Bashkimi kombëtarë nuk duhet të bëhet vetëm në Kulturë, por ai duhet të shtrihet ne të gjitha lëmitë, histori, ekonomi, bujqësi, industri, etj.*
Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë.Sa i kan fajet të tjerët për ndarjen e popullit shqiptar, aq i kemi edhe vet ne. Popullit shqiptarë nuk i kanë faj të tjerët pse mbetën të ndarë. Mirëpo është e pa kuptueshme për mua se edhe sot disa kur e përmendim bashkimin kombëtar, akoma frioksohen të flasin.., ata flasin disi me faj e frikë. Disa lider partiak, shtetërorë dhe analistë , të Shqipërisë, Kosovës, po thonë se bashkimin kombëtar duhet ta realizojmë tinëz ? !. Mirëpo, nëse ne veprojmë në atë mënyrë ne edhe më tepër e pengojmë atrritjen e bashkimit kombëtar. Unë mendoj se çështja e bashkimit kombëtarë ka filluar dhe ai po lëvizë.., ngadalë , çdo ngutje e ngadalson procesin e bashkimit kombëtar , . Mirëpo, për të ecur me hapa të sigurtë drejtë bashkimit kombëtarë kërkohet që të angazhohen së pari liderët tanë, Organet shtetërore, mediat e shkruara,( gazetat ,shtypi ditor, javor ) si dhe ato elektronike,(Radio e Televizioni) etj. Bashkimi kombëtar duhet të jetë çështje publike dhe shoqërore. Për të filluar ky prces i rëndësishëm kombëta r , liderët tanë, mediat, shtypi .., etj nuk duhet vetëm të flasin në rrugë, në oda, në konferenca për shtypë por duhet s’pari vetë ti realizojnë detyrat, kërkesat dhe rrugët që na shpiejnë drejtë bashkimit kombëtar. Të gjitha ato që ne i cekëm më lartë nuk duhet thënë vetëm, me gojë por ato duhet t’i jetësojnë në praktikë. Bashkimi kombëtarë nuk duhet të bëhet vetëm në Kulturë, por ai duhet të shtrihet ne të gjitha lëmitë, ekonomi, bujqësi, etj. Mirëpo, para se të bëjmë orvatje për zhvillimin e procesit të bashkimit kombëtarë liderët tanë, duhet të bashkohen në mes veti, të konsultohen dhe të gjejnë rrugët dhe mënyrat më produktive se si duhet të arijmë më shpejtë deri tek bashkimi kombëtarë. Ata duhet ti mbrojnë me të gjitha forcat e tyre fizike, materiale dhe intelektuale trojet etnike, dhe asesi mos të lejojnë ndarjen apo copëtimin e tyre. Për të na vajtur punët mbarë ne dhe për tu kry ky proces i rëndësishëm kombëtarë duhet të ulen në një tavolinë kokat më të afta nga të gjitha trojet shqipëtare etnike por edhe jashtë tyre dhe të përpilojnë një strategji e cila duhet të realizohet nga populli..
Shqiptarët janë atdhetarë e mëmëdhetarë por jo nacionalistë, siç u pëlqen të na akuzojnë antishqiptaristët. Shqiptarët duhet të rizgjohen e jo të këmbët, në vend të qëndresës atdhetare, të luftojnë kundër fyerjeve, sharjeve.
- Ne duhet të reagojmë ndaj të gjithë atyre që pengojnë procesin e bashkimit kombëtar.
- Ne duhet hapur tu themi atyre se ka kaluar koha e kameleonëve :
Ne nuk duhet të çarmatosemi kur fqinjët tanë armatosen. Të kalitim vullnetin atdhetar për bashkim kombëtar, se shumica e shqiptarëve e do bashkimin kombëtar si sytë e vet. Bashkimi kombëtarë është, liri, sovranitet, dinjitet, krenari kombëtare. Jo shpërfilljes së asnjë pëllëmbe etnike të banuar nga shumica dërmuese nga shqiptarë!. Integrimi nuk është nënshtrimi. Ndërgjegjësimi është detyra e parë atdhetare, pastaj organizimi e veprimi me dinjitet atdhetar. Demokracia nuk është si komunizmi..,, por liri e pavarësi e të drejtave njerëzore. Shqipëria, Kosova e shqiptarët kudo në shtetet fqinjë duhen të bëjnë bisedime parimore për zgjidhje parimore politike, ekonomike, etnike. Pa marrëdhënie fqinjësie të ndërsjella nuk ka miqësi e integrim të vërtetë, pa zgjidhur problemet dypalëshe, s'ka paqe mes popujve.
Pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, Maqedoni e Luginë të Preshevës, Lugina u zbraz, sidomos u shpërngul popullata shqiptare nga Medvegja, pastaj u shpërngul popullata e Malësisë së Bujanocit dhe Preshevës, duke mos i përballuar trysnitë dhe diskriminimin e pushtetit serb. Në Medvegjë kishte 5.000 banorë shqiptarë/viti 1981/, ndërsa sot kanë mbetur më pak se 500 . Shqiptarët e Luginës së Preshevës përbëjnë pjesë të pandashme nga tërësia etnografike, gjeografike, ekonomike e zonës së Karadakut, që shtrihet në Kosovë, në Maqedoni dhe në Serbi, në një anë, dhe të zonës së Gollakut në Kosovë (Medevgja). Të gjitha lidhjet e tyre jetësore kanë qenë dhe janë me qendrat: Podujevë, Prishtinë, Gjilan, Dardanë, Kaçanik, Shkup dhe Kumanovë.
Lugina e Preshevës, së bashku me Luginën e Shkupit, paraqesin rëndësi të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan. Studiuesit serbë dhe qeveritë serbe e kanë bërë pjesë të programit nacional për krijimin e shtetit serb. Lugina e Preshevës lidh Detin e Zi me Detin Egje. Autostrada dhe Hekurudha Ndërkombëtare përgjatë lumit Moravë dhe Vardar, të cilat kalojnë nëpër Preshevë, lidhin jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente, Evropën me Azinë. Kohëve të fundit aktualizohet edhe ndërtimi i kanalit përgjatë lumit Danub-Moravë-Vardar, për të cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Francezët, Anglezët. Historia e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij shtetërorë, administrativë, artificialë, që u vunë më vonë me dhunë nga forcat e huaja. Kohë më pare përmes internetit u përhap lajmi se një grup deputetësh në Parlamentin e Kosovës kishte përgatitur një rezolutë me të cilën Kosova do të votojë për bashkim me Shqipërinë. Hapi i parë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve duhet të fillojë me Kosovën e Shqipërinë dhe më pas, të ndihmohen edhe shqiptarët që u copëtuan në konferencën e Londrës më 1913.
Punuar me 17.04.2015 Weingarten- Gjermani