Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kulturë -arkeologji

Zbulohet një sklupturë në malin e Tomorrit

   Nga  Mr.sc. Besim DERVISHI

2015

Opinion

 Për Malin e Tomorrit në Shqipëri është folur shpesh si vendi ku kishte selinë Dodona Pellazgjike. Ky mendim është kundërshtuar nga shumë studiues të huaj, por dhe të vendit tonë  të cilët janë të mendimit se Dodonën e zbuloj greku i pasur nga Arta, Konstandin Karapano në vitin 1887, dhe ajo ndodhet pranë fshatit Dramesi në Janinë afër Malit Olicka. Ai, siç dihet aty nxori në dritë një amfiteatër si dhe disa ndërtesa. Me ndihmën e disa Akademikëve Francezë të kohës, arriti që të botojë dhe një libër me gravura të gjetur sipas tij në Orakullin e Dodonës. Por, pas zbulimit të rrënojave të Janinës, pati një përqindje të konsiderushme shkencëtarësh të cilët ju kundërvunë tezës së tij. Disa ishin dhe grekë si: Emmanuelis Rikakis e të tjerë. Sa për Rilindasit tanë, ata ishin gati të gjithë në një mendje, se Dodona Pellazgjike egzistonte që para kohërave Homerike, dhe se ajo ndodhej në Malin e Tomorrit. Zona rreth Malit të Tomorrit është quajtur nga arkeologët, si një zonë jo e rëndësishme arkeologjike. Disa arkeolog të dëgjuar pas viteve 1970-ës, kanë qenë në këto anë duke bërë klasifikimin dhe datimin e shumë rrënojave, por ata kanë mjaftuar vetëm me kqyrjen e tyre me sy të lirë dhe pa ndërmarrë gërmime sistematike. Ata janë shtruar " këmbëkryq" në këtë zonë duke pirë raki, ose duke ngritur dhe dolli nëpër shtëpitë e banorëve të zonës, si rrjedhojë e kësaj  vetem me arkeologji nuk janë marrë. Në këtë zonë sipas përshkrimeve të Polibyt si dhe Titus Livy ndodhen disa qytete Ilire, si: Antipatrea i cili mendohet se është Berati i sotëm, Codrioni afër Sulovës, Chrisondio (Dio ose qyteti i zotit) në faqe të malit të Tomorrit mbi qytetin Antipatrea ,dhe në luginën e lumit Apssus (Osumi), Ilion ose Ilium ( qyteti i Diellit), edhe ky mbi qytetin Antipatrea (Berati) në luginën e lumit Apssus(Osumi) dhe në faqen e Malit të Tomorrit, Bantia, Orgessus, Cerax apo Corragum, Bargullum (Bargullasi i sotëm) e të tjerë. Shumë nga këto qytete nuk janë identifikuar nga arkeologjia jonë. Nga të gjithë këta  qytete që përmenden; tërheqin vëmendjen dy prej tyre: Ilion apo Ilium i cili quhet qyteti i "Diellit" kur dihet se "Tempulli i Dodonës" është ngritur për shkak të adhurimit të kultit të "Diellit" dhe se nuk është rastësi që para disa muajësh në fshatin Selan të Skraparit, afër Tomorrit u zbulua një artifaktë spektakolar me simbolet e "Diellit" dhe "Lisit". Qyteti tjetër që tërheq vëmendje është qyteti i Zotit apo Zeusit, Chrisondio ( Dio= Zot= Zeus), askush nuk e di vendndodhjen e tijë në këtë zonë. Zbulimi i të dy qyteteve do të ndihmonte në gjetjen e tempullit mitik të Dodonës Pellazgjike. Një qytet tjetër i cili ka qënë në këtë zone, pikërishtë afër lumit "Apssus" është qyteti i Pelliumi ose Pellasi.

 

 

Sipas autorit William Woodbridge në librin e tij "Ancient atlas : to accompany the Universal geography", afër lumit Apssus ndodhej dhe qyteti Pellas. Dihet se një qytet me këtë emër ka qënë dhe në Maqedoni. Por nuk përjashtohet që ka qënë dhe afër malit të Tomorrit. Sipas shumë autorve të lashtësisë përfshi këtu dhe Eustathin (shih librin VII, 16, 17) si dhe Hesiodin (shih librin VII, 18) të cilët thonë se: "Orakulli i Dodonës ishte afër qytetit Hella ose Pella dhe afër tijë ishte qyteti Dodona..." (Shihe Perikli Ikonomin faqa 13). Ka supozime të shumta se këto qytete mundet të jenë mbi qytetin aktual të Beratit ose egzaktësishtë në fshatin Peshtan (Fushë- Peshtan ose në lagjen Gradishtë) si dhe mbi fshatin Tomorr (Shih librin Zeus : A study in ancient religion vellimi III,te autorit britanike Arthur Bernard Cook , fq. 1117, Londër 1940). Por kohët e fundit kanë dalë në dritë disa fakte që na ofrojnë shumë tek e vërteta. Disa banorë të zonës në mënyrë të rastësishme kanë gjetur gjatë punimit të tokës mbetje varresh të vjetra të cilat sipas studiuesve janë pjesë sklupture të cilat përdoreshin për zbukurimin e tyre. Përveç tyre raportohet shpeshë se në këtë zone, gjenden hërë pas here maja shigjetash hekuri por dhe bronzi, në majën e të cilave kanë të stampuar shenja dhe gërma të çuditshme si gërma "F" apo numrin "8" i cili mendohet se është numëri që identifikohet me infinitin. Prova më e rëndësishme që është gjetur nga një banor në lagjen Gradishtë të fshatit Fushë- Peshtan (i cili ishte duke punuar tokën e tij), është një sklupturë njeriu. Skluptura është e përmasave 30 X 40 (30cm e lartë dhe 40 cm e gjerë), të dy duart janë të bashkuara dhe vihet re se mungon një pjesë e krahut të majtë. Si veshje është përdorur një mantel me krahë të shkurtër. Por, ajo qe e vështirson identifikimin është se sklupturës i mungon koka. Ndosha ajo është aty rrotull, ose ndoshta është thyer nga pushtues të ndryshëm të cilët kanë shkelur në këto anë. Sipas studiuesit Gjergj Zogaj i cili thotë: ‘’ Ky bust duhet të ketë qënë bërë për një njeri të njohur i cili ka vdekur, dhe është veshje tipike ilire pavarsishtë se është pa kokë, kjo veshje ndryshe quhet TUNIK’’. Ndërkohë që ka dhe mendime të tjera si ajo e studiuesit Frederik Stamati i cili thotë se :’’Kjo është një stele varri. Veshja nuk është tunike’’. Më bën përshtypje që është me mëngë të shkurtëra. Tunika ishte si puna e çarçafit, pra mbështjelljë me çarëaf, pa mëngë. Por, ajo që vihet re është materiali me të cilin është bërë ky bust. Ai është gdhendur në gur dhe me sy të lirë dallohet dhe nga një banor i zakonshëm që kemi të beëmë me gurin e zonës së Tomorrit. Eshtë gur i zi apo ngjyrë hiri e errët, edhe sot në këtë zonë nxirret nga toka ky lloj guri si në fshatrat e Beratit (Karkanjoz, Drenovë, Rabiak e të tjerë. I të njëjtit mendim është dhe studiuesi Luam Shmilli, i cili thotë se : ‘’ Ky është guri tipik i zonës së "Nahijes së Tomorrit". Nga kqyrja e bustit mendohet se ai duhet të jetë një "Personalitet". Ndonse ka mendime të tjera se mundet që imazhi i tij të jetë i një perëndie dhe duhet të ketë qënë vendosur afër ndonjë Orakulli,ose Faltoreje Pagane. Megjithatë, janë specialisët që do ta përcaktojnë për vjetësin e tijë, si dhe të dhënat e tjera. Tërheq vëmendjen se pikërishtë në këto vende sipas Perikli Ikonomit, në vitin 1921 është gjetur një statujë e një ushtari Ilir i cili mbante një shigjetë në dorë. Kjo statujë ka qënë në fillim si ikonë kishtare, dhe është mbajtur në kishën e fshatit Vertop, që i cili gjendet afër Beratit. Ky bust është mbajtur këtu për një farë kohe; kurse më voneë është dërguar në Muzeun Kombetar në Tiranë. Por, sipas Ikonomit në Fushë - Peshtan në vitet '30 është gjetur një pllakë varri nga banorët që punonin tokën, dhe është mbuluar përsëri me dhe. Ai tregon se edhe në fshatin Peshtan është gjendur një pllakë ieroglifike d.m.th me figura kafshësh të ndryshme, të cilat populli i quante "Malukate" (PERIKLI IKONOMI, LIBRI: "HISTORIA E TOMORRIT" VLORE 1936, fq.22 dhe 23). Këto të dhëna teje informuese, plotësohet me tregimet e banorve të zonës ,se ne vitet '80 në këtë fshat janë gjetur në mënyrë të rastësishme koka statujash me degë ulliri në kokë, por janë dëmtuar; si dhe është gjetur një pllakë guri me imazhin e një njeriu por që në kokë kishte të dukshme brirët e dashit. Nga përshkrimi duhet të kemi të bëjmë me imazhin e Jupiterit. Përveç gjetjes së këtij busti nga banorët e zonës, raportohet se nga një "Firem Ndertimi" (e cila po punon për ndërtimin e një Hidrocentrali afër fshatit Drenovë të Beratit tek vendi i quajtur "Stallat" afër lumit të Lybeshës. Gjatë punës me mjete të rënda nga gërmimet kanë dalë në dritë rrënojat gjigande ndoshta të një ure, por ato me von janë mbuluar me shpejtësi nga administratorët e kësaj firme. Ka supozime të forta të cilat na i sjell dhe Perikli Ikonomi se, ky lum dikur është quajtur Lumi i Dodonës. Zbulimi i këtij busti, por edhe i relikeve të tjera është "shuplaka" e dytë e radhës (pas asaj të zbulimit të artifaktit të Selanit me simbolet Dodonë s’ë të Diellit dhe Lisit) që i jepet "Akademikve" të "Mejhanëve" të Tiranës të cilët e identifikojnë zonën e Tomorrit si një zonë jo të rëndësishme arkeologjike. Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje Akademikëve të ndershëm të Shqipërisë dhe Kosovës (nese ka mbetur të tillë) si dhe Instituteve Arkeologjike dhe Albanologjike të të dy vendeve respektive që të nisin sa më shpejtë hulumtimet dhe studimet në këtë zonë për nxjerrien në dritë të së vërtetës së madhe; Të vërtetën e DODONES  PELLAZGJIKE NE MALIN E TOMORRIT!


 

Postoj shkrimin  për botim Xhevahir Cirongu

Qërshor, 2015. 

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .