Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Poezi/Prozë 1 - 2 - 3 - 4

Kah po shkon kultura jonë ?!

Nga: Demir Krasniqi

 

 

Kah po shkon kultura jonë ?!


 

Në shekullin e universiteteve ,

Në lulëzim të fakulteteve,

Në shekullin e interneteve ,

Në zhdukje t’ analfabetëve ...

 

Kah po shkon kultura jonë –

Sot , pak kush di t’ na shpjegon ?!

Këndojnë njerëzit me fakultet –

Çka këndojnë -  s’ e  dinë  as vet ?!

 

Shqip po  flasin , shqip këndojnë ,

Por,  as vet nuk e kuptojnë ,

Se çfarë kënge po këndojnë –

Pamëshirshëm e deformojnë !

 

Dhe kuptimin krejt ia ndërrojnë –

Nga se kurrë nuk logjikojnë !

Tekst e ritëm ia  sakatojnë ,

Melodinë keq ia gjymtojnë !...


Nëpër shekuj , ndër shumë vjet –

Shumë këngëtarë analfabet ,

Kanë këndua n’ fusha e n’ male ,

Kanë ruajt  vlerat origjinale !...


Kanë ruajt tekstet dhe muzikën ,

Kanë ruajt  veshjet dhe traditën !...

Çdo zakon e çdo kulturë –

N’ vendin tonë s’ janë përbuzë kurrë !

 

              II.

 

Sot ,  gjithkush është duke  këndua –

Nuk po mundemi  me i dëgjua ,

Këngët duke  i deformua ,

Edhe tekstet  duke i  shkurtua !...


Dikur moti është këndu’ :

“Po na vijnë kalajtë  (kuajt) me dru !”...

Sot , këndojnë pa logjiku’ :

“Po na vijnë  kalamajtë me dru  ?!”


Dikur:”Vaporët  shkonin rrethit t’ detit

Dhe po i çonin asqerët e mretit !”...

Sot : “Vaporët  vijnë bregut t’ detit

Dhe po i bien asqerët e mretit ?!”...

Dikur këndohej një këngë ndër ne :

“Oh , kur ke qenë njëherë e re –

Ty, t’ kam pas n’ merak !

Oh, je e bukur se ke le –

Shtatin si bajrak !”...


Sot , kur kem gëzim e hare –

Nuk ia vëmë veshin aspak :

“A ke qenë ndo  ‘i  herë e re ,

A ke pas merak ?!”...


Para burrave n’ mes konaku ,

Nga sevdaja e nga meraku ,

Këndohej kënga që ngrohej gjaku :

“Karajfili e zambaku” !...


“Oh , karajfili e zambaku ,

Paskan çelë , oh, për bukuri !

Oh, sa m’ ka marrë malli për ty,

Se pa ty , oh, nuk mund të rri !”...


Kësaj  kënge  , djali i Sadikut –

Sot , kudo kështu ia thotë :

“Mori shkrepësa e Venedikut –

Ndizesh , kallesh si barot !”...


Sot , këngëtarët  në kafehane  –   

Mihanën -  na e banë Mejhane ?!

Këtë turqizëm  s’e  kuptojnë  prore –

Se Mejhanja është Pijetore !


Këngëtari – bylbyl në mollë ,

Pijetorja – në këmishë të hollë !

Këngëtari – bylbyl në dardhë ,

Pijetorja – n’ këmishë të bardhë !


Këngëtari – bylbyl në lis ,

Pijetorja – po qëndisë !

Këngëtari – bylbyl në vesë ,

Pijetores – i kërkon besë !...


Në çdo këngë na hyni hilja ,

Kështu Selvi – na u ba  Xhemilja :

“Moj Xhemile – zylyfet me rrema ,

Qysh na dogje , mori , t’u djegtë zemra !”...


Këtë këngë t’ vjetër plot hare –

Kështu  e  këndon gjenerata e re :

“Moj Selvije , e kujna je ?

-Jam e nanës , babës , ku kam le !”

 

    III.

 

Në  programe  t’ televizorit –

Na argëtojnë me humor t’ zorit !

Javë pas jave , radhë pas radhe –

Reklamohet : “Hunda e Madhe!”...


Nuk ha bari ky milet –

Me qeshë me banalitet !

Kuptimin  e “Hundës s’ Madhe” –

Edhe çobanët e dinë n’ livadhe !...

 

    IV.

 

N’ televizionet tona ,  nuk pushojnë beterët –

Na i rikthejnë ashikët , na i rikthejnë  dylberët ?!

N’ vend se në  këto role ,  t’ angazhohen bija –

Burri i zi , n’ shami –  vishet me dimija ?!...


Në ekrane t’ mëdha e në ekrane t’ vogla –

Popullit po i  shitet edhe dushk për gogla !

Këto emisione po i këqyrim prej zori –

Populli e di mirë se çka është humori !

 

    V.

 

N’ televizionet tona kombëtare –

Po  skenohet “Oda Shqiptare” !

Nuk lanë skenë pa e çoroditë –

Çka s’ ka qenë te na kurrë traditë !...


Në këto oda burrash , ç’ është realiteti –

Shpeshherë na servohet amoraliteti !

Aty na servohet sana edhe talla –

Thua se shikuesit të gjithë janë budalla !


N’ mjedis  t’ odës shihen ca kerre të drurit  ,   

Gardhiqe me thera t’ ngulura  prej hunit !

Në odë shihen  buçka , aty shihen kasa ,   

Aty shihen trina , aty shihet kashta !...


Aty shihen qypa , aty shihen kënata ,

Aty shihen leka , po edhe rrëfata !...

Aty shihen sofra me kunguj t’ pa pjekur ,

Mysafirët e odës – femrat duke i prekur !...


 

Gjilan , më 28.09.2014.    Demir KRASNIQI

Poezi
S
atirike

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .