Këtë pistë
hulumtimi edhe në “puçin” politik brenda LDK-së duhet ta ketë
parasysh Gjykata Speciale, e cila për të zbardhur alibitë misterioze
brenda LDK-së, duhet të kërkojë ekzaminimin toksik edhe të mbetjeve
mortore të dr. Ibrahim Rugovës, ashtu siç i bënë palestinezët me
Jaser Arafatin, duke nxjerrë në pah se sëmundja e Arfatit ishte e
porositur dhe inskenuar nga qarqe anti-palestineze. Në këto “puçe”
politike duhen shikuar edhe involvimet e mundshme të SHIK-ut edhe në
LDK, sepse të gjitha indikacionet çojnë te dyshimi se “kanceri” dr.
Ibrahim Rugovës i është porositur, pasi shumë elemente dyshuese
flasin për helme toksike, të cilat simulojnë sëmundje kanceroze.
Shkruan: Shefqet DIBRANI
Nisja e një fillimi të vështirë?!
Intervista e Fatos Klosit, ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar
(SHIK), u prit me reagime të shumta vulgare, demagogjike e të
fasaduara, me një patriotizëm moral e të rrejshëm që qartë tregon
për humnerën ku ka rënë Kosova. Po ashtu, në këtë kategori futen me
dhjetëra veprimtarë e analistë, qofshin ata kur atëherë ishin kundër
dr. Ibrahim Rugovës, disa syresh ditëve të premte, në konferencat
për shtyp, ia përkujtonin Rugovës se “rruga e vetme e Kosovës për në
Evropë kalon nëpër Beograd”, tani janë shndërruar në engjëj të
demokracisë, duke u bërë më rugovistë se vetë dr. Rugova. Po këtë
avaz kundër Ibrahim Rugovës e bënin edhe disa nga mbështetësit e
politikës së tij, të cilët nën rrogoz kryenin punën e djallit me
përmasa shqetësuese. Ky shqetësim doli në pah sidomos nga deklarata
e Kryeministrit të Kosovës dr. Isa Mustafës, i cili në kohën kur
ishte shef i SHIK-ut Fatos Klosi, veprimet e tij ishin antagoniste
në raport me dr. Ibrahim Rugovën, kurse tani kur Kosova ka mbetur në
mëshirën e tij, ai duke e mbrojtur filozofinë rugoviane po shtiret
më katolik se Papa, duke shpalosur xhevahire të mendësisë së ulët
morale.
Prokuroria të nisë hetimet për rastin e Ahmet Krasniqit
Si
duket rasti i Fatos Klosit, përkatësisht ardhja e tij në Prishtinë,
është fillimi i një procesi maratonik që duhet të nisë. Tashmë
prokuroria e shtetit ka një pistë hulumtimi, sepse ajo i ka
deklaratat publike të kryeministrit të Kosovës dr. Isa Mustafës, të
cilin duhet ta pyes për rolin e tij në likudimin e Ahmet Krasniqit,
kolonel dhe Ministër në detyrë i Ministrisë së Mbrojtjes i
Republikës së Kosovës. Dr. Isa Mustafa detyrimisht duhet të flasë
për lëvizjen e mjeteve financiare dhe destinimin e tyre, për
qëndrimet e tij në atë kohë në raport me shefin e tij dr. Bujar
Bukoshin me të cilin janë alfa dhe omega e futjes në kurth jo vetëm
të ushtarakëve profesionistë, por të procesit në tërësi. Deklaratat
e tij aq vulgare dalin vetëm nga një fobi antirugoviane, e cila atë
nuk po e lë të qetë as sot e kësaj dite. Deklaratat e tij nuk duhen
kundruar nga kundërpërgjigjet vulgare të personave të apostrofuar
dhe të atyre që janë rrëmbyer a ekzaltuar nga shefi i tyre tashmë i
konvertuar në demokrat dhe paqësor, por fjalori i tij, dhe veçmas
arroganca e kërcënimeve të tij që nga momenti i marrjes së besimit
për Kryeministër në Parlamentin e Kosovës, nuk kanë gjë të
përbashkët as me kulturën politike dhe as me filozofinë paqësore dhe
falëse të dr. Ibrahim Rugovës. Prandaj ekspertë psikologjikë, po
sidomos prokurorë, duhet të merren me sjelljen, deklaratat dhe me
kërcënimet e tij që i nisi kundër deputetëve të LDK-së të cilët nuk
e votuan atë për Kryeministër, për të vazhduar deri në rastin e
Fatos Klosit. Ky hulumtim psikoanalitik do të zgjidhë shumë enigma
të pahijshme që nuk dihen për dr. Isa Mustafën.
Pastaj një pistë tjetër hulumtimi duhet të jetë ish Kryeparlamentari
i Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, jo vetëm për gradat akademike, të
cilat bashkë me titullin akademik të Isa Mustafës janë të dyshimta,
por paraqesin edhe një mister më vete?!E dr. Jakup Krasniqi duhet
analizuar pse ia bëri mbështetjen Fatos Klosit, pastaj duhet t’i
analizohen fyerjen e vazhdueshme që ia ka bërë dhe i bënë
Presidentit të parë dhe Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës,
duke mos ia harruar as pasurimet dhe deri te shkrimi i librave nëse
me të vërtetë i ka shkruar vetë ai?!
Shumë punë për Prokurorinë Speciale
Prokuroria e Shtetit ose Prokuroria Speciale duhet t’i marrë për
bazë deklaratat e secili individ, veçmas të atyre që janë profesorë
universitarë dhe të atyre që kanë pushtet ekzekutiv në Kosovë. Do të
ketë shumë punë në Kosovë, por kjo gjendje do të tejkalohet vetëm
kur në postet udhëheqëse do të vijnë një gjeneratë e cila nuk është
e implikuar në këto krime politike e ekonomike që e kanë katandisur
lirinë e Kosovës.
Mendoj se rasti Klosi është vetëm një fillim për t’u zbardhur edhe
vrasja e Ahmet Krasniqit në Tiranë, sepse një deklaratë me plot
ironi që ia bëri Fatos Klosit ish Kryeministri i Shqipërisë në atë
kohë Pandeli Majko, jo vetëm se do t’ia gris nervat një zyrtari të
Shërbimit Sekret Informativ, por do t’ia nxjerr në fushë edhe më tej
të palarat. Ai edhe në këtë rast është dashur ta ruante
gjakftohtësinë sikurse në kohën, ta zëmë kur është pushkatuar Ahmet
Krasniqi, atëherë kur eskorta e tij tundte Tiranën dhe kishte futur
panik te të gjithë luftëtarët kosovarë, të cilët ishin detyruar ta
përdornin Shqipërinë si vend transit për t’u futur në Luftën e
Kosovës. Përgjigja e Klosit: “Urdhrat e tua penguan armët e UÇK-së”,
(BallkanWeb, 29.04.2015), është dëshmia më e mirë për të besuar se
ai ka qenë i involvuar jo vetëm në rastin e vrasjes së kolonel Ahmet
Krasniqit, por të një serie vrasjesh që kanë ndodhur në atë kohë.
Këtë që po përpiqem ta them e mbulojmë me deklaratën e Ibrahim
Kelmendit “Të vërteta të pamohueshme të luftës së UÇK-së dhe
FARK-ut”, (në Kosova Albaner, 29.04.2015).
Kjo deklaratë e Ibrahim Kelmendit tregon se ai paska qenë i
involvuar në “puçin” ndaj FARK-ut, e ai puç e ka pasur një epilog
tragjik, vrasjen e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës,
kol. Ahmet Krasniqi.
Vrasjet e dyshimta të ushtarakëve në Shqipëri
Ibrahim Kelmendi shkruan se prof. Klosit në relacion me FARK-un, i
kanë munguar informacionet kryesore, se si është likuduar Ahmet
Krasniqi. Ai deklaron se në FARK, qysh në fillim kemi pozicionuar
shumë ushtarakë të UÇK-së (tepër me rëndësi ishte shefi i
logjistikës, Xhafer Jashari). Ndërsa pas vrasjes se Ahmet Krasniqit
deshi fati që përgjegjësitë e tij t’i “trashëgoi” Halil Bicaj,
gjithashtu ushtarak i UÇK-së. Ai shkoi aty i ngarkuar nga UÇK-ja dhe
aty e tutje FARK-u ishte një si servis ose sektor i UÇK-së.
Bashkëveprimtarinë në mes të UÇK-së dhe FARK-ut janë autorizuar ta
koordinojnë Bislim Zyrapi (Drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit
të UÇK-së) dhe Halil Bicaj, shef i shtabit të FARK-ut dhe “ministër
i mbrojtjes”. Fatmirësisht ata kishin besim reciprok mes tyre”,
shkruan Ibrahim Kelmendi dhe vazhdon: “Për këtë lloj “puçi” ndaj
FARK-ut, mars-shtator 1998 kanë ditur ushtarakët që UÇK-ja i ka
“infiltruar” te FARK-u, ndërsa për angazhimin e Halil Bicajt në ato
pozicione kemi ditur”,shkruan ai, “Ali Ahmeti, Halil Bicaj, Bislim
Zyrapi dhe unë”,thotë Ibrahim Kelmendi, “(dhe askush tjetër, nuk ka
qenë i njoftuar meqë nuk donim ta dekonspironim atë “puç”)”.D.m.th.
sipas kësaj deklarata njerëzit e “puçit” tashmë po dihen, por dihet
se ai puç ka përfunduar me një epilog tragjik, me një vrasje
misterioze për të cilën paskan ditur njerëzit e “puçit”, Ibrahim
Kelmendi, Halil Bicaj, Ali Ahmeti, Bislim Zyrapi dhe Xhafer
Jashari.Kësaj liste prokuroria duhet t’ia shton hulumtimin për t’i
mësuar raportet e dr. Bujar Bukoshit me Halil Bicajn sepse për
raportet e dr. Isa Mustafës me Bujar Bukoshin tashmë dihen.
Tendenca për “puçe”
Kjo deklaratë rrëqethëse të detyron të mendsosh rolin kaq të
shëmtuar edhe në mjaftë “puçe” në shumë procese dhe vrasje
zinxhirore, nëpër të cilat është lakuar emri i Ibrahim Kelmendit. A
nuk është akuzuar ai edhe për implikim në vrasjen e vëllezërve Jusuf
e Bardhosh Gërvalla dhe të Kadri Zekës në Gjermani. Nëse jo Kosova,
emigracioni shqiptar në Evropën Perëndimore i di “puçet” sikurse
edhe pasojat e asaj vrasje. Emigracionin shqiptar e kaploi përçarja
dhe mosdurimi!
Implikimi i Ibrahim Kelmendit në procese të mëdha politike është i
pashmangshëm dhe qëndrimet kontraverse e bëjnë atë edhe më të
dyshuar. Ta zëmë, rasti i “rebelimit demokratik?!” në vitin 1997 në
Shqipëri, është një storie tjetër mjaft e zymtë dhe tejet
enigmatike, pastaj roli i tij edhe në zhvillimet politike në
Maqedoni pas përfundimit të Luftës atje, kur po ky Ibrahim Kelemnd
shkoi në Maqedoni, ku vetë Ai rehabilitoi Ali Ahmetin me pushtetin
maqedon, kurse pasojat e atij “puçi” politik, a nuk i kanë degraduar
vlerat e politikës brenda faktorit shqiptarë në Maqedoni.
A ka SHIK-u gisht në sëmundjen e Rugovës?
Në
këto “puçe” politike duhet shikuar edhe involvimet e mundshme të
SHIK-ut edhe në LDK, sepse të gjitha indikacionet qojnë te dyshimi
se “kanceri” dr. Ibrahim Rugovës iu ka porositur, pasi shumë
elemente dyshuese flasin për helme toksike të cilat simulojnë
sëmundje kanceroze. Ky dyshim lind nëse e shikojmë analogjinë e
zhvillimeve politike brenda LDK-së, ku tashmë roli aq negativ i dr.
Fatmir Sejdiut dhe dr. Isa Mustafës ngjasojnë me rolet e nëntokës që
paska në luajtur Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari në FARK-un. Këtë
pistë hulumtimi edhe në “puçin” politik brenda LDK-së duhet ta ketë
parasysh Gjykatës Speciale, e cila për të zbardhur alibitë
misterioze brenda LDK-së, duhet të kërkoje dhe ekzaminimin toksik
edhe të mbetjeve mortore të dr. Ibrahim Rugovës, ashtu siç i bënë
palestinezët me Jaser Arafatin duke nxjerr në pah se sëmundja e
Arfatit ishte e porositur dhe inskenuar nga qarqe anti Palastineze.
Këto pista hulumtimi duhet të futen me prioritet në Gjykatën
Speciale, e cila me dashje apo pa dashjen e shqiptarëve do të
themelohet, por për këtë fillim të vështirë më meritori janë
individët e involvuar në këto “puçe” e likuidime politike e
ushtarake, prandaj “bravo” prof. Fatos Klosi!
St. Gallen, maj 2015 |
histori
tradita
vështrime
debat |
|
citate
intervista
letra
të
hapura
botime
të
reja
|
|
|