Edhe
pse me
të
filloi
një
epokë e
re
botërore,
integrimet
,
demokracia
dhe
ekonomia
e lirë,
që
sjellën
një fryt
të
devotshëm
për
mbarë
njerëzimin,
sot,
këto
vlera
paksa
janë
dobësuar.
Ishte
shekulli
që të
gjithë e
prisnim.
Me pa
durim,
të
gjithë
shpresonin
për një
botë të
re.
Kështu
edhe
ndolli.
Por, kjo
liri e
tepërt
një ditë
do të na
kushtojë,
ku edhe
ka
filluar.
Në mbarë
botën,
sociolog,
psikologë
merren
me
çështje
që sot
po e
shqetësojnë
njerëzimin,
me atë
që
tenton
ta
rrëzojë
familjen.
Në këtë
botë
“moderne”
familja
vetëm ka
filluar
ta
humbasë
fillin.
Shekulli
21-një
vetëm
mbas një
dekade e
gjysmë,
ka nisur
ta
humbasë
fillin.
Në
perëndim
kjo gjë
mund të
vërehet
më së
shumti,
pasi që,
perëndimi
është
edhe
vetë
kurrizi
i një
bote të
tillë.
SHBA një
ndër
shtetet
më të
zhvilluara,
ku
demokracia
dhe
liria
është
arritur
pothuajse
plotësisht.
Këto
“vlera”
kanë
filluar
të
shfaqen
edhe tek
vendet
më pak
të
zhvilluara,
në
vendet
që çdo
erë e
lehtë që
fryn në
perëndim,
tek ne
ngrin
çdo send
mbi tokë.
Ballkani,
si klasë
e dytë
botërore,
sot ka
filluar
të hyjnë
në botën
“moderne”
falë
teknologjisë,
demokracisë
dhe
shumë fenomeneve
tjera,
që u
shfaqen
si të
dobishme,
por me
një
prapaskenë
shumë të
errët.
Në
artikullin
tim të
fundit
“Vlerat
e
shekullit
21-një”
gjithnjë
kam
cekur
faktin,
që sot,
edhe pse
me
gjithë
këtë
teknologjisë,
me
gjithë
këtë
dituri,
ende nuk
kemi një
Mocart,
apo
ndonjë
njeri
tjetër,
i cili
mund të
bëjnë
një
revolucion
mbarë
botërorë.
Kjo
mjafton,
për të
treguar,
se
faktikisht,
nuk
jetojmë
në
shekullin
që kemi
pritur.
Sulme të
një pas
njëshme,
në mbarë
globin,
e kanë
bërë
botën si
një
fushë
beteje,
ku
njerëzimi
më nuk
është i
sigurt.
Edhe pse
teknologjia
ka
arritur
“kulmin”
ende
jemi
shumë të
pasigurt,
madje,
sot
lufta e
ftoftë
është
shumë më
e
pranishme
se ajo e
shekullit
20-të.
Shumica
e
sulmeve,
plaçkitjeve,
vjedhjeve
etj.,
nuk mund
të
ndalohen,
atëherë
pse
duhet të
krenohemi
me këto
të
arritura
që ky
shekull
na ka
sjellë?
Rrjetet
sociale,
si pjesë
e jetës
sonë,
për fat
të keq,
janë
bërë
diçka e
pandashme
nga
obligimet
tona të
përditshme.
E mira e
tyre,
çdo ditë
e më pak
po
shihet.
Keqpërdorimi
i
profileve,
fotografive
etj., në
një farë
mënyre
po thyen
çdo
normë
ligjore
dhe
morale.
Por, sa
jemi ne
të
sigurt?
–Kush na
mbron
neve?
Sot në
shekullin
“modern”
nuk e
kemi
idenë me
kë jemi
duke
komunikuar,
kush
qëndron
mbas
atij
emri dhe
mbiemri,
apo kujt
jemi
duke i
besuar.
Keqpërdorimi
i
profileve,
në mbarë
botën,
sot
është
duke
shkaktuar
një bujë
të madhe.
Madje,
nëpër
vende të
ndryshme,
duke ju
“falënderuar”
rrjeteve
sociale,
ka
ardhur
edhe
deri tek
vrasjet,
rrahje
masive,
plaçkitje,
akte
terroriste
etj.
Nëse
këto
rrjete
kontrollohen
nga
dikush,
atëherë
pse ai
“dikush”
nuk po
ndalon
gjëra të
tilla,
ose më
keq, pse
nuk po
marrin
masa?
Një rast
i cili,
më ka
shtyrë
të
shkruaj
këtë
artikull,
edhe
njëherë
të
shpalosi
“vlerat”
e
shekullit
21-një,
është
ngjarja
e cila
tentoni
të
shkatërrojë
moralin
e
shoqërisë
në të
cilën
jetoj.
Në një
vend të
vogël,
ku
gjithçka
dihet
edhe pa
rrjete
sociale,
por kjo
ngjarje
depërtoi
deri në
Amerikën
e largët,
duke ju
“falënderuar”
rrjetit
më të
madh
social,
facebook.
Erdh
deri tek
publikimi
i disa
fotografive
nudo, të
disa
vajzave
të
mitura.
Por, ajo
që të
gjithë
po
pyesin:
Si erdh
deri tek
publikimi
i këtyre
fotografive?
Kush e
bëri
këtë ?
Pse? –Të
gjithë
bisedojnë,
për këtë
gjë, por
prapë se
prapë të
gjithë
po
heshtin.
“E
gjithë
shoqëria
më
largoi.
Të
gjithë
filluan
të më
flasin
fjalë të
pista.
Sikur të
isha e
keqja e
botës.
Askush
nuk më
pyeti si
ndjehem
unë.
Askush,
nuk mu
afrua të
më flasë.
E deri
dje...deri
dje isha
pjesë e
tyre.
Askush
nuk më
pyeti :
a është
montim ?
Askush
nuk
dëshironte
ta
dëgjonte
pjesën
time. –
Të
gjithë
më
gjykuan
pa ditur
asgjë.
Por, e
vërteta
është
komplet
diçka
ndryshe.
Jo ajo,
që ata
kanë
dëgjuar.
Njerëzit
flasin,
sepse i
përkasim
një
shtrese
të tillë.
Si erdh
deri tek
publikimi
i fotos
sime?-
një
pyetje
që më
dhemb
shumë,
por një
histori,
që tek
unë ka
përfunduar.
Edhe unë,
si çdo
adoleshente,
kam ato
ëndrrat
e mia,
dëshirat
për një
të
ardhme,
ëndrra
për një
dashuri..
nuk e di
a do e
quaj
dashuri.
Më kanë
kërcënuar
për këtë
fotografi,
më kanë
kërcënuar
që do ta
publikojnë.
Por
çfarë të
bëja? –
të
ngrija
padi ? E
dija që
do ishte
e kotë,
si shumë
gjëra
tjera në
këtë
vend!
Nuk
kisha me
kënd të
bisedoja,
nuk
kisha
kujt ti
flisja,
për fat
të keq
jetoj në
një vend
të tillë,
ku
dëshirat
e
adoleshencës,
nuk
vijnë në
konsideratë.
Jetoj në
atë
vend, ku
problemet
nuk
zgjidhen
me
bisedë.
Por, në
një farë
mënyre..
që nuk,
nuk mund
të flasë.
Duhet të
jetoni
këtu,
për të
kuptuar
një gjë
të tillë.
Ishin
ditë
ferri
për mua,
edhe pse
e dija
që kam
gabuar,
prapë se
prapë të
gjithë
më
shikonin
ndryshe,
madje
edhe
disa
profesorë.
Gjithashtu,
disa nga
ata edhe
më kanë
folur,
në
mënyrë
jo të
përshtatshme,
por
prapë
heshta.
Fotoja
ime
shkoi në
duart e
një
personi,
i cili
edhe pse
i mitur
në moshë,
arriti
të
shkatërrojë
moralin
tim. E
unë, me
idenë që
mund ti
besoj,
gabova.
Por,
sikur të
kisha
jetuar
në një
vend
tjetër,
kjo gjë
nuk
kishte
shkuar
aq larg.
Mesazhe
të
panumërta
nëpër
rrjete
sociale,
mesazhe
ofenduese,
mesazhe
nga e
gjithë
bota.
Por, unë
vetëm i
lexoja
dhe
ngadalë,
në
qetësi
qaja,
duke
kuptuar
se sa e
egër
është
bota..
ose sa
të egër
janë
njerëzit,
e kjo
gjë më
kujton
atë
thënien
e moçme
që:
njeriu
për
njeriun
është
ujk. Për
mua kjo
histori
ka
përfunduar,
sepse
çdo
histori
zgjatë
vetëm 3
ditë,
mbas
atyre
ditëve
çdo gjë
fillon e
shuhet,
por jo
edhe
fjalët e
atyre që
më
larguan.
Më
duhet të
ceki, që
gjysma e
fotos
ishte
montazh,
një
montazh
e mirë..
por,
kush do
e besojë
këtë? “
–shprehet
X për
Dukaj-Press.
Në një
bisedë
të
shkurtër
që pata
me disa
vajza
tjera,
një ndër
to më
tha:
“Është
një
montazh.
Një
montazh
e keqe.
Por kujt
i
intereson
kjo ? –
Është
publikuar
në emrin
tim,
popullit
vetëm
kjo gjë
i
intereson.
Por, për
fat të
mirë,
kam
shoqërinë
time, të
cilët më
besojnë
dhe më
kanë
qëndruar
pranë
dhe
familjen
që më
përkrahin
çdo ditë
e më
shumë.
Mua kjo
gjë më
intereson.
Nuk mund
të ngre
padi,
sepse e
di
fundin e
një
gjëje të
tillë.
Këtu
është e
kotë. “
“Dikush
është
futur në
celularin
tim, në
gjërat e
mia
private
dhe në
këtë
mënyrë
ka
arritur
të marrë
disa
fotografi
që unë i
kisha
për
veten
time.
Çdo
njëri
nga ne
ka të
drejtë
në
privatësi,
por, për
fat të
keq këtu
ajo
fjalë,
më duket
që nuk
ekziston.
Ose, më
mirë të
them,
tek ne,
një gjë
e tillë
nuk
respektohet.
“- flet
XY për
Dukaj-Press.
Nga e
gjithë
kjo,
arrita
të
kuptoj
që
rrjetet
sociale,
liria e
tepërt
dhe
“demokracia”
në të
cilën po
jetojmë,
është
vetëm
një
skenë, e
cila po
tenton
të
thyejnë
vlerat
njerëzore,
vlerat
që është
dashur
19-të
shekuj
për ti
ndërtuar.
Koha
“moderne”
aq e
mirë, aq
edhe e
keqe.
Nuk e di
deri kur
do
qëndrojnë
në skenë,
por një
gjë
është e
sigurt,
jo gjatë.
Këso
historish,
nëpër
botë
janë të
përditshme,
por jo
këtu tek
ne, që
jemi
larg
botës.
Andaj,
një
epilog i
këtij
artikulli
do ishte,
që
vlerat e
shekullit
21-një
nuk
qenkan
aq të
mira sa
i kemi
pritur.
Të
gjitha
na i
ofron,
por të
gjitha
na i
merr,
madje
edhe
ajrin të
cilin e
thithim,
duhet ta
kthejmë. |
|
|