lumenjtë

Që kurrë nuk shterojnë

Ne mendjet njerëzore


 

Sytë e tua prej gjelbërimi

Po ua marrin anën deteve

Sytë e tua

Që s’mund të krahasohen

As me  gjelbërimin e barit

 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .