Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 2 3 4

NË ANËN TJETËR TË DIELLIT

Nga: Rustem Geci

15.10.2014

Poezi
NË ANËN TJETËR TË DIELLIT
 
 
 
Përderisa pjesë të lirisë sonë, të
jenë murosur, me klube e klane
që  fjala e lirë të mos thuhet
poezia do të shkruhet me gjak
që liria e murosur të çlirohet
 
Poezia s´ mund ta çudis botën
Me një  varg  ose  me ca  strofë
një gjë  e  tillë  ende  s´ekziston
as nga artistë me forcë të pakët
as nga poetë me forcë të madhe
 
Në  anët  e  gjelbërta  të  hijeve
ku dritë e mëngjesit  rri  zgjuar
shpirtëra me orë  të shpërbërë
mbysin anët e mira të jetës, dhe
lirinë e mirëfilltë  mbajnë  peng
 
Në udhët e gjata të jetës, dritë
e  mëngjesit  s´flë, se zë  gjumi
ajo do t´i  shpërfaqet vetvetes
se  edhe jeta  s´ është aq e lirë
kur  drejtësia   bën  padrejtësi
 
Prandaj, lotët që i shkojnë sot
popullit, janë lot të shpirtit, lot
të  zemrës,  lot   të  plagëve  të  
panumërta,  lot  të  çasteve  të
vrara,  lot  dhimbjesh  të vlera
 
Në   këtë    vetëdjegie   poetike
poezinë s´e  burgos veç shteti
atë e burgosin  edhe  botuesit
atë  e  burgosin  të  patalentët
atë e burgosin dhe jo lexuesit!..
 
 
 
Rrustem Geci, Dortmund, 2014
 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .