Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 Opinione

1

2 3 4 5

PERKUJTOJMË KOMANDANTIN E BRIGADES 134, DHE DESHMORIN E KOMBIT z. SALI CEKU

 
Nga: Ramiz  DËRMAKU

2015

Opinion
Gjaku i juaj i Agim Ramadanit, dhe i shumë luftëtarëve të UCK-së, ka filluar ngadalë ta ujitë tokën e Kosovës.

Atij që nuk i kërset pushka për 3 %-shin, atij nuk do t'i kërset asë për Kosovën. Kështu thonte veprimtari, nacionalisti, nënkryetari i LDK-së dega në Gjermani, komandanti i Brigadës 134, dhe dëshmori i kombit z. Salih Cekaj, në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Singen të GJermanisë.

Sot i kamë dhanë vehtes një detyrë shumë të rëndë, ti shkruaj ca rreshta në shenjë përkujtimi e nderimi për intelektualin, luftëtarin e devotshëm, e Komandantin e Brigadës 134,të zonës së Dugagjinit, z. Salih Ceku, i cili ra dëshmorë ne mbrojtje të Atdheut me 20.04.1999 tek  rrasat e Koshares. Pasi,  Salih Cekun e njihja që nga vitet 1992, kur unë isha vendosur në Gjermani, në tubime, aksione humanitare, e kombëtare, protesta, demostrata..,etj ( të 3 %-shit, etj) ,të cilat i organizonte LDK-së, dega në Gjermani,. Veprimtari e nacionalisti Salih Ceku, kurrë nuk u ndalë  për ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare shqiptare dhe ndertimin e Instituioneve tona, ai ishte në ballë të çdo aksioni. Eshtë intersant se sa plakej Salihu, aq më tepër i shtohj dashuria ndaj atdheut e urrejtja ndaj atij që ia shkelte dinjitetin kombit të tij. Qe nga ditët e rinisë së herëshme duke e parë gjendjen e rëndë ne të cilën jetonte populli shqiptarë në Kosovë, e jashtë sajë nga dhuna dhe presioni serbo sllav, duke e ditur se arma më e fortë  për t'ju kundërvu armikut (pra ne rastin konkretë edhe shkaut) është arsimimi, ai i mobilizoi të gjitha forcat e tij, fizike, materiale. I paisur me një kulturë të veçantë e i etur për dituri, Salihu ne kushte shumë të vështira regjistrohet në Fakultetit Juridik pranë Univerzitetit të Prishtinës në vitin 1978. Pas nji pune sistematike e të pa nderprerë diplomoi në vitin 1982. Duke e dashur çështjen kombëtaare më tepër se jetën me vëmendje të madhe i përcillte leksionet nga profesorët e tij. Atdhetari Salih Ceku,më tepër preokupohej me të drejtat dhe lirinë e popullit shqipëtarë që ( ishin të garantuara me Konventa Ndërkombëtare), e shkileshin ne mënyrë drastike nga regjimi kriminel i S.M-it. Pasë kryerjes së fakultetit të drejtësisë,tek Salihu ndodhi një ndryshim i madhë shpirtëror..., dhe çdo herë në bisedat e shkrimet e tij, shprehte një paknaqësi të madhe ndaj regjimit  serbë. Pra me kalimin e kohës tek ai shtohej urrejtja ndaj regjimit serbë,e në anën tjetër me përkushtim të madhë i rreket kërkimit të rrugëve më të mira e më të drejta për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqipëtare dhe çlirimin e Kosovës. Ai shumë heret e kuptoi se shtypja , presioni, dhuna, masakrat, burgosjet, e shpeshë edhe likuidimet e kokave më të afta intelektuale shqipëtare që i bënte regjimi kriminel dhe UDB-a, çetnike ishin një dëshmi e gjallë , që tregonin qartë se çka mendon regjimi kriminel serbë për shqiptarët. Ai që nga vitet e 1990 e kishte filluar aktivitetin e tij patriotik në Kroaci me disa atdhetarë tjerë siq ishin; Ahmet Krasniqi-kolonel armate, Pjetër Frrokun, etj.Krahas punës aktive që ai bënte në Kosovë,ai mbante kontakte të rregullta dhe të drejtpërdrejta edhe me komandantin e UCK-ës, e atdhetarin e denjë të ditëve tona, z. ADEM e HAMEZ  JASHARI, në Shqipëri.
Mirëpo, veprimtaria atdhetare e intelektuale e veprimtarit të shquar nuk përfundon me largimin e tij nga vendlindja, por ajo do të zgjërohet dhe shtohet edhe më tepër  në diasporë, sepse kushtet për ti ndihmuar zgjidhjes dhe internacionalizimi të çështjes sonë në mërgim ishin më të mira.Ky atdhetarë, ky intelektual, ky njeri me një atdhedashuri të madhe ndaj atdheut,pas largimit nga Kosova, me vete kishte marrë zjarrin e dashurisë,i cili do ta përcjellë deri në ramje. Se vërtetë atdhetari, intelektuali, vizionari, strategu i luftës e komandanti i brigadës 134 të UCK-ës, z. Salih CEKU, e donte më tepër çështjen kombëtare se vetë jetën, tregon puna dhe vepra e tij që ai bëri për çështjen kombëtare dhe Kosovën. Ai edhe pasë marrjes së leje qëndrmit në Gjermani, asënjë herë nuk kërkoi punë. Kur shokët, miqët, e pyesnin ? Pse s'po kërkon punë o Salih ?, ai qeshte ëmbël dhe deklaronte ;.., po unë një punë e kamë.., e ajo është ; TI NDIHMOJE ATDHEUT, por sa po e realizoj atë unë nuk mund ta dijë.. Posë punës që bënte në zyren e LDK-ës, dega nëShtuttgart- Gjermani, ku ushtronte detyrën e nënkryetarit të LDK-së-në Stuttgar t, ai me aftësite e tij me potencialin e vetë të dijes dhe guximin e lartë intelektualë do ta shfrytëzojë ne të gjitha fushat e jetës organizative ne mërgim. Ai sa ishte në Gjermani, shumë herë e kaloi kufirin shqiptaro shqiptarë, dhe kryente shumë detyra të cilat ia kishte shtruar vehtes (pra edhe bartjen e armëve nga Shqipëria për Kosovë. Posë detyrave të shumëta që kreu në zyren e LDK-ës, në Stuttgart, intelektuali Salih Ceku, tregoi një vendosmëri të madhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Kur ai ishte ne vlugun më të madhë të punës në zyren e LDK-së , në Stuttgart,ju kishin besuar shumë funksione në LDK-së, në Gjermani. Kur në  Kosovën martire filloi të derdhet gjakë i pastër shqiptari, kur filloi masakrimi, dhunimi, e vrasja e nënave ,motërave, baballarëve, fëmijëve  tanë ai u revoltua shumë.., ditë të tëra nuk vuri gjumë në sy..., një mëngjes u zgjua herët deklaron vëllau i tij Ismajli,u përshëndet me familje, miqë e shokë të idealit, shkoi në Shqipëri, dhe së bashku me shokë formuan celulat e para të UCK-së. Pranvera e këtij viti atdhetarin e strategun e luftës do ta gjejë në tokën e përgjakur të Kosovës, me armë në dorë. Intelektuali, veprimtari dhe heroi i kombit thonte;
 Kosova, dijti çdo herë..., me falë..
pra.., do t'na i falë edhe ne,këtë gabim ? !.
Ditë pas dite shokët e tij duke i parë aftësitë, vendosmërin, trimërin dhe guximin intelektual do ta emrojnë si komandant të brigadës 134 në zonën operative të Rrafshit të Dugagjinit. Të shkruash për nji intelektual, veprimtarë, atdhetar e luftëtarë të lirisë, në këto momente të dhembjes është shumë vështirë, sepse të mungojnë fjalët, sidomos kur je i emocionuar e i ngarkuar me dhimbjeje. O, Salih Ceku.., linde në rrasë të gurit,( Broliç të Deqanit),, u rrite dhe u bëre më i fortë se guri. Gjatë këtyre viteve të liga, politika serbosllave bëri orvatje që të shkatrrojnë, të ligjin e të dobësojnë, por kurrë nuk ia arriti qëllimit, sepse Ti, ishe i vendosur, i fortë, trimë, atdhetarë dhe guximtarë. Po shpeshë të ofenduan me fjalë të rënda; majtistët, leninistët.., por pjekuria juaj dhe edukata familjare , atdhe dashuria ndaj çështjes kombëtare toleranca që kishe, i tejkalove ato. Të gjitha ato akuza, ofendime që vinin ndaj jushë ndikuan që ju me përkushtim edhe më të madh t'i rrekeni punës për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës nga armiku serbë.
Krenaria jote prej një burri e luftëtari kurrë nuk u thye.
Edukatën, Bukën dhe gjakun që morre nga toka e përgjakur e Kosovës,e mbajte dhe e ruajte me nderë e krenari deri në ramje për çlirimin e Atdheut.Gjaku i juaj i Agim Ramadanit, dhe i shumë luftëtarëve të UCK-së, ka filluar ngadalë ta ujitë tokën e Kosovës,deri sa të jetojnë shqiptarët mbi te. KOSOVA GJITHEMON DHA BURRA, POR JU ISHIT BURRE MBI BURRAT. ishe më trimë se trimi, më i ëmbël se JETA, e më i butë se flladi i pranverës. Në bisedat, takimet, tubimet, e referatet tua, nuk dijte kurrë ta lëndosh askend, edhe pse ishe i sulmuar rëndë nga disa butakë. Ishe i afërt i urtë dhe gojë ëmbël. Cdo herë i le punët tua anash për t'i ndihmuar të tjerëve e atdheut. Diskutimet e tua të të qeta, ai zë melankolik burri, ne i harronim shumë gjëra...., harronim se gjindeshim ne gyrbetë, e fluturonim si në ëndërr mbi tokën e Kosovës. Ai shumë shpeshë thonte ;" që sa më parë të kthehemi në Kosovë". Kosova na pret.Kosova dijti cdo herë me falë,pra.., do t'na e falë edh ne këtë gabim.., sepse ne jemi bijtë e sajë. Ne ia këthyem shpinen Kosovës, kur ajo përjetonte ditët më të vështira të jetës.
Atij që nuk i kërset pushka për 3 % - shin, atij nuk do t'i kërset as për KOSOVEN, kështu thonte; intelektuali, atdhetari, strategu i luftës, themeluesi i bërthamave të para të UCK-ës, furnizuesi kryesor me armatim i UCK-ës, dëshmori e komandanti i brigadës 134, i pa vdekëshmi Salih CEKU.Ai i friksohej mërgimit.., sepse i shihte me sy pasojat  që sjellë  mërgimi. Shpeshë thonte jamë i shqetësuar dhe po ndjej dhimbje kur po e shoh rrininë tonë duke bredhur rrugëve të diasporës. Ai e mësonte rininë tonë se si ta duan atdheun e tyre-Kosovën, dhe si ta ndohmojnë atë materialishtë. Në takimin e LDK-së,mbajtur në Ravensburg, në mes tjerash tha: "Ne sot duhet sa më parë të organizohemi në baza kombëtare, ta duam, respektojmë e nderojmë njëri tjetërin. Asnjë parti nuk ka program të keqë kombëtar, por ato programe duhet zbatuaar e realizuar të gjithë së bashku. Ai shumë frikësohej se një pjesë e madhe e rinisë sonë kurrë nuk do të kthehen në Kosovë ? ! ; Ai na mobilizonte, organizonte dhe na frymëzonte, por kur ishte nevoja, dinte edhe ti qortonte kur ata bënin vepra të liga..., largë atdheut.Kurrë nuk lejoi që vlerat individuaale t'i vë para atyre kombëtare.Kërkonte nga mërgimtarët tanë (ata që nuk i kryenin obligimet ndaj qeverisë - atdheut. Ai i lirë dhe me një çeshje magjepse, thonte:
"Atyre që nuk u kërset pushka për 3 %-shin, atyre nuk do t'u kërset as ne mbrojtje të Kosovës".Atdhetari Salih Ceku, jo që morri pjesë ne të gjitha, tubimet, mbledhjet, protestat, demostratatë, por ishte edhe organizatori kryesor. Dhe kur në Kosovë, krisi pushka serbe, ai me shokë kishin përgatitur shumë luftëtarë për t'i dalë në mbrojtje atdheut, ai kishte bartur dhe furnizuar me armë luftëtarët e UCK-së në Kosovë. Ai kurrë nuk u thonte ushtarëve shkojmë në aksione, por vetë nisej i pari e pas tij shokët. Kur në Kosovë, kishte filluar një luftë e pa barabartë, u vërsul për t'i dal ndihmë popullit të tij. Pasë sukseseve të arritura në luftë, Salihu,marshonte me hapa të sigurtë drejtë çlirimit të Kosovës. U vra ne krye të detyrës tek Rrasa e Koshares,me 20.04.1999, duke luftuar ballë për ballë me armikun, për clirimin e Kosovës.
Ai me këmbët e tij shumë herë e kishte shkelur kufirin shqiptaro shqiptarë
( por tinëz )Por tani ai shkelte dhe Ti me shokë I bëre rezistencë një armate të fortë, e së cilës i shkaktoi humbje të mëdha, ti me shokë rrëzove gurin e kufirit, i cili vite te tëra na kishte ndarë. Emri dhe vepra e tijë  në historinë kombëtare do të rradhiten në rreshtat e parë.., dhe do të shkruhen me shkronja të arta. Komandanti i brigadës 134 , i UCK-së strategu i artit luftarak,themeluesi i bërthamave të para te UCK-së, z. Salih CEkU,u la amanetë brezave që vijnë, të mësojnë se si duhet luftuarë dhe mbrojtur atdheun. Ne e dijmë se ai fizikishtë nuk qëndron me ne.., por emri dhe vepra e TIJ, jeton e do të jetojë për jetë të jetërave, puna dhe aktiviteti i tij, gjeneratavee të reja do t'ju shërbejë si shembull, se si duhet punohet e mbrohet atdheu. Emri i TIj, me shkronja të arta do të shkruhet në historinë kombëtare shqiptare, sepse ai këtë e dëshmoi me punë e sakrificën më sublime për atdhe -  JETEN.
Lavdi të qoftë ty o Salih Ceku, dhe të gjithë atyre që ranë dëshmorë për çlirimin  e Kosovës.
Punuar me 25. O4. 2015

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .