Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

 HASTAHANE E KASAPHANE

Nga: Demir Krasniqi

19.10.2014

 

HASTAHANE E KASAPHANE


 

Haj, medet për ne , medet –

Mbarë Kosovën , çka na e gjet ?!

S’ ka spital, as nuk ka mjek –

Për duar t’ huaja , kemi mbetë !


 

Për ilaç , shqiptari i shkretë –

Para kohës do  t’ ndërrojë jetë !

Vdes shqiptari pa exhel –

Se kush ndihmë ma nuk i del !


 

Vijnë doktorë prej katër ane –

N’ Kosovë çelin hastahane !

S’ janë spitale , as hastahane –

Për shqiptarë janë kasaphane !


 

Prej Turqisë e Maqedonisë –

Me hygjym , n’ Kosovë janë nisë !   

N’ Çagllavicë e n’ Graçanicë –

E kanë hapë nga ‘i  kasapnicë !


 

Kush të sëmuret  n’ Kosovë , nga zemra –

I çojnë aty , me iu vu stenda !

Me njerëz t’ sëmurë me ba biznes –

S’e kanë gajle pse njeriu vdes !


 

Nëpër qendrat spitalore –

I kanë gjetë ca bashkëpunëtorë ...

Kush  t’ ua çojë ndo ‘i  pacient –

500 Euro i ka ryshfet !


 

Donë me u ba milioner –

3000 Euro , për një stendë ia merr !

Ia vejnë stendat  t’ dala afati –

Pacientin e zen taksirati !


 

Për pak kohë , ai po ndërron jetë –

Llogari për te , kush s’ jep !

N’ tabut  t’ vdekur , n’ familje i  çojnë –

Hiq pa iu bërë obduksion ?!


 

N’ këto spitale ,  për dy vjet –

Kanë ndërrua jetë 220 !

Kanë ndërrua jetë 221 –

Kush s’ është marrë në përgjegjësi ?!

Nga çdo anë po shkruajnë gazeta –

Mbi këto krime të vërteta !

Popullata po informohen –

Njerëzit e sëmurë po na tmerrohen !


 

N’ kamë janë çua prokuroritë –

Me i ndriçua gjithë historitë ,

Të vërtetat me i qitë n’ dritë ,

Me i dhanë mjekët llogaritë !...


 

Për gjithë këto viktima t’ ngrata –

Këtë drejtësi ta ndajë gjykata !

Këta kasapë , këta shpirt t’ katilave –   

T’ bëjnë biznese prapa grilave !


 

Haj, medet për fukara t’ shkretë ,

Që s’ ka bukë n’ sofër çka t’ qet ,

Po u sëmur , s’ mund t’ shkon ndër mjekë –

Për 10 Euro , ka me vdekë !


 

Gjilan, më 17.10.2014.    Demir KRASNIQI

Poezi
 

12.10.2014

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .