Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4
Adem Zaplluzha – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”

 

30.10.2014

Poezi dhe Prozë

C:\Users\Adem Zaplluzha\Desktop\Adem-Zaplluzha.png



 

Adem Zaplluzha – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”

TI ASKURRKUND


 

Nën stërkalat e shiut të kujtesës

Po bie një tjetër shi

Hëna e thyer në qindra copë

I shlyen rrugët e zhurit


 

Pritja ime nuk i përngjante heshtjes

E as pritjes së hijeve

Një mistere e së kaluarës

Rri varur në çengelet e mjegullave


 

Me kohë i ftuam meteorët

Në dyert e hapura nuk trokitën lejlekët

Ishin ato çaste të mbushura me helm

Mbi ullukët e dhembjes qanin zogjtë


 

Si zërin tim i ftova metaforat

Ti askurrkund

Vetëm palltoja e jote kishte mbetur

Si një lloj pengu nën akaciet e lagjes


 

Më duket se çdo pritje ishte e kot

Të kota ishin edhe ofshamat

Çdo tregim tjetër për kopshtin e pjeshkave

I përngjante një mashtrimi të hershëm



 

KAH PO IKIN SONTE


 

Më fal e dashur

Sonte nuk jam këtu

Kam ikur jashtë lëkurës sime

Kjo hënë e re

M’i ka mbërthyer këto kocka

Për mishin e një përralle të vjetër


 

Të thash se nuk jam këtu

Përse troket në mendjen time

Unë nuk di

Se si mund t’i hapi dyert

Që asnjëherë s’kanë qenë të mbyllura


 

Këto mjegulla të dendura

Po ma zënë frymën

Edhe frymëmarrja e pemëve

Disi po kollitet

Kush po troket sonte në mendjen time

Mos vallë është ringjallur “korbi”


 

Një natë si kjo

Mos ardhtë më asnjëherë

Po kam dhembje në kraharor

Më dhemb frymëmarrja

Kah po ikin sonte

Lejlekët e verdh të zhgjëndrra


 

PËRSE VRINGËLLOJNË ARMËT


 

Çfarë do të thonë këto vringëllima armësh

Mos është çmendur bota

Që sonte po i shuguron emrat

E të vdekurve


 

Një zog i trishtuar si dimri

Një kohë të gjatë

Po rri në degët e thyera

Të dy mendësisë sime


 

Pranverat do të vijnë të pikëlluara

Si çdo herë

Por ky dimër i mbrapshtë

Nuk ka ndërmend të largohet


 

Përse vringëllojnë armët

Në mendjen e sëmurë të shtrëngatës

Dikush i shuguroi mbrëmë

Armët e një shekulli të panjohur



 

FAJSËSOJNË ÇDO KË  


 

Thonë se kam qenë çamarrok

Kurrë dy gur s’i lashë bashkë

Fjalët s’maten sot

As me okë

Kur përzihen me lëmashk


 

Njerëzit flasin çfarë u do shpirti

Për t’u treguar sa më bujar

Fajësojnë çdo kë

Po të jetë edhe Krishti

Vetëm mëkatin e vetë për ta larë


 

Kështu e ka

Dhe e ka pas ky soj

E kërkoj fajtorin përherë diku larg

Vetë notoi si tapa mbi ujë

Duke shkelur mbi çdo plagë
 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .