Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

MBASE AS EDHE UJQËRIT

Nga: Adem Zaplluzha

6.10.2014

 
MBASE AS EDHE UJQËRIT

Të kalosh rrugëve me hijen tënde

S’do të thotë se je i vetmuar

Vetmia ka një tjetër fytyrë

Që i përngjan pasqyrës në mur

Një trishtil kur kërcen

Prej një dege të thyer

Në degën tjetër të shëndosh

Këtij veprimi

Nuk i thonë vetmi

Por ecje për ta zënë kohën

Zambaku që rritet vetëm

Kjo s’ka lidhje me vetminë

Ai përherë i ëndërron

Gishtat e holla

Të një vashe sygështenjë

Kah i ledhaton ylberet

Të jesh i vetëm

S’ do të thotë asnjëherë

Se je i vetmuar

Mbase as edhe ujqërit

Nuk e donë vetminë



NË PREHËRIN E NJË KOPSHTI

Kjo tablo e shpërfillur

Hutueshëm rri mes dy stinëve

Një qeshje surrealiste

Mbështetet nga molisja

Në degët e një kujtimi të dyshuar

Zgjohet nostalgjia

Jashtë portave të qytetit

Një grusht mjegulle rrinë mendueshëm

Shikon se si derdhet tërbimi i një lumi

Mbi brigjet e kujtesës

Era fishket

Nga një dhembje e panjohur

Matanë rrugës kalojnë

Disa hije të ndryshkura

Mbase vijnë nga një shekull

Që nuk i përket askujt

Ose është harruar prej të gjithëve

Nëpër trotuaret e qytetit

Parakalojnë disa lloje grash

Te veshura me fustanella të zeza

Ecin si hije motesh

Të ndrydhura

E të shtrydhura nga skamja

Nën hijen e një mani të vjetër

Trishtueshëm jehon

Zëri i një serenate të harruar

Yjet pikojnë

Si mollët e kalbura

Në prehrin e një kopshti

Fëmijët lindin nga përrallat



ARKIVOLI

Brenda një kafazi

Burgu i zi

Një hënë e zezë nëpër qiell parakalon

Këputen yjet si pemë të kalbura

Mbi një gjethe të fishkur molle

Një arkivol i tejdukshëm

bisedon me të vdekurit

Prozë

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .