Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

 Opinione

1

2 3 4 5

BALADË NGA DIASPORA

Por kufijt në mes të vdekurve dhe të gjallëve nuk janë gjithënjë të pa kalueshëm

 
Nga: Ramiz  DËRMAKU

2015

Opinion
Në mërgim ju do të jeni të trishtuar, të përbuzuar, të nënçmuar dhe të shkelur e të ofenduarë  ne heshtje dhe të harruar duke shetitur metropoleve të europës. Pa e njoftë kend  e pa ju njohur as kushi..,  në lokomativën zë e madhe të Europës.. As malli as loti s’do t’ju lërë të vdisni, as shtëpia e huaj s’do të ju shpreh ngushllime dhe nuk do të ju ngrohë kurrë.
Ne pasditën e mesit të qershorit te vitit 1999, pas një përgaditje të vogël,u nisëm me djalin tim Valonin,nga Gjermania për në Kosovë. Duhët  kalonim disa shtete (Zvicrren, Italinë, Shqipërinë), për të arritur deri në vendlindjën tonë të dashurë në Shipashnicën e Epërme Komuna e Dardanës, Kosovë.
Rrugëtimi ishte i gjatë por edhe shumë i bukur sepse e kishte një qëllim të përmallshem shenjëtak, zogjët me cicërrimet e tyre të bukura ia shtonin gjallërinë fshatit tim te lindjës e  Kosovës, gjelbrimi dhe cicërima e zogjëve ja thenin monotoninë e heshtjes së përmallshme…..,. Desha t’iu thërrisja të më vorrosnin në varret e fshatit, tek lulet e pranverës, jo largë lumit të fshatit , sepse isha i sigurt se në agim sërish do të ringjallesha që të mbes në greminen e gëzimeve të përmallura.
Mbërritëm në mbrëmje dhe kur hymë në oborrë me djalin shkelnim fijet e barit si margaritarë që ishin rritur në oborr. Isha i lodhur dhe i rraskapitur nga rruga dhe ndarja e gjatë malli e mërgimi në diasporë. Dhe kur hyra në oborr ecja po si të isha ndonjë i huaj apo edhe si mysafir i pa ftuar. Pra thënë shkurt ata që ma kishin robëruar, plaçkitur gllabëruar dhe vrarë vendlindjen , ma kishin ndaluar shumë vjet edhe kthimin. Derisa malli dhe dhembja përsëri më shtyen që unë sot të këthehem sërish në Kosovë. Po, përsëri isha i pasur,pas një lodhje të kendshme dhe i rraskapitur rrethë barit të rritur në oborrë dhe para pragut të shtëpisë.
Njëqind metra lagrë shtëpisë sime ndodhej përroi freskues i cili dikur kishte gurgulluar çdo pranverë.. ,pasuri fshati, lajdhitë dhe shkozat ishin  rritur e kishin filluar të lulëzonin. Më dukej sikur në atë heshtje të madhe e të dhembshme të muzgut të gjitha gjërat që na rrethonin,orvateshin të na preknin na pëçafonin dhe të na uron mirëseardhjën në vatrën tonë.
Shtëpia që dikur shëndriste dhe gumëzhonte nga zërat e embël të fëmijëve, tani ishte mbështjellur me pluhurin e boshatisjes,ndjekjeve,ikjës. Po, përsëri u bëra fëmijë ,fëmijë i vogël, ai fëmija që dikur luaja me lodra në oborr, tani e kuptova se tërë jetën isha i përbuzuar dhe i nënçmuar ( jo vetëm unë.., por të gjithë shqipëtarët që mendonin ndryshe). Tani orvatesha ta gjejë atë ngushllimin e vjetër. Po nuk di çka gjeta, dhe çka pashë. Shtëpitë ishin të shkatrruara , ndersa populli mendonte të ikte nga Kosova-të emigronte që kafshatën e bukës familjes t’ia siguronte. Njerëzit në Kosovë pandeheshin të lodhur dhe të rraskapitur nga jeta e vështirë, dhuna e presioni që kishte ushtruar shkau.., regjimi barbarë serbë. Populli i Kosovës jetën e për fytyronin si një dardhë, që vetëm duhet zgjatur dorën dhe ta kapim.
Kështu kishte ndodhur me bashkëfshatarët e mij, ndersa mue ne mënyrë shumë mizore ma kishin mbyllur këtë udhë. Kështu po mendoja atë mbrëmje përrallore përpara gërmadhave të shtëpisë shekullore e prindërore, kur dikur në oborrë dëgjoja zërin e njeriut , e sot .., e sot.., heshtje mordi. Prita një kohë të gjatë .., të më ofrohej dikush , pra të më ofrohet njeriu i pikëlluar .., por përveq ndienjave të zjarrta e të rrahurave të zemrës sime nuk dëgjoja asgjë.
Mendja më thonte.., se dikush po më therret:.., afrohu kushdo që të jesh! – dëgjova zërin tim ,psheretim shpirti, kam shumë mallë e dhembje dhe do ta pranoja bisedën kushdo që t më paraqitet, dhe kushdo që të më tregoj se çka ka ndodhur në fshatin tim ;dhe në Kosovën Dardane. Nga shtëpia tingllonte embël një zë: A pronon ti të flasësh me njerëz të vdekur ? E Heeej. Pakë çaste mbeta i stepur i hutuar .., dhe ca dridhje ma kapluan trupin e nga balli më pikonin djersët.., mendoja se kush po më fliste tani.., me kend po bisedoja.! ? Ndoshta ishte zëri i babait tim.., apo nënës babait dhe dy vëllezërve që kishin vdekur.., vite më parë.. Dhe pas ca minutave unë thirra: Nëna ime e dashur .., a jeni ju ?-  
Ajo mu përgjegjë:
-Përse s’beson kur më njeh, - tha ajo.. ,-nga që jamë e vdekur ?
Por kufijt në mes të vdekurve dhe të gjallëve nuk janë gjithënjë të pa kalueshëm.
 A e mban mend verën time të fundit ? kur unë isha e sëmurë e pa aftë të lëvizja , e ti më merrje për dore dhe më shetitje, në oborrë uleshim bashkë  nen hijën e Arrës, dilnin edhe fushë..,  ku unë kisha derdhur shumë energji, shumë djersë dhe shumë mundë ,e shumë .., A të kujtohet kur ti vije prej shkolle e unë punoja punët e përditshme të shtëpisë … Dhe kur unë kaloja pragun e shtëpisë ti më thoje .., nënë ti.., po sheh.. ..,.
por.., - Ju ikët pa e kupëtuar se bota e huaj nuk do t’ju pranojë nuk do të bëhej kurrë e juaja.  Nënë ti mendon edhe për mua kështu? –Sdo të të flisja fare ne këto çaste përmallimi sikur se të pandehja vet-vehtën mëkatar. Nënë,  oj  nënë…,  unë po jetojë .., Mua ma rrëmbyen dashurinë ndaj vajzës, dhe dashurinë ndaj atdheut varreve të te parëve dhe vendlindjës së shtrenjët.

Një ditë do të vijë.., por kur ?  Se dij..,  nuk mund të ju themë asgjë..,
Por një  ditë kur do të vishë Ti,  unë nuk do të jemë.
Punuam me 17.04.2015
Weingarten - Gjermani
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .