Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

Rrustem Geci – 10 poezi për Çamërinë, nga libri, “Heroika “

EDHE UNË JAM ÇAM

29.9.2014

 
 
 
EDHE UNË JAM ÇAM

Çamëri, motër e gjakut, motër e dhimbjes, motër e vuajtjeve. Edhe unë jam Çam, edhe unë jam si ti. Motra ime e betejave, jam në kontakt me kohën, në kontakt me epokat tua, në kontakt me kohën që jetojmë. Çamëri, shumë jemi të plagosur. Molla e kuqe gati është tharë. Në Krahinën e Mollës së kuqe, shqip flasin vetëm 3 komuna. Çamëri, kam dhimbje në shpirt. Kraharori i tëri më digjet, jam në kontakt me të ( nëndheshmit ) tuaj, me Zeusin, Homerin, Pirro Burrin, dhe Aristidh Kolen. Çamëri, e di s´e këmisha nën tokë prej argjile të rrah të mos e humbasësh kujtesën, të mos ndodhë harrimi, ( dhe më e keqja ), vdekja e dijeve dhe perendisë. Çamëri, o vend i shenjtë i shqipeve. Je në vendlindjen tënde, në vendlindjen ku është lindur bari, në vendlindjen ku është lindur pema, në vendlindjen ku është lindur deti, në vendlindjen ku është lindur gjuha jonë. Çamëri, gjatë historisë patëm disa herë rënie historike. Rënie që pushtojnë, rënie që zvogëlojnë, rënie që poshtërojnë. Mizoritë e atyre rënieve i kemi përjetuar tragjikisht. Shpirt, kultura dhe qytetërimi çam i dhanë njerëzimit njëpërëndinë. Çamëri, falë njerërëzve tuaj të zgjuar, dhe mendjeve tua krijuese, dhe dijeve tua monumentale, mjeshtërit tuaj çam, ngritën Akrpopolin, Dodonën, dhe Faraonëve të Egjiptit, ( arkitektët çam ) ia dhanë dorën të bëjnë piramida, për vdekjen e tyre të njëmend. Çamëri, e bukura e shqipeve. Ji në truallin tënd, në vendlindjen tënde, bijtë tuaj të të gjitha Universiteteve shqiptare, janë në kontakt me të gjitha kohët, me ty dhe për ty. Çamëri, në kraharorin tënd të qytetëruar, ti ke 300 shekuj ekzistencë njerëzore. Mbahu s´e po të mbajmë. Guri, shiu, dhe argjili, kanë ADN-ën e gjakut tënd, ADN-ën e shqipes së lashtë. Çamëri, mbjellja e gjuhës shqipe ka rizënë edhe në ato vende të vrara e të degëdisura mizorisht. Prandaj, kam ëndërr për ty, kam këngë për ty, kam dhimbje të pashprehshme. Çamëri, himn i argjiles së përgjakur, të dua, të dua, shumë të dua! Se edhe unë jam Çam!..

 
 
                         Ç  A  M  Ë  R  I  A
 
 
                        Poezi, sipas motivit popullor Çam
 
 
                         Çame,  Çame,  Çamëri
                         ke  kraharorin me  flori
                         I ke  krojet mëmë e mbesë
                         tek zjarri  im do të vdesë
 
                         Çame,  Çame,  Çamëri
                         plot  të  vrara  ke në gji
                         tri të korra në një pemë
                         tri të vjela në  një lëmë!
 
                         Çame,  Çame,   Çamëri
                         tremijë vjet moj  i l i r i
                         populli ynë  është burrë
                         është  gjaku  në  flamur
 
                         Çame,   Çame,  Çamëri
                         ti je moj njëmijë hijeshi
                         ti ke çamin që të punon
                         ti ke çamin që  të  donë!
 
 
                       LOTËT  E  ÇAMIT
 
 
                       Shqiptarët e mërguar  në botë
                       me dhimbje e  bëmë këtë jetë
                       i këputur, i  degëdisur, i  huaj
                       mërgimi   çdo   ditë  më  vret!
                   
                       Këtu jam që kur isha  tre vjeç
                       Tiranën thuaja  se  nuk e njoh
                       kam lexuar për bukuritë  e saj
                       për fushat dhe  detin me diell
                                  
                       Plot murtajat  ranë gjithandej
                       grekët  ma e dogjën  Shtëpinë
                       shumë ikëm me kokë në dorë    
                       mendja  më  vete  vetëm  atje
 
                       Tokë  floriri   është   Çamëria
                       e fortë është ëndrra   e  burrit
                       kur  t r a p i  në  det dremitet
                       dhe çami  me  çamen puthen!...
 
                       Mosha s´më lë të kapi largësi
                       lotët shterruan dalin me raste                   
                       për ata  që  e kuptojnë mallin
                       degën e thyer,edhe era e than!...
 
 
 
                        Stamboll, 1994
 
 
 
                                   MALI GJYSHIT
 
                                   Te lisi i gjyshit në Thevi
                                   tek   ullinjtë  e  plagosur
                                   çami   ka  13   mijë  vjet
                                   që e mbjellë tokën  e  tij
 
                                   Bijë  e  kuqe   e   gjakut
                                   bijë  e  kuqe  e betejave                           
                                   trokitjet  tuaja   për  liri      
                                   i  kam thellë  në   zemër                           
                               
                                   Çamëri  o  tokë  e çamit
                                   në u plagostë kënga jote
                                   Gjuha do të jet  në  luftë
                                   që çami  të  vetmbrohet
 
                                   O diell  i lashtë  i  çamit
                                   O  Iliri  e  para  Krishtit
                                   Çamëria  s´ di  të  jepet
                                   Çamëria  s ´ di  të  falet!..
 
 
 
   GJUHA NË LUFTË
 
 
    Unë  flas gjuhën  shqipe
    i pat  thënë  mikut të  tij 
    Aristidh Kola  -  Arbani
    para se grekët ta vrisnin
 
    Asgjë  nuk  ka  mbaruar
    më duhen  4 shekuj jetë
    për  ta  kthyer mbarë, të
    kaluarën tonë të shkelur
 
    Nën atë qiell të Greqisë
    të të  vërtetave përmbys
    gjuha  bën  luftën  e  saj
    Çamëria  të   mos  bjerë
  
    Homeri shkruante shqip
    në shqipen e pellazgëve
    O gjaku që mban zemrën
    gjuhën mbajeni në luftë!..
 
 
 
                 ZËRI I ÇAMËRISË
 
                 
                  Të   shtëna  të  luftës
                  emrin  ma   plagësën
                  të shtëna të l u f t ë s
                  trupin tim ma shpuan
                  Çam  jam ,  shqiptar
                  nën diellin e  zi grek
                  emrin memzi  e  flas!..
 
 
 
 TROKITJE ZEMRE
 
 
 Këngëve me  Çamëri
 fjalës  i  bien drithma
 djersë  të  ftohta kohe
 të  rëna të  përgjakëta
 
 Këngëve  me  Çamëri
 populli  i  vogël   çam
 çdo ditë  i  bie daulles
 se  popull i  saj  s´ flë
 
 Në këngët me Çamëri
 të   trojeve   të   ilirisë
 çami  tregon  Greqinë
 lirinë e  tij  të  shkelur
 
 Këngëve  me  Çamëri
 prej  ku  nis  Çamëria
 Plot    lule   të   gjakut
 me këngë Çame çelin
 
 
D    O    D    O    N    A
 
 
Kam  një  lutje   Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
Kam  një   lutje  Çamëri
Zot  të fatit  të jemi vetë
 
Kam  një   lutje  Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
Kam   një  lutje  Çamëri
Dua një varr  ku  jam  le
 
Kam  një  lutje   Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
Babë  dielli  dhe flamuri
Më kanë beku kur jam le
 
Kam  një   lutje  Çamëri
Kam  një   fjalë  amanet
S´ ka  Greqi  në  Çamëri
Çamëria  është Shqipëri!..
 
 
 
 
                         Ç  A  M  Ë  R  I  S  Ë
 
 
                            -  variant
 
 
                         Çamëri, shqipe   e vendit
                         Je  e   bimur   aty   ku  je
                         Shqipëri është gjithandej
 
                        Shqipëri është  dhe këtej
 
                         Çamëri, shqipe  e  çamit
                         plot të vrara  kam në gji
                         tri të korra në një pemë
                         tri të vjela në  një lëmë!
 
                         Çamëri më  dogji  malli
                         13 mijë vjet je Shqipëri
                         populli ynë  është burrë
                         jemi  gjaku   në  flamur
 
                         Çamëri o tokë Shqipërie
                         ti moj je njëmijë  hijeshi
                         kënga çame s´di  të  thaj
                         gjuha gjakun do e mbajë
 
 
 
Kënga e K´lumshtit
 
 
Gjak  i   zemrës     
O Mëmë Shqipëri   
Shpirti m´digjet  
Të  jem  tek   ty       
 
Loti  i  diellit         
Në pemë pikon    
Çami e çamja      
Gjëmë lëshojnë   
 
Qiellit të gjerë    
Ndodhë ka ré       
Jo rrallë erërat      
Fshehin  rrufe      
 
Në tokën çame   
Homerit plak       
Emri  e  sytë         
I kullojnë gjak  
 
 
 
                   2  )
 
 
     Shkruan Janina
     jam Prishtinë
     jam Tiranë
     dhe jam një himn
 
     Trapi i çamit
     traget  me  nam
     mijëra vjet
     lundroj n´këto anë
 
     Qan Janina
     gjakun e saj
     nën Greqi
     pema do thaj
 
     Dheu i çamëve
     një  tokë  flori
     sa jam  Çam
     aq jam Shqipëri!..
 
 
ARISTIDH KOLA
 
 
Tek një  lis  në  T h e v i
Aristidhi mblodhi veten
ndezi një q i r i  në  gur
në  kujtim  të gjyshërve
 
Bari  i  çamit  në  Thevi
foli  sikur  të   ish  njeri
ai mirëpriti birin  e  saj
d j a l i n mendjeshumë
 
O i  bukuri  A r b a n i t
o   biri  im  i  Çamërisë
këndoma   këngën  trim
që bari  të  bëhet  pemë
 
Jam  gjak  yt   o  Thevi
Jam gjak i  pastërt çam
unë i kam  dy  z e m r a
të dyja  i  kam Shqipëri!..
 
 
 LUTJA E ÇAMIT
 
 
  A  më  lë  o   tokë  të  qaj
  unë  dua  tek  t´i  një varr
  unë  dua   këtu  të  rritem
  gjaku  im   të   mos  thajë
 
  Gurë  gjyshi   kam   këtu
  në  beteja   i   ka  mbjellë
  popullit tim ia kam sjellë
  gjyshi  im  i  ka   shkruar
 
  Toka ime, shumë  të  dua
  më  prano   të  vdes  këtu
  të  betohem   kam  ardhë
  tek shtëpia   ku  kam jetu
 
  Çamëri  o  shpirtit i çamit
  zëri  i   nënës   më   troket
  guri  gjyshit   atje  brenda
  ngritu  o  bir,  më  thërret!..
 
Poezi

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .