Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

MUNGESA E TËRËSISË

dhe 30 poezi  të Rrustem Gecit, nga libri „Rogana“, dhe me Roganë

10.10.2014

 
 
 

MUNGESA E TËRËSISË

dhe 30 poezi  të Rrustem Gecit, nga libri „Rogana“, dhe me Roganë

 

Trojet tona përherë kanë qenë të banuara me shqiptar. Shkenca historiografike botërore pranon njëzërit që trualli i atdheut tonë ( Xara, pranë Sarandës, Lanabregasi, rrëzë Dajtit, Bardhaj, afër Shkodrës, dhe Smira, afër Vitisë në Kosovë ( që njëherit supozohet edhe si vendlindje e Homerit ) , dhe shumë lokalitete në Dalmaci, Bosne, dhe Panoni, kanë qenë të banuara qysh nga fillimi i paleolitit e këtej me shqiptar të lashtë. Studius të Onomastikës Ilire, dhe të pellazgjishtes janë në dijeni të këtyre të dhënave. Por, Shkencëtarët tanë duhet të jenë më studius, dhe më të guximshëm, t´i mbledhin farat e së vërtetës, dhe të zbardhin përfundimisht të kaluarën tonë të vjedhur, dhe të mbytur nëpër rrënoja, dhe të ndryra nëpër arkiva botërore.

Në Roganë, po dhe në fshatrat përreth Roganës, ka me dhjetëra emra që vijnë nga fillimet e lashtësisë. Është e vërtetë s´e ka pasur rënie historike në periudha të caktuara të qytetërimit shqiptar. Ndodhem në një tumë të kohës së tashme, dhe mall kam për largësi të kohës së kaluar, dhe të kohës së ardhshme. Kot e rrahi ujin e lumit për të më treguar, sa ujë ka rrjedhur këtej pari, dhe si është vetlindur lumi. Jam diku në jug të ëndrrave të mia, ku bota hyjnore i ngjanë endacakëve. Këtu jam për t´i treguar vetes, s´e në ëndërr nuk ka diell, dhe shumë nga ëndrrërrat janë pa shtëpi të përhershme. E vërteta pyet, a kemi Promethe modern në kohën tonë?!

E them me plotë gojën se kaluara e shqiptarëve është dhunuar, është vjedhur, dhe përvetësuar nga fqinjët dhe nga politika të historisë nëpër epoka. Fara e mirëfilltë e së vërtetës sonë është vrarë dhe është mbytur, njëherë kur u dogj Biblioteka e Aleksandrisë, dhe mëpastaj kur u përshkruan veprat dhe biografitë e Homerit, si dhe të filozofëve, dhe shkrimtarëve të lashtësisë. Homeri dhe vepra e tij tërësisht shqiptare, dhe e shkruar në shqipen e lashtë, ( në alfabetin pellazgjik ) sipas pohimit të çamit, Aristidh Kola, ai ishte i pari shqiptar, që e lexoi në origjinal Odesenë e Homerit, dhe grekët për këtë lexim dhe publikim, se babai i poezisë botërore shkruante shqip, dhe se lufta e Trojës ishte, luftë në mes të Dardanëve të Trojës, dhe Dardanëve të Mikenës, Shërbimi kombëtar Grek, Aristidh Kolën e vret si të sëmurë me Leuçemi, në moshën më krijuese.

Mesazhi i shkrimtarit, historianit, dhe filozofit çam, Aristidh Kola, se më duhen 400 vjet jetë për ta kthyer mbarë të kaluarën tonë, duhet të merret shumë seriozisht nga arti, filozofia dhe shkenca shqiptare. Thirrja e Aristidhit, duhet të jetë vetëdije dhe kushtrim për 20 Universitetet shqiptare në Shqipëri, dhe Kosovë. Intelektualët tanë duhet ta zënë të vërtetën, duhet t´i mbledhin farat e humbura të fillimit, dhe të mos bien në ekstazat e dehura të mësimeve të ndenjave.

Shqiptarët prej fillimit të ekzistencës njerëzore kanë qenë të edukur, të qytetëruar, dhe popull qytetërues. Këtë e dëshmojnë fjalët e mbijetuara të emërvendeve, qyteteve, lumejve e gjësendeve. Në Roganë, ku jam lindur unë, janë disa emra të lashtë. Emervende të kryqëzuara, në epokat e antikitetit të hershëm. Emervendet, te „Kryet e Njerit“, „ Kodra e Brisë“, „KaNiku“, „DonBulli“, „RaBora“, dhe dëshmia më e mirëfilltë, poezia në Gurin e Tërnovcit, e shkruar para mileut të ri, tregon s´e edhe Rogana, po edhe fshatrat përreth, kanë qenë të banuara, dhe me kulturë të lartë. Në Roganë janë gjetur themelet e 2 Kishave, dhe enë të panumërta drithi dhe peshore.

Teksti i poezisë në Gurin e Tërnovcit është i cilësisë shumë të lart; Biri im / Mos qaj për mua / Unë isha tek ju / Por, edhe ti do vish tek unë / Deri sa të vijë ajo ditë / Jetoje jetën tënde!.. / përkthim i Gjylteqin Shehut. Me këtë rast unë i shprehi mirënjohje gjuhës, emrave të përvetshëm, artit dhe tokës sime, për këto pasuri të çmuara me jetën dhe për jetën. E ndjej në shpirt s´e duhet të bisedoj më shumë me nënshtresat e zbuluara, dhe me ato që do të zbulohen. Pasuria shpirtërore e shqiptarëve s´guxon të mbetet kështu e shpërndarë.

Të gjithë një ditë do të mplakemi / vetëm vullnetin e dua për timin / pa vullnet jam i vdekur / pa të s´jam askushi !..Krijues është ai që ka një qëllim ose një die. Askush nuk mban ar në gojë, po pështymë dhe lëngë pështyme, shprehet arkeologia Erza. Rruste, kam një hamendësim poetik për antikën dhe për të bukurën e përgjithshme. Jeta pa dashuri, dhe pa këtë pikë mjalti në gjak, kujtoj s´e është e zbrazët dhe pa domethënie. E vërtetë i them Erzës, e vërtetë! Ajo që mungon në këtë çast, është një gotë verë e arbërit, për të sajuar një ekstazë dehjeje. Erza, unë nuk njoh, shkrimtarë, artistë, shkencëtarë, që kanë vdekur duke lexuar në bibliotekë. Kohës sonë duhet patjetër t´i dalim përpara.
Erza s´ndalet me pyetje; ç´është një dëshirë poeti, një dëshirë në vakansë, një dëshirë me kaq vogëlsira! Erza, ne kot e rrahim ujin në havan, mua e ty na mugon tërësia e të shkuarave, dhe duhet t´i bëhet një gjyq hajdutëve të historisë, dhe atyre që na vodhën të kaluarën tonë.

E kaluara jonë e vjedhur nga fqinjët është gur i rëndesës. Vjedhja e Homerit nga grekërit, e Pirro Burrit, e Akropolit të Athinës, do duhej, ( që përmes një gjyqi ndërkombëtar ) , të gjithë filozofëve, shkrimtarëve, figurave historike të atikitetit etj. tu njihet identiteti dhe përkatësia shpirtërore shqiptare. Hajdutëria e fshehur 2 mijë vjet duhet të marr fund. Në këtë rrethim dhe përvetësim hajdutësh ndaj pronësisë sonë shpirtërore, një nxënës në Roganë më pyeti; A kemi edhe ne Promethe, dhe i kujt ishte ai burrë i zgjuar!..Mungesa e tërësisë së kaluar, o Arbi, ngadalson të tashmen dhe të ardhshmen e popullit tonë. Tek shumë njerëz vetëm këmbët ecin!..

 

Rrustem Geci - 30 poezi nga libri „Rogana“, dhe me Roganë

 

 

B U B U L I N A

 

 

Vetëm jam në stacion
ku askush s´ më pret
trenat shkojnë e vijnë
jashtë mendimet ikin
Në tërë këtë gjithnajë
“jetime” kam mbetur
trenat shkojnë e vijnë
mua askush s´më pret
Me këtë shi në zemër
plagët i kam në lot
me këtë shi në zemër
kush nuk qan o zot

 

 

Y L B E R I

 

 

A duhej të vdiste Troja
për një grabitje gruaje
e sotmja s´ka përgjigje
nga Troja del ende tym
A duhej të vdiste Troja
për dy të dashuruar
apo,.. nga një dashuri 
e nxehtë e një mëkati
...ajo kohë më s´ flet
e sotmja s´ka përgjigje
me vdekjen e Trojës
u shuan edhe pellazgët

 

 

T R O H A

 

 

Gjumë fare s´ kam
ëndërra më ka ikë
dhimbja në kraharor
më therë si me thikë
E r a jashtë f r y n
nuk di se ku shkon
brenda kam një trim
që fort më dashuron
Në mëngjes në fushë
era në pemë qan
ku vajti sot ai burri
që këtu ishte mbramë

 

 

D A R D A N I

 

 

Që nga fillimet e antikës
në Kosovë unë bëj lavër 
Mbjelli, bluaj, dhe korri
me pikën e gjakut tim
Që nga fillimet e antikës
jam zot i vendit tim,jam
zot i kësaj toke, jam zot 
i gjelbërimeve të mia
Që nga fillimet e antikës
unë jam ai i motëshmi
vendlindja e shqiptarve
me nipër dhe stërnipër

 

 

KOSOVËS

 

 

Gjithë a j r i n e atdheut 
që erërat e shpërndajnë 
është pasuri e natyrës 
një prodhim amë i tokës


Gjithë diellin e atdheut 
që s o t e konsumojmë 
është pasuri e të gjithëve 
për një jetë më të mirë


Gjithë yjet e pashuara 
që Prishtina i këndon
janë yje të Tiranës , të 
Preshevës e të Tetovës

 

 

T R Ë N D Ë L I N A

 

 

Nata sonte veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend
dhe ëndërroj...mes vetmisë
një diell tjetër të lirisë


Dhembja ime s' ka fund
kupën e saj me se ta tund
dhimbja ime rron tek plaga 
ajo shpresat i ka tek flaka


Zemra diellin e dëshiron
dielli zemrën e frymëzon
nata sonte veç ka rënë
unë mbështillem si gjësend

 

 

P R O T E S T Ë

 

 

Shlimani Trojën e shiti
në një ankand në Berlin 
ai e ndau të pandashmen
p r o n ë n tonë historike 


Shlimani Trojën e shiti 
për 100 milion dollarë
ai t r e g t a r i Evropës
Trojën grekut ia shiti


sikur Troja të ishte e tij 
Priam , Hektor , Eneida
gjallë janë këtej plot Ida
po Troja ishte e veçantë
një pasuri historike jona

 

 

K R O I

 

 

Jam në vendlindjen time
me gjysh dhe babagjysh
këtu uji buron i kthjellët
ajër ka sa ka dashtë zoti


Në këtë tokë me Roganë
kam qiellin e nënqiellit
ëndërren time të bukur
dëshirat e mia të bardha


Në këtë tokë me Roganë
kam flamurin e zemrës
fëmijërinë time të bukur
këngët e mia të jetës

 

 

Motive me Roganë

 

 

Nga gjithë vendet që ka toka
s´ka më e bukur se Rogana
sa herë dielli bie n´ katund
rrezet dielli i sjell me fund


Në Guramel dhe Frakamen
hapet gjithësia e fshatit tem
që nga toka gjer në qiell
e tërë Rogana e ka një diell


Në vendlindje është sheqer
dielli luleve u jep e u merr
në Roganë ka plot stinë
pema pemën e çel me rimë

 

 

L U L E V A L Ë T

 

 

Lumi përroin e thërret
bashkërisht të vemi në det
fryn këngëve e bubullin 
fryn lumit dhe vetëtin


Dallga - dallgën nanuron
dallga lumin e dallgëzon
fryn këngëve e vetëtin
fryn lumit e bubullin


Lumi veten vetë e lanë
uji lumit lumin s´ndanë
liro l u n d r ë n liro djalë
puthëm tani këtu mbi valë

 

 

L A B I N O T I

 

 

Pamje të bukur ka natyra
kur fryn era e dallga fryn
zhurma e krojeve, edhe shiu
janë në natyrën e fshatit tim


Ujë prej shiu e prej bore
vjen potershëm gjithandej
zëri i bilbilave, zë i butë
tekstin zogjtë e bëjnë vet


Në n a t y r ë n e vendit tim
çelin lulet , çelë dhe pema
gushti vie andej nga fusha
e dimëri,zbret vetë nga mali

 

 

R A M I R I

 

 

Tek tre gurë e tek një lis 
plot kujtime i kam degdis 
kujtoj vendin ku jam lind 
kujtoj shokë dhe kujtoj miq


Zemër e imja është trazuar 
kam një mall të përmalluar 
ty në ëndërr të kam parë 
ëndrra s´ ishte aq e mbarë


Majë një shpati me tre emra 
Është një gur që e di zemra 
tek ai gur të puth kam nis 
plot janë vitet që jam degdis

 

 

D A R D A N I

 

 

Në një takim dashuror
nuk ka vetëm përqafime
ka puthje dhe shtrëngime
nga më të përvetshmet


Zemër, njih veten tënde
dhe unë vetveten time
në dashuritë e çasteve
ti je lulja që e dëshiroj


Dhoma ku e bëjmë natën
është hotel midis malit
nëpër mure ka pasqyra
dhe peisazhe të bukura

 

 

J E H O N A

 

 

Fluturo , o f l u t u r , fluturo
në qershorin e vendit tim
me ty unë dua të bisedoj
për një takim që ne e dimë


Tek kroi i kuq thellë në mal
ishte një d j a l ë me kalë
një p e m ë që era e thupë
i jep më të ëmblen kupë


Ajo e p u t h u r në qershor
më bie me grusht e me dorë
flutur, gjejma djalin me kalë
se e gjallë do futem në varr

 

 

A B A Z I

 

 

Kush u tha që s´jam
tek arat e Gjirmës
kush u tha që s´jam
në fushë të vetimës;


Unë jam xha Abazi
në kokë kam himn
70 -të e sa vjeçar
me pushkë e qefin 
.
Quamëni si të doni
jam trim i kryeherit
më erdhi çasti im, të
vdes në log të nderit

 

 

R O G A N A

 

 

Djalin ma vrau serbi
pse djali atë s'e deshi
djalin ma vrau serbi
se djali ishte i bukur
djalin ma vrau serbi
kur ai i këputi prangat
djalin ma vrau serbi
se lirinë e deshi të lirë

 

 

Konti i Roganës

 

 

Poeti e thotë me gojë
e shkruan edhe në letër
se poezia do të rrojë
aq sa do të rrojë njeriu


Krijimet me shkronja
mbeten maja e gjuhës
pasqyra e pëjetimeve
udha që duhet të ecim


Poeti e thotë egzaktë
E shkruan dhe në letër
jam Konti yt i fjalës
jam Konti yt i këngës

 

 

T A U L A N T I

 

 

Mbretëreshë e qiejve
fluturo shpirt , fluturo
deri sa të pi këtë kafe
dua të shoh në qiell
t ë r ë fluturimin tënd
mbretëreshë e qiejve
ti ma ke parë ëndrrën
derisa ty të ëndërroja

 

 

Metush Krasniqi

 

- mesazh popullit tim !

 

Mos ia jepni votën armikut
as t a k s a t qeverisë së tij
mos i dorëzoni a r m ë t 
as luftën tuaj me g j a k 
jepni k r a h luftës , jepni 
nuk kemi tokë për të falur
ndiqeni mësimin e lirisë
shumë janë burgjet me ne
plot janë beteja që presin

 

 

F R A S H Ë R I

 

 

Në aksionin e armëve
Rogana ishte e plagosur
dhe e torturuar rëndë
për tepricat e drithit
për tepricat e drurit, për
tepricat që s´ i kishte
Në aksionin e armëve
Roganën e patën rrahur 
në qendrat e ndëshkimit
në Hogosht dhe Gjilan

 

 

RRAPARUME

 

 

Era e fortë e me stuhi
u bie pemëve si e çmendur
u bie xhamave, edhe kulmeve
dhe gjësendeve me llamarinë
shiu me frymë bën zhurmë
copa tjegullash hedh anash
stuhi e fortë mbytë fushën
e mëpastaj,.. ikën larg!..

 

 

R R U D H A N A

 

 

Unë ende pa u bërë mollë
dhe pak e hapur nën gjethe
engjëlli m´u shfaq befas
e unë s´ di, u dashurova
Veten e qortova, çbëre moj
pse trupin ia dhe bandillit
ende pa u pjekur si duhet
dhe ende pa u bërë mollë
Budallaqe , më tha vetja
frutat s´i ti si lënë të piqen
bujaria e shpirtit,.këto i ka
shumë jep, dhe pak merr

 

 

R R U D H A N I

 

 

Për çdo ditë tokën e sodis
a i dalin lot, a ka vuajtje
asnjë agim s´agon i njëjtë
mbrëmja e do të zotin e saj
Tokën ku unë e bëj jetën
e lexoj me shumë kujdes
në bari, bari është i gjelbër
në det, deti është i kaltërt
Për miliarda vjet të jetës
toka lindi ajrin, ujin, detin
toka flet bukur njerëzisht
ajo flet edhe gjuhën time

 

 

Lufta e kraharorit

 

 

Pas aq viteve në mërgim 
kthimi mbetet i vështirë
një dramë me disa pamje
një betejë e përditshme
Në mërgimet e detyruara
nga djegiet dhe gjenocidi 
dhe nga prerjet e kokave
edhe kthimi mbetet mizor
Pas aq viteve në mërgim
luftë kam në karaharor
se një “lëmsh” i fshehur
kthimin s´e lë të kthehet

 

 

D R A N J A

 

 

Dashuria më çmend
kur burrat më pëlqejnë
Një (natë) në Tetovë
unë preka ëndrren time


Dashuria më çmend
Kur jam në çastin tim
Ajo natë në T e t o v ë


ishte vërtet dashuria
Dashuria më çmend
o djalë prej Rogane
Dashuria më çmend
O d j a l ë prej Tirane

 

 

Këngët e ullirit

 

 

Vasha të bukura si perri
Vasha të Arbrit për lakmi
V a l ë e valëza në bedena
Shoqe jemi; të bukura jemi!


Qeshu o det o thëllim blu
U l q i n a k e t lahemi këtu
Verë të bukur bën në kala
Në Roganë e kam një vëlla


Në fron t´ Kalasë, Abetarja
Sodit detin zogjtë krahlehtë
Te Guri Peshkut lahen çunat
Deti verës puthë e s´vetë

 

 

U D H Ë T A R I

 

 

Nëse dëgjon një zë uji
ndalu që të freskohesh
aty do të gjesh kroje
drunj dhe pemë , hije
nëse uji është i thellë
aty do ketë dhe u r ë
Nëse dëgjon një zë uji
ngjashëm me ujëvarën
udhëtar, mos u tremb
se hija është memece
nëpër udhët e krojeve

 

 

F L A M U R I

 

 

Jam i etshëm të shkruaj
jam i eshtuar të këndoj
për një tregim të kohës
me diell të vendlindjes
Jam i etshëm të shkruaj
jam i eshtuar të këndoj
për njerëzit dhe tokën
për këtë botë të gjelbër
Jam i eshtuar të shkruaj
këtë libër me Roganë
këtë libër me Kosovë
këtë libër me Shqipëri

 

 

B U J K U

 

 

Në gjakun e bujkut tonë
ka grurë, misër, fasule
beteja të ashpra për jetën
beteja të ashpra për tokën
dhe farë të njëmijë luleve
Në gjakun e bujkut tonë
në kraharorin e tij të gjerë
lulëzojnë fusha të gjëra
rrënjë gjaku të stëmoçme
kokërra të gurit të lashtë 
pemë nga më të ëmblat
Tek ky mbjellës i bukës
rritet një univers i tërë
dhe një botë e çuditshme
me bimë, pemë dhe lule!..

 

 

R R Ë N J Ë T

 

 

Gjak  i  fisëm  i  gecajve

gjak i fisëm i Roganajve

gjak  i  bekuar  i  kombit

jam pjesë e vuajtjes tuaj

jam pjesë e dhimbjes tuaj

jam fjala e bardhë, poeti

jam fjala e juaj, Rogana

 

 

Rrustem Geci - Dortmund

Poezi

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .