Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4

Ka ndërrua jetë Kriva Reka

Nga: Demir Krasniqi

23.10.2014

Poezi

Ka ndërrua jetë Kriva Reka


 

N’ Kamenicë,  kur falet dreka –

Gjëmë po bëjnë konopi  e leka !...

Këndon temxhitin Mulla Keka :

“Ka ndërrua jetë kjo Kriva Reka !”


 

N’ kroje e n’ gurra pak nga pak –

Buron uji nëpër Gollak !

Kalon male , lugje e fusha –

Gurgullon lumi Gjarpërusha !       


 

Nga Artana e nga Mareci ,

Prapashtica e Dabisheci ...

Burojnë   ujërat  nga këto treva –

Marrin rrjedhat kah Krileva !...


 

Marrin rrjedhat drejt Strezocit ,

Kosovicës  dhe  Hajnocit  ...

Rahovicës  e Bugjenicës –

Marrin rrugë drejt Kamenicës !


 

Që nga Zllashi e Lisica ,    

Dabisheci e Prapashtica ,

Hajkobilla e  Zajçeci –

Është një lum që rrjedh për qejfi !...


 

Ai lum quhet Kallugjerica –

Bien kah Lerthat e Gllogovica !...

Uji  i pastër , uji i shpirtit –

Kalon Hanin e Sherifit !...


 

Kah Leshtari e Kremenata –

Ka marrë lumi rrugë të gjata !...

Prej Pirevës e Obërshinës –

Bashkëngjitet lumi i Meshinës !...


 

Kështu Gjarpërusha prej Lisicës –

Gjarpëron drejt Kamenicës !

Kur të bien në Domaroc –

I bashkohet edhe një shoq !...


 

Vjen  nga Sfirca e  Desivojca ,

Gjyrisheci e nga Lisocka  ...

Atij i thonë lumi i Hogoshtit ,

Që i jep shpirt arës e  kopshtit !...


 

Kështu Gjarpërusha jonë malore –

I bashkohet Moravës Jugore !

Që nga Ura e Domarocit –

Udhëtojnë bashkë drejt Bujanocit !...


 

Nga Gollaku e Karadaku –

Dy lumenj me ujë meraku !

Bahen bashkë nga dy Malësi –

Marrin rrugë drejt Detit t’ Zi !


Gjilan, më 06.10.2014.    Demir KRASNIQI
 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .