Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

SHKRIMTARI DHE PSEUDOPOETI

Nga: Vjollca Tiku Pasku

Tregim

 

Pranverë. Mimozat kishin çelur rrugëve të Tiranës. Çdonjëra prej tyre dukej si një tempull bukurie, ku temjani aromatik ngrihej lartë në qiell.” Sikur të isha një mimozë e bukur dhe shpirti im prej arome të ngrihej lart, të kërceja vallen e mëngjesit, po mendoja... Por, oh!... – psherëtiva befas. Një gushëkuq fluturoi pranë fytyrës time , dhe më ciku pa dashur në buzë, duke më frikësuar për momentin. Qesha me veten nga ajo prekje e pafajshme zogu. Gushëkuqi fluturoi i shpenguar lart, qëndroi në degën e një mimoze dhe ia nisi këngës. Mu duk sikur pranvera e Vivaldit luhej nga cicërima e tij dhe e bilbilave të tjerë që e shoqëronin, teksa flladi mëngjesor përkundte hijshëm të gjitha ngjyrat e pranverës. A nuk janë poetët si zogjtë, që në unison i japin pranverë botës.”mendoja...dhe në këtë kohë më erdhën ndermen fjalët e profesorit tim të letërsisë në një moment frymëzimi. “Poezia është një copëz e  zjarrtë ylli, që kur e krijon  ke arritur pikën e vlimit të tij, ke  çliruar gjithë energjinë shpërthyese të tij. Poezia është si erë ëndrre ku shpirti drithëron dhe dora shkruan”. Kisha nisur të shkruaja poezi që e vogël, e më pëlqente aq shumë, sa kudo që vështroja përreth, më formoheshin vargje. Ndihesha kaq e gëzuar sa më dukej sikur ajri i tejdukshëm më puthte në buzë në gushë dhe më linte gjurmë të njoma në gjithë fytyrën time. Ndoshta e gjithë kjo gjendje shpirtërore ishte e lidhur me faktin, se do të shikoja të gjitha poezitë e mia të redaktuara bashkë me kopertinën e librit tim. Asnjëherë nuk e kisha marrë seriozisht të botoja një libër. Mjaftuan disa telefonata për të më inkurajuar. Redaktori im, ish profesori i letërsisë dhe njëkohësisht poet dhe shkrimtar i talentuar, më priste në shtëpinë e tij së bashku me bashkëshorten e tij. Një zonjë e mrekullueshme, që përherë ishte gojë ëmbël. Megjithëse kishte punuar si ekonomiste, letërsinë e adhuronte. Kur arrita në shtëpinë e tyre trokita lehtë. Derën ma hapi gruaja e tij , më përqafoi dhe më ftoi brenda. Në studion e profesorit ishte edhe një zotëri tjetër. Në vështrimin e parë binte në sy hunda e madhe si skarpello me gungë, në kontrast me strukturën e vogël të fytyrës. Sytë kur vështronte, dukeshin sikur i ngjiste si me çamçakëz dhe të shkaktonte bezdisje. I kollarisur për merak të jepte përtypjen se kishte një funksion të lartë shteti... I përshëndeta të dy
 - Hajde moj bijë, si ke qenë me shëndet,-m’u drejtua profesori ngrohtë.
-Mirë profesor, ju si jeni- i thashë - Mirë , mirë- tha ai. -Ky është një mik, Haruni !- ma prezantoi profesori. Pastaj iu drejtua atij.
 - Se mos të shkon vonë!
 - Po vërtet –tha ai , do rrija mekënaqësi , por kam një takim poetik.
- Jam poeti Harun Hasani- më tha duke më zgjatur dorën.
 - Margarita – i thashë ftohtë, sepse nukmë pëlqeu kjo mungesë modestie
-Kur të dëshironi lëmë një takim për kafe, t’ju dhuroj edhe librat e mi...- tha ai duke ikur.
- Të njëzetekatër orët e ditës i kam tëzëna, punë dhe shkollë – i thashë për ta hequr qafe si ato mizat e kalit.
 -Akoma këtu je? – i tha profesori për tëmos zgjatur fjalët e tij.
Ai përshëndeti me fytyrë të shtrembëruar dhe iku.
- U pastrua ajri...- tha profesoriqejfprishur.
 -Përse?- e pyeta me kureshtje.
 -Ah moj bijë, po ta them vetëm ty, por dua ta mbash sekret. - ai u ul në kolltukun e rëndë prej druri, u mbështet në tavolinën e punës dhe vuri dorën në ballë, si për të shpërndarë mendimet e trishta. Për çudi edhe pse i kishte kaluar të shtatëdhjetat, fytyra e tij nuk kishte asnjë rrudhë, përveç dy rrudhave të buzëqeshjes. Drita e argjend e pranverës depërtonte nga dritarja e bënte fytyrën e tij më të bardhë, dhe më dukej sikur shpirti i tij prej poeti, përthithte ato rreze për të përzënë gjithë trishtimin e mbledhur. Më kujtohej me sa pasion shpjegonte. Dhe si mundi ai ti bënte të gjithë nxënësit e klasës ta adhuronin letërsinë, dhe të prisnin me dëshirë orën e tij?! Shpesh sillte në klasë libra nga biblioteka e tij e pasur dhe unë që isha ndër më të pasionuarat i lexoja me dëshirë. Ndërsa tani vështroja dy faqet e murit të mbushura me rafte, në të cilat ishin vendosur libra shumë prej të cilave i kisha lexuar dhe ishin bërë më të verdhë nga përdorimi, se sa nga koha, sa që për një moment po i mendoja si një koleksion i çmuar vjeshte, që do të qëndronin përherë në këtë stinë. Teksa po prisja profesor Naimin të më rrëfente brengën e tij, një shqetësim më pushtoi kur ai lëshoi një psherëtimë të gjatë dhe filloi;
 -Zotëria që ishte këtu, ka tre biznesetë vogla. Ndonjëherë qëllonte që psonisja në dyqanin e tij. Një ditë më thotë:“Profesor, kam shkruar disa poezi, mund të m’i shikosh, nëse bëjnë, a mund të m’i redaktosh të botojë një libër... Frymëzimi im ka qenë nga Pal Ruda , dhe nga Petraqi i Italisë. “Po ti edhe emrat ua bëre lëmsh, -i thashë, nuk ka Pal por Pablo Neruda, as dhe Petrarka i Italisë. Nëse ty do të thërrasin “Harro” në vend të Harun, si do të ndihesh? - E de, se unë i thashë shqip, por Leopardit ia mbaj mend mirë emrin.. -Po pse – e shpotita - ngaqë në shqip është njëlloj.. - E de, hidhi një sy- më tha.. dhe kështu u ndamë. Kur ia lexova ato ishin lëmshe inertesh nga interneti.. Ditën tjetër vajta dhe i thashë: - Po pse i futesh kësaj pune, kur ti nuk bën dot poezi. Këto që bërë janë plagjiatura të çaprashitura nga ti. -Më fal o profesor , por s’të kuptova –tha ai i stepur nga turpi. -Ke bërë poezi si një trup të sajuar keq, duart ia ke marrë Nerudës, trupin Petrarkës, kokën Leopardit. Muza në poezi është si një perri nga një botë magjike. Ajo të viziton me mënyrën e saj, të flet në shpirt dhe dora shkruan. Arti është talent, nuk është vjedhje. - O profesor të them troç, kam para, biznese, diplomë, por s’kam emër. Ti pensionin ke , sido ta kullandrisësh , nuk të del. Po shto edhe problemet e shëndetit. ...Nëse do të m’i rishkruash ti , do të paguaj mirë.... Shpirtin ma përshkroi një elektricitet zemërimi. Goja ma mbajti një shprehje banale. - Mos do t’i peshosh edhe poezitë e mia me kandar – e qesëndisa. -Me kandar jo, por ti do fitosh edhe një pension tjetër... M’u duk si një zog pa pupla dhe pa zë që donte t’ia niste këngës, me zërin e tjetrit. Por kjo ishte çnjerëore, sepse zogu lind me zë për të kënduar dhe me krahë për të fluturuar. A mund ta përfytyrosh një njeri mendjebosh me libra të shkruar nga të tjerë....Nga ana tjetër më preku në plagë. Gruaja ime ishte sëmurë nga zemra. Barnat ishin shumë të shtrenjta. Muajin e parë më ndihmoi vajza. Nuk doja ta rëndoja familjen e saj ekonomikisht. ”Të rrosh apo të mos rrosh?” e ka thënë mirë Shekspiri. Zëri i ditës më thoshte “mos prano”….A shitet fryma e artë? A shitet loti i kripur dhe buzëqeshja e ëmbël? A mund ti thuash tjetrit më shit adrenalinën, kur rrëshqet malit me borë, apo vështrimin që shoqëron një copëz reje.? Ai s’ka për ta kuptuar kurrë shpirtin tënd, kur bashkohet me burimin e malit që rrjedh dhe pikëzat e tij futen në fshehtësinë e rrënjës së bimëve, duke folur me gjuhën e tyre, e duke shprehur në vargje! Bora krijohet e njomë që të shkrihet të bëhet ujë për tokën e të rrisë bimët. Mjalti vilet me ëmbëlsi nektari, prej bletëve, dhe nuk mund të jetë i thartë apo pa shije. Shpirti lind me dhunti prej Krijuesit. Një shpirt shterpë nuk mbushet me poezi të paguara. Mes dilemës së kësaj lufte, pranova të shkruaj poezi për të. Por kur njeriu kur fillon të dëgjojë emrin e tij, ta lëvdojnë i hapet oreksi, dhe kërkon gjithnjë e më shumë majat e lavdisë. Filloi kërkesat e njëpasnjëshme me temat për patriotizëm , dashuri, ditëlindje, etj. Dalëngadalë Harunit i hyri vetja në qejf. Nuk linte takime poetike pa shkuar dhe vinte përherë këtu t’i shkruaja ndonjë fjalë. Bëri karrierë të madhe me femrat mendjelehta në faccebok, që e mbanin për poet të madh. Kulmi arriti, kur merrte çmime të njëpasnjëshme. Madje në një rast, ku kishte shkuar pa fletën time, s’dinte çfarë të thoshte. E ndihmoi shoku pranë, një kritikë arti dhe që atëherë nuk u ndanë më. Natyrisht ai tjetri kishte pjesën e tij. Në çdo takim poetik shkonin bashkë fshehurazi, pa më thënë së mos i merrja copën e lavdisë. Dhe kështu iu bënë disa libra në poezi dhe në prozë
- Profesor,më vjen keq, që jeni i detyruar të shkruani për të, - ia preva fjalën, -ju jeni i bekuar me dritën e frymëzimit. Ai njeri ka ndezur një qiri në letërsi nëpërmjet frymë suaj. Por në se ju i këpusni fijen e qiririt, ai shuhet po aq shpejt sa u ndez dhe s’do ketë më dritë arti, dhe as lavdi. Unë jam kundër shitjes së poezive, por megjithatë në vendin tuaj njësoj do veproja. Përpara jetës dhe shëndetit të njeriut të shtrenjtë, nuk ka asgjë. Një pension pleqërie, sa për tu mbajtur gjallë, është lëmoshë për ju. Askush nuk e vlerëson intelektualin e talentuar, që një jetë i ka dhënë vendit shpirtin e tij. Nëse ju do të ishit i shpërblyer për punën dhe veprat tuaja, sot kjo gjë asnjëherë nuk do të ndodhte.
 
- Tani e tutje do ta ndërpres bashkëpunimin me të, - tha profesori me vendosëri. Ime shoqe Edita ndihet më mirë... Në këtë kohë hyri Edita, me një tabaka të madhe me gliko.

- Një gliko arre, shkon me poezitë e tua, -tha ajo dhe vazhdoi: unë i kam lexuar disa dhe më kanë pëlqyer, je e talentuar! -Faleminderit dhe për gëzime- i them. - Më fal moj bijë, - thotë profesori -hyre me gëzim për poezitë , po ai na prishi humorin e ditës. Tani do i shikojmë bashkë poezitë, i kam redaktuar për merak dhe e kam përfunduar edhe kopertinën. Frymëzimi rrjedh në venat e tua dhe kjo më gëzon. Më duket sikur ke një zemër dielli dhe rrezet të bëhen vargje. Mos harro se ajri mrekullohet, kur ti lexon vargjet e tua, dhe toka përpëlit qerpikët e erës për të dëgjuar, sepse ka shkruar shpirti yt. Në krahasim me kohën e shkollës, poezitë e tua janë më të lidhura nga ana logjike dhe më të arrira artistikisht. Të quajnë Margarita dhe vërtet të gjitha poezi kanë bukurinë dhe elegancën e lule Margaritës.
-Faleminderit profesor, - i thashë e emocionuar,- jam mirënjohëse ndaj jush, që më jepni kurajë për të vazhduar në këtë udhë, ma shtoni më shumë dëshirën për të shkruar me kristalet e dritës tuaj. Më pas lexuam një nga një poezitë . Ndihesha vërtet e lumtur, sikur fluturoja në eterin e qiellit tim të pastruar prej reve.

Vjollca Tiku Pasku

Poezi

dhe

Prozë

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .