Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Poezi/Prozë <1 - 2 - 3> - PËRSËRI FJALA

PËRSËRI FJALA

Tri poezi:

Arlind Farizi

 

 

 

PËRSËRI FJALA

 

Sonte,

Nuk di të shkruaj

Mos kjo është një gjendje e re?!

Sonte,

Fjalët kanë dhimbje koke

Ashtu si unë i lodhur nga fjalët...

Sonte,

Asnjë mendim s’më ndizet në kokë

Bosh është letra

Dhe pres, e pres

Që nga qielli i mendimit

Të më vijnë fjalët

E të më qepin

Të çarat e shpirtit...



 

PARFUMI

 

Kaloi pranë meje si erë mosmirënjohëse

Tjetër ngjyrë kishte afërsia e saj.

I vinte era diçkaje të djegur

Diçka si prej karburant ndjenjash…

E veshur me injorancë si me mburojë,

Rreth qafës kishte shallin e dëshirës

Plot pika puthjesh…

Duar me dorëza kundër ndrojtjes

Çizme të gjata që pamëshirshëm

Shpojnë trotuarin.

Syza të trasha, të zeza

Si fati i saj.

Ajo ka ndryshuar parfumini

Erën e lëkurës së saj plot dritë


 


 

MË FAL BABA

(Rekuiem per Francin)

I harruar nga vetja jam
i dashur vetëm prej djallit 
unë linda plak
me fëmijëri që vdiq në lindje
Baba,
100 vjet vetmi kam,
vetmi plot njerëz,
se i Makondës jam
Gabon komshi e kam
Baba,
përpiqu të dëgjosh qetësinë e zezë të natës
dëgjoje këtë korb egërsisht të ndrojtur
unë të dua,
me indiferencën time më të madhe të dua
Baba,
dëgjoj organonët e ndjenjave të mia
bien shpejt, si simfonia e Lamtumirës
Jam në Trans Patetik...
desha vetëm të shikoj si duken parajsat artificiale...
Më Fal Baba,
Ti më akuzon pse pijë,
unë nuk pijë,
jam një i dehur dashurie
me shishen e pikëllimit në dorë
nuk vdiska njeriu
pa i provuar shijen e likereve të ithtë mëkatit.
Baba,
mos ndjell keq,
orakull i së keqes mos e bë
beso në mua,
si vetes,
se unë jam pasqyra ku ti sheh thellë jetën tënde.
besoj misionit tim
unë jam besimtar arti
kam pak prirje poeti,
ti, Ajo, askush
nuk ka për ta kuptuar Prognozën tim për Muzgun
Bodler, ah Bodler!...
Baba,
unë jam dashnor i papërkulur
se e di sigurt se gjitha ata që Diellin deshën
e deshën dhe vetminë e tij, vetminë diellore.
Baba, pastërtia është e përlyer...
shpirti i femrës është i zi...
Baba,
ti s'e ke haberin sa vret fjala
ti s'e di çka mund të thejë pakujdesia e fjalës
fjala sa një mallkim perëndie është.
Po, përderisa jam në çatinë tënde
jam nën pushtetin tënd
jashtë mureve të saj nis jeta për mua,
unë ëndërroj detin
këtë pamje të xhamtë
ku shoh shëmtinë time dhe gabimet,
shpresat, iluzionet, ku shoh veten...
Baba,
një shpirt vezufi kam
mos më ngacmo,
lërmë me dhimbjen time
se dhe unë s’kam faj
një vajzë më bën të vuaj,
një vajzë më bën të qaj...

Baba,
ti kurrë s'ke për të zbuluar fshehtësitë e mia
as buzëqeshjet e mia, 
këto kristale të çiltërta.
unë i lutem vetëm asaj
vet ajo di çdo gjë për mua
vetëm ajo i di sekretet mia...

Baba,
trego nëse të kam lënduar më indiferencën time
se kam qenë i ftohtë,
unë pres të më mëshirosh
të më përkëdhelësh me duart e njelmëta dëshire.

Baba,
ti sillesh me jetën si një Tiran
betejat me fjalë nuk fitohen
dhe mua mos më shih për armik
se luftoj me fjalë e letra të bardha...

Baba,
e vranët është fotografia jote
ka ngjyrë zhgënjimi,
ka ngjyrë lodhje,
I shoh rrathët e tymtë të dhimbjes
T’i nxin shpirtin me nikotinë
dhe mendon se unë kurrë s'do behëm...

Baba,
dëgjoj këto thirrje kambane
janë kambana shpese,
thirrje për armëpushim.
jeta është më e mërzitshme
se një ligjërata e mësuesve të mi.
“i lodhur nga fjalët jam”
s'dua të bërtitura
fjalët mikluese më mungojnë...

Baba,
më fal baba pse pijë,
çdo ditë është e shpikur për dehje
mashtrim idiotësisht i bukur
infuzion më lëng ëndrre,
ikje nga vetja e djeshme...

Baba,
unë e di se do të ndryshoj
se do e gris këtë gabim
si këtë poezi të pakuptimtë
më fal Baba,
dua të dëgjoj klithmën e fundit
të poetit të mbrëmë...

Baba, gëzimet e jetës më kanë ngrirë
dimër bën në shpirtin tim
se u largua qenia më e sinqertë e vetë njeriu
Ajo, Baba, Ajo është fajtorja

Baba, 
vështirë të jetosh pa gjysmën e vetes,
lehtë të vdesësh...

Baba,
gjithçka në mua po rrëzohet, pushtohet
si një Trojë e pambrojtur,
dhe tavani më sheh me nënçmim
më janë “thinjur fjalët”
më janë lodhur mendimet
dhe vdes për ditë nga pak
se “jeta një ditë e humbur është”...
Vetëm dashuritë digjen në muzg
kur ne thinjemi
e dhimbjen e varrosim në poezi
që era do ta lexoj si një mbishkrim varri...

Baba,
A do të shërohet kjo gjendja mes nesh?
A do e mësojmë abetaren e dashurisë?
t’i do kthehesh i uritur në qetësinë tënde,
unë do kthehem i penduar për indiferencën time.

Baba,
Sa vetmitare kemi qenë
Eja të hipim mbi urën e të sotmes
të shohim përtej, larg shumë larg...
T'i çelim derën mirëkuptimit
me çelësin e besimit.

Baba,
unë nënshtrimin s'e pranova
Ti mbete kolonel arrogant
por, se lëshove tët bir
që sado i keq që është, kushton sa një botë,
se vetëm mua ke si gjel ngushëllimi
e unë vetëm atë e kam BABË...
Unë në këtë poezi të pakuptimtë
s'e rrëfeva veten,
po Francin, Franc Kafkën,
a e njihni, Ai jam Unë...


 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .