Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4 5

PERSE NUK HAPEN DOSJET E KRIMIT NË KOSOVË ?

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

2015

Opinion

* Hapjen e dosjeve e perkrah; Amerika, Gjermania, Anglia, Franca… nderkaq, nga figurat e njohura politike e te letrave shqipe, Akademik Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Adem Demaçi, Simboli i Rezistences shqiptare, Visar Zhiti, Dioguardi...
* Me hapjen e dosjeve nuk do te thotë se spiunet t´i marrim e të vemë ne trekandshin e sojit te Sadam Hyseinit, por te pakten te ndahet gruri nga egjera…
* Kur te hapen dosjet kombi ynë eshtë rehat dhe kush friksohet nga hapje e dosjeve dhe perse?
* Nga 2200 agjentë, në Ballkan, mbi 700 ishin në Kosovë, a eshtë faji i ketyre langojeve, qe ne mbetem nen kthetrat e gjaksoreve serbianë?
* Çka më shtyri të shkruaj ketë shkrim?
Parlamenti Europian kërkoi hapjen e Arkivave Kombëtare, dhe veçanërisht dokumentet e ish-agjencisë së inteligjencës, UDBA.
BE-ja kërkon gjithashtu që Serbia “të lehtësojë qasjen në këto arkiva që kanë lidhje me ish-republikat e Jugosllavisë dhe t’ia kthejnë ato qeverive përkatëse, nëse ato i kerkojnë”.
Sidoqoftë, dosjet mund të hapen vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme. Parlamenti serb është pezulluar, që do të thotë se Ligji i shumëpritur për Hapjen e Dosjeve Sekrete do të duhet të presë më gjatë.
Në të shkuarën, janë bërë përpjekje të ndryshme për të miratuar ligjin. Përpjekja e parë u bë pas ndryshimeve demokratike në 2004, dhe e fundit më 2009, kur SPO, një partitë politike serbe, prezantoi ligjin. Ligji, sidoqoftë, nuk pati kurrë mbështetje të gjerë në parlamentin serb.
Pjesa më e madhe e partive politike në Serbi, aktualisht janë në favor të lëshimit të dosjeve, duke thënë se mbështesin bërjen publike të emrave të autorëve të krimeve të luftës të përmendur në ato dosje.
Ivica Dacic, lideri i ish-partisë së Slobodan Milosevicit, Partia Socialiste e Serbisë, i cili ka qenë kundërshtari më i madh i ligjit për dosjet sekrete, tha se as ai dhe as partia e tij nuk iu tremben hapjes së dosjeve.
“Nuk kemi arsye për t’u frikësuar. Kundërshtarët e Milosevicit duhet të shqetësohen, sepse do ta marrin vesh se cili nga ta ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Në fakt, mezi po pres që ato dosje të hapen”, tha Dacic kohe me pare për mediat.
Ish Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë në Serbi, Slobodan Homen, beson se përveç implementimit të ligjit të ri, qeverisë së re do t’i duhet të formojë një komision të veçantë për t’u marrë me një çështje të tillë të ndjeshme.
“Këto dokumente janë të mbushura me informacione të ndjeshme, jo vetëm për personat publikë, por edhe për qytetarët e rëndomtë. Për këtë arsye kemi nevojë për dikë që do të vendosë se çfarë duhet bërë publike, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është keqpërdorim [i informacionit]”, shpjegon Homeni.
Serbia pritet të përdorë të ashtuquajturin model europian për lirinë e informacionit, sipas të cilit çdo person mund të ketë qasje në dosjen e tij, ndërsa keqpërdorimi i informacionit nga një palë e tretë ndalohet.
Arkivat e Serbisë mendohet se përmbajnë mijëra dokumente sekrete për vrasjet politike, kërcënime të politikanëve dhe kriminelëve, marrëdhëniet me agjencitë vendore dhe të huaja të inteligjencës. Përmbajnë gjithashtu informacione për qytetarët në gjithë ish-Jugosllavia, si dhe qytetarët serbë”.
Serbia është vendi i fundit në Europë që do të hapë arkivat sekrete.
E bem një shkeputje nga BALKAN TRANSITIONAL JUSTICE
Çka me shtyri te shkruaj ketë shkrim?
Kohe me parë, me rastisi te lexojë një shkrim shumë inetersant: Në Hungari, në kohen e bllokut komunist, kishin qenë dy “shokë”. Njeri prej tyre gjithmonë kishte qenë hije e shokut tjeter dhe spiun me damkë. Tjeterit kurrë nuk i kishte vajtur mendja se shoku i tij kinse i shpirtit, te gjithe informatat i kishte derguar ne sigurimin e Sherbimeve Sekrete hungareze. Maltretohej dhe burgosej deri ne vdekje. Zoti do qe spiuni i shokut vdes më heret se ai i maltretuari dhe te burgosurit…
Shih per ketë, shoku para se te vdiste, e lë amanet qe kur te vdes ta varrosin, afer “shokut”. Dhe te afermit e ti dhe familja kete amanet e kryejnë deri ne fund. Mirepo, kur hapen dosjet e krimit, djali i tij zbulon se ai “shoku” kishte qenë spiuni dhe zagari i ti. Dhe pas 50 viteve, djali detyrohet qe t´i heq eshtrat e kalbura te babait dhe t´i rivarros diku tjeter…
Pra, ruajna ZOT, se mos po na ndodhë edhe neve ky “yrrnek” e mo Zot me keq. Sepse, mjerisht qe 100 vjet, ka patur zagar shqipfoles qe kanë berë argatin e gjaksoreve serbianë kunder shqiptareve, qe kanë vrarë e prerë, me hanxhar e sakicë (sepatë), prapa kurrizit. Langojtë, degjonin edhe frymarrjen e atdhetareve shqiptarë dhe dergonin haberet në UDB-ën dhe KOS-in famëkeq dhe i kanë humbur pa SHEJ E PA NISHAN. Hanxhari i gjaksoreve sllavojugor dhe i zagareve te tyre shqipfoles kishte prekur MISH E ASHT dhe kishin leshuar KOSEN E VDEKJES NË KOKAT SHQIPTARE…
Me teper se 5o vite vepruan pa pushuar kunder kombit tonë dhe me per ketë, ne mbetem prapa cdo kombi tjeter, me te shtypur, me te vrare, sakatosur e burgosur dhe aq me keq keta qen ecnin me fedellek duke rrahur gjoks se ne jemi me te miret, se ne mbrojm “Vellazerim- Bashkimin”, pretendonin gomeret shqipfoles dhe bile-bile, mbanin fotografin e kasapit Aleksander Rankoviq dhe satrapit, Josip Broz Tito.
Shumë zullum keta qen i kanë berë kombit, shumë kasaphanë u benë me ndihmen e ketyre langojve; Masakra e Drenices, Tivarit, Maqedonisë…
Per te mos zgjatur me shumë, duhet patjeter te HAPEN DOSJET E KRIMIT NË KOSOVË. Perse jo? Kush ka frike nga kjo? Njeherë e pergjithmonë të ndahet gruri nga egjera dhe POPULLI ËSHTË REHAT. Sepse ka shumë qe edhe kane berë karierë politike dhe hiqen si te pafajshem,tamam si hoxhë.
Serbia e kishte doren e krimit shumë të gjatë Kosovë. T´i referohemi fakteve: Nga 2200 agjentë qe kishte shperndarë ne terë Ballkanin, mbi 700 kishte vetem ne Kosovë. Ne Slloveni kishte 150, ne Maqedoni 150, ne Mal te Zi 200, ne BH 350, ne Kroaci 450 dhe ne Kosove mbi 700…
Ne Kosovë ishin me gjaksoret, me kriminelet, me te pashpirtet. Shqiptaret u ndiqeshin jo vetem ne vendin e vet, KU PERKUNDEJ DJEPI NEPER MALET E LUFTES, POR EDHE NE DIASPORË VEPRONTE “KOBRA”, “HILTON”… Ne Evropë, dergoi si mesues,neper konsulata e ne drecin e mallkuar…
Ndiqeshin atdhetaret me te deshmuar te kombit qe kishin tradita te moçme atdhetare, nga keta bythëlepires (te me falin lexuesit per ketë shprehje).
Ne fund te fundit, HAPJEN E DOSJEVE E PERKRAH; AMERIKA, PARLAMENTI EVROPIAN,GJERMANIA. ANGLIA, FRANCA… Dhe nga figuret tona ; Adem Demaci, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Visar Zhiti...
Pra, NUK BEHEN HASHA ME SOJIN E KETYRE ZAGAREVE SERBIANË QË VEPRUAN DENBABADEN KUNDER KOMBIT TONË TË SHUMËVUAJTUR. Ketu nuk fola per disa klysh te vegjel qe diheshin boterisht, qe diheshin ashiqare,qe shetiten Arkanin,langoi i Milan Shipkes, qeni Haxhi Latif Kuçi dhe argatin e UDB-es serbosllave,sepse jane strukur në strofullen serbe dhe tani jane delldisur dhe lehin sert akoma kunder kombit tonë. Por njeherë e pergjithmonë le ta din se kane ikur gjaksoret serbianë e bashkë me ta edhe langojtë e tyre, ndonese nga njeherë nga mallengjimi bejnë ham,ham dhe e mallkojnë kombin tonë. Mallkimi bie mbi ta dhe per jete te jetevë sa te mbesin SPIUNË ME DAMKË. PER TOKË E PËR QIELL!
Dhe keta zagaret, nuk e pranojnë, USHTRINË ÇLIRIMTARE TE KOSOVES-UÇK-ËN DHE KOMANDANTIN LEGJENDAR, ADEM JASHARIN. PYETNI PERSE…?
Ketë shkrim po e perfundoj, qe te mos mendojne: SPIUNË REHATOHUNI! DOSJET U MBYLLEN?! KURRË SA TE JETË JETA. EDHE NË VARRIN E JUAJ DO T´IU NDJEKIM SI RASTIN NË HUNGARI…

Kaq kesaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ, Zhur,krahina e Lumes

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .