Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 Opinione

1

2 3 4 5

 

Fjala integrale e Zize Pepshit, sekretare e përgjithshme e Kolegjiumit të Degëve të LDD-së në Diasporë, me rastin e iniciatvës për tu kthyar LDD në LDK.

Nga takimi me Kolegjiumin e Degeve te LDD-se ne mergate, Dhe me perfaqesues te degeve te LDK-se Zvicer e Gjermani!

 
Për botim: Shefqet DIBRANI

 

 

I nderuar Akademik Nexhat Daci

Të nderuar bashkatdhetarë

Të nderuar mysafir

Të nderuar kryetar dhe përfaqësues të degëve Zvicër e Gjermani, të LDD-së dhe LDK-së, në emër të kolegjiumit të degëve në mërgatë, si dhe në emrin tim, më lejoni që t`ju përshendes përzemërsisht për pjesmarrjen në këtë takim madhështor, që ka organizuar kolegjiumi i degëve në mërgatë.

Tubime të tilla, që organizon kolegjiumi i degëve, nganjëherë shpesh e nganjëherë  pak më rrallë, na shërbejnë për të shprehur përkushtimin tonë për Kosovën, përkushtim ky i cili në vazhdimësi ka qenë i lidhur me vizionin për pavarësinë e Kosovës, vizion i cili na ka mbajtur fuqishëm të lidhur me procesin e madh dhe me krijuesin e Tij, njeriun e pavdekshem i cili i dha emër Kosovës, kurse vet u bë profeti i Pavarësisë.

E ky profet, është Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Janë bërë tri dekada kur ai doli në skenën politike të Kosovës, fillimisht si shkrimtar e më pas udhëheqës e vizionar i Pavarësisë së Kosovës.

Pavarësia është një proces që zhvillohet në etapa, kurse, kurse Pavarësi e vërtetë është vetëm ajo kur populli i Kosovës mund të vendos vet, për aq sa mund të vendosin për vetën e tyre edhe popujt e vendeve të zhvilluara në Evropë dhe kudo në Botë.

Ashtu sikurse akti i shpalljes së Pavarësisë që nuk nënkupton gjithëmonë një Pavarësi të përfunduar, akti solemn më tepër duhet të nënkuptohet si një vizion  i cili zhvillohet në një proces të gjatë.

Ky vizion, lidhet në tërësi me personalitetin e Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i cili si askush tjetër qe largpamës dhe diti ta projektojë Pavarësinë e Kosovës, prej një stadi fillestar të një artikulimi politik i kërkesës, deri te intervenimi i NATO-s, protektorati ndërkombëtar  i OKB-së, akti formal i shpalljes së Pavarësisë, integrimi në NATO, dhe në Bashkimin Evropian, dhe kjo gjithëmonë në një miqësi të përherëshme me Evropën dhe SHBA-të.

Presidenti Rugova, ishte i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i qartë për të gjithë, sepse njerëzit e mëdhenjë  dhe ngjarjet e mëdha, janë të thjeshta, të qarta dhe të kuptueshme .

 

Të kthehemi, pak te aktiviteti ynë në mërgatë:

Lidhja Demokratike e Dardanisë, si brenda e jashtë vendit, u krijua  nga njerëzit më të përkushtuar, për ta ruajtur dhe vazhduar vizionin e Presidentit Rugova, sepse ky ka qenë dhe do mbetet vizioni i vetëm.

Ne në mërgatë jemi aq shumë të lidhur dhe të përkushtuar për këtë vizion dhe për vet çështjen e Kosovës, sa që nuk kemi pushuar e nuk do të pushojmë që të organizohemi  dhe të punojmë panderprerë për të.

Degët e LDD-së në mërgatë janë degë të fuqishme politikisht që zhvillojnë vlerat e demokracisë perëndimore të udhëhequr nga Lideri me renome kombëtare, e ndërkombëtare, ish kryeparlamentari i parë i Republikës së Kosovës, Akad. Nexhat Daci, i cili me fanatizëm po zhvillon konceptin e demokracisë, sepse,  s`ka si vepron ndryshe, kur dihet se Akad. Nexhat Daci, ishte jo vetëm bashkëpunëtori  por edhe miku më i ngushtë i Presidentit Rugova.

Kur e them këtë, jam e sigurtë duke e ditur  se ky u bë kurban i proceseve, dhe kjo u pa në organizimin  madhështor që ia bëri varrimit të Presidentit Historik, gjë që e patën dëshmuar mase 100 vende të botës të cilat i kishin dërguar delegacionet e tyre në ditën mortore.

Mërgata shqiptare e ka vlerësuar lart gjithë veprimtarinë intelektuale dhe politike të Akad. N. Dacit, prandaj edhe sot ndjehet krenare që është në mesin tonë dhe për këtë ngjarje që do i kushtohet fuqishëm besnikërisë së Presidentit Rugova, i cili edhe pse nuk është në mesin tonë, na bashkon e na udhëzon në sfidat e jetës. Ne jemi shumë të brengosur që ka stagnuar në tërësi procesi i njeohjes së shtetit të Kosoves.

Tashmë e kemi parë se këtë barrë nuk janë të aftë ta bartin as kryeministri e as presidentja e Kosovës.

Byrokracia e rëndë e Kosovës nuk është e preokupuar me problemet tona, ajo është e preokupuar me tenderët  dhe transferet ilegale të parave, të cilat investohen në prona të blera me paratë e paligjshme  apo financohet nga krimi i organizuar, i cili rekekton, jo vetëm firmat, por mbarë popullin e Kosovës.

Duke e parë këtë mjerim që nuk ka mbarim, e po i sjellë veç kob e vaj këtij populli të shumëvuajtur,  degët e LDD-së në mërgatë, në bashkëbisedim me liderin e saj Akademik Nexhat Dacin dhe me  kryesinë qëndrore në Kosovë, vendosëm unanimisht, që  për hirë të elektoratit të lodhur shpirtnisht me gjendjen e kaosin e krijuar në vend, t’i bashkojmë forcat tona të përbashkëta në  bashkimin  e të njëjtit vizion të Presidentit historik të Kosovës LDK, në partinë që e themeloi dr. Rugova, thuhet në fund të këtij projekti të nënshkruar nga sekretarja e përgjithëshme, të kolegjiumit të Degëve të LDD-së në mërgatë,  zonja Zize Pepshi.

 

Ulm / Gjermani, 15. 04. 2015.

Filozofi
 
dhe
letërsi
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

histori
tradita
vështrime
debat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 

 

 

 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .