Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina Letërsi Filozofi Histori Opinione Intervista Citate Kontakt

 

Poezi/Prozë - TE RAPUHA

  

TE RAPUHA

Poezi nga:
Shaban CAKOLLI
 


Shaban Cakolli

 

TE RAPUHA

Ti shtegëtari i panjohur

Të përbej në të madhin Zot

Të ndërrojmë pak fjalë,mos kurse kohën
Se ma ndeze mallin sot.

Sigurisht je nga Gollaku
Këtej të qesin këto rrugë në këtë anë
Që kalon në Rapuhë të lashtë
N´këtë vend Justian

Në këtë vend ne ishim shumë
kem jetuar djalë pas djali
Qenka veshur ferra e bari
Ndoshta se shkelë këmbë shtegëtari

Mos je lodhur, të ka marrë etja

Në paq nevojë pak me pushue
Aty pranë na ishte shelgja
Nën te buron fort një krue

Aty ku i thonë Rapuha
shumë kam lozur në fëmijërinë time
Është e vjetër s´di sa i thua
Qysh nga koha Bizantine.

Në shiqim të duket thjeshtë
Se është mbushur therra e gëllinja
ka varreza e monumente
Që shtrihen deri te Kulina

Kur të marrish ti shtegëtimin

një rrugicë në dy anët bjeshkë
Nga ilirishtja ka toponimin
Ky vend është quajtur gjithnjë Litec

Dalngadal kur të nisesh në shtegëtim
Në ato troje është Krileva vendi im
Është e vjetër, ka burim
Mbushur plotë civilizim

Kur të shkosh te lagjëja e epërme
Mund të gjejsh edhe ndonjë dardhë
Mu në majë të asaj kreshte
Bukuri ka Guri i madh

Aty gjenë shumë bukuri
male, ara, fusha, përroni
Thonë është një trashëgimi
Që na e la, i pari Gjoni

Krileva ka lashtësinë
ashtu si tregimet, për zanën
ja shtojnë brezat bukurinë
Qylkajt,e Bregut të Lamës

Se sa fort jam tuj t´lakmue
Nga kjo e shkreta largësi
T´kisha krah me flaturue, isha ardhë dhe unë me ty
Nóda burrash me kuvendue, dhe ndonjë këngë me qyfteli.

Pa dëgjo shtegëtari mik,që kalon në trojet tona
Aty pari ndalo mos ik,shko të afërmit vizitojna
Me Ahmetaj,me Cakolla, e Demolla
Të nderojnë,të pritin mik, është kjo traditë e jona

Në këtë vend,si kur parajsa,në këto troje Gollakut
Takohu me të rinjë e të vjetër,e mësuesit e fshatit
Aty ti do gjejsh ngrohtësinë,me traditën ,burrërinë
Mikut gjithë i kem hapë zemrën,edhe kur kishim varfërinë.

Pashë n´jat Zot,më din këtë dert
Një det malli, e kam në kurbet
Përshëndet çdo pëllëmbë të këtij trolli
Të fala e shëndet, nga unë Shaban Cakolli

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .