Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4

VEGLAT TONA POPULLORE

Nga: Demir Krasniqi

12.11.2014

Poezi

VEGLAT TONA POPULLORE


 

Veglat tona popullore –

Sa t’ jem gjallë s’i lëshojmë prej dore !

Do t’i ruajmë si e kem traditë ,

Se  me to , ne jemi  rritë !

Ku e kem pa diellin dhe hënën –

Bashkë me to , e kem nisë këngën !

Deri   sa dielli  t’ rrezojë –

Kënga jonë do të jehojë !


 

Kur ndiejmë   tingujt e lahutës –

I kujtojmë    kohërat e luftës ,

I kujtojmë   krismat e hutës ,

I kujtojmë   trimat e kullës !...

Kujtojmë   cubat e ahishtës  

Dhe “Lahutën”  e Gjergj Fishtës !...

Deri  sa t’ rrojnë bjeshkët  e  borës  –

Ne , lahutën s’ e  lëshojmë prej dorës !


 

Kur i  ndiejmë  tingujt e fyellit –       

Ia kujtojmë  bukuritë pyllit ,

I kujtojmë  lulet e prillit ,

Kujtojmë  gonxhet e trëndafilit !...

I kujtojmë  këngët e bylbylit ,

E kujtojmë  lindjen e diellit !...

Gjithë ku shkelë këmba e shqiptarit –

Do t’ jehojë kënga e fyelltarit !


 

Kur  ndiejmë  tingujt e kavallit –

Digjen zemrat  flakë prej mallit !

Kujtojmë  burrat e konakut  ,

Kujtojmë  pleqtë  në  ballë t’ oxhakut !

Kujtojmë   odat me themel ,

Kavallin e Bacës  Zenel  !  

Deri  sa t’ rrojnë fushat , malet –

Kavalli ndër ne ,  s’ do t’ ndalet !


 

Kur ndiejmë  tingujt e mezhnicës –

Kujtojmë   lugjet e  Obërshinës !...

Kujtojmë  këngët e bariut –

T’ bacë Hamdiut e  bacë Sadriut !...

Kujtojmë  tingujt e lashtësisë –

N’ ato brigje të Malësisë !

Deri   sa t’ jetë  Kamenica –

Në Gollak do t’ bien mezhnica !

 

Kur ndiejmë  tingujt e çiftelisë –

Kujtojmë  vitet e vegjëlisë !...

Kujtojmë   dasmat  e Malësisë ,

Kujtojmë  odat e burrërisë ,

Kujtojmë  këngët e trimërisë ,

Kujtojmë  krismat e  lirisë !...

Deri   sa t’ jenë e gjallë Malësia –

Nuk do t’ ndalet çiftelia !


 

Kur ndiejmë  tingujt e sharkisë –

Kujtojmë   ndejat e shoqërisë ,

Kujtojmë   këngët  e  lavdisë  ,

Kujtojmë   vargjet  e rapsodisë ,

Kujtojmë  jonet e melodisë ,

Kujtojmë  vallet që  kanë dalldisë !...

Deri   sa t’ jetë  gjallë Shqipëria –

Nuk do t’ ndalet kurrë sharkia !


 

Kur i ndiejmë  tingujt e defit –

I kujtojmë  ndejat e qejfit !

Kujtojmë  defet me çampare ,

Këngë e valle turli fare ...

N’ odë , n’ oborr e në sokak –

Kem luajt valle për merak !

Deri   sa t’ ndalen valët e detit –

Nuk do t’ ndalen tingujt e defit !


 

Kur i ndiejmë  tingujt e surles –

I kujtojmë  ngjyrat e lules !...

Kujtojmë  dasmat plot me krushq ,

Kujtojmë  kerret n’ qilima t’ kuq !

I kujtojmë  vallet e randa   

Dhe vrapimet për marama !...

Deri  sa  t’ thahen rrënjët e lules –

Nuk do t’ ndalen tingujt e surles !


 

Kur ndiejmë  tingujt e tupanit –

Kujtojmë  vallen  e Gjilanit ,

Kujtojmë  muajin e Ramazanit ,

Kujtojmë  festat e Bajramit ...

Kujtojmë  krushqit tuj ardhë malit –

Tuj knue kangë për maje krahit !

Deri   sa shqipet fluturojnë vatanit –

Nuk do t’ ndalen krismat tupanit !


 

Gjilan, më 10.11.2014.    Demir KRASNIQI

 

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .