Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4

Mendja e madhe është e zeza e të zot!

Shkruan Avdi Ibrahimi

2015

Opinion
Kam parë e takuar në jetën e përditshme njerëz me karaktere të ndryshme, por shpesh më ka rastisur të takoj njerëz me mendje të madhe. Sipas pikëpamjes sime mendjemadhësia është një fenomen që mund të dallohet fare qartë në gjeste të një mendjemadhi apo mendjemadhe, në të folur, dhe në mënyrën se si qëndron pranë një shoqërie.
Kam pare e takuar në jetën e përditshme njerëz me karaktere të ndryshme, por shpesh më ka rastisur të takoj njerëz me mendje të madhe. Sipas pikëpamjes sime mendjemadhësia është një fenomen që mund të dallohet fare qartë në gjeste të një mendjemadhi apo mendjemadhe, në të folur, dhe në mënyrën se si qëndron pranë një shoqërie.

Kam lexuar shkrime të ndryshme nga e kaluara është mbase interesante se në kohëra të mëhershme sikur mendjemadhësi kane shfaqur vetëm të pasurit, se ata gjithnjë e kanë ndier vetën se janë një shoqëri më e lartë nga të varfrit, por sot kjo shfaqje është shumë e rrezikshme, sepse kjo sëmundje shpirtërore njeriun mendjemadh e bënë t’i duket vetja se është më i dalluar se të tjerët në atë mes njerëzish ku ai jeton e punon, kujton pse ka më shumë para, pse ka pozitë shtetërore, mendon se është më i ditur, e ka më shumë forcë mbi të tjerët. Janë këto mbase arsyet, që ai kurrsesi nuk pranon të jetë i thjeshtë e të ndjejë keqardhje për të tjerët, për këtë ai nuk brengoset që me sjelljen e tij lëndon të tjerët.
Ky fenomen ligësie nuk duhej të ndodhte në asnjë rast nga raca njerëzore, sado e vogël të jetë ajo mendjemadhësi, kujtoj se është një sëmundje patologjike e rrezikshme shoqërore dhe shkatërruese e shpirtit, ku nga një grimcë, sado e vogël të jetë, mjafton që dalëngadalë të gjejë terren të përshtatshëm për të livadhisur në shpirt, i cili më pastaj mbizotërohet nga dëshirat shfrenuese të egoizmit e injorancës.
Kjo dukuri negative mendjemadhësie, pastaj, kalon në vesin e njeriut, si dukuri e shëmtuar që përdoret si armë e të ligut e të paditurit, e disa nga këta njerëz injorantë mundohen ta paraqesin veten me një madhështi që nuk e kanë, kjo tregon se ky tip njeriu është pa pikë civilizimi e kulture, nuk e kanë vetëdijen e duhur, nuk kanë as farë vizioni, njëkohësisht nuk është ashtu si paraqitet.

Kjo formë aktrimi është një lloj maskarade e paraqitjes së jashtme, për tu dukur se është i ngritur, edhe pse nuk as farë vlere, është tërësisht i papërgatitur profesionalisht dhe nuk çon kurrfarë peshe në shoqëri, por me anën e mendjemadhësisë mundohet të shfaqet kinse është dikush, kinse është njëfarë faktori edhe ai.

Kështu, më është krijuar përshtypja se mendjemadhi e ka të humbur aftësinë e të menduarit, e ka humbur aftësinë njohjes për të pasqyruar botën e reales, për të arsyetuar e gjykuar drejtë, ay ashtu siç njihet në shoqëri ashtu edhe mbetet, atij edhe kur t´i vije pleqëria, plaket me një palë mend, mendjemadhi gjithnjë mendon si të përfitojë nga të tjerët për veten e tij.

Kështu, "Atij i është bërë mendja veri" - thotë urtia jonë popullore, është trullosur fare, s’është fare në vete, i është rritur mendja, i duket vetja se ay është njëshi e s’ka më të tjerë?!
- Ay del mendje mbi mendje, po del mbi të gjithë, urdhëron gjitha ata që ka nën vete, paraqitet sikur është më i zgjuari, por ata të gjorët që i servilosen këtij mendjemadhi të pamendë, ndryshe u thuhet në zhargonin popullor; "Gjeti mendja mendjen",-mendojnë se janë dikush, si njëri si tjetri, mendojnë të përfitojnë, të zhvatin sa ma shumë për veten e tyre, aty ku gjejnë terren për të livadhisur, kështu atij mendjemadhit i ka hipur mendja në qiell, i është rritur aq shumë mendja, sa t’i duket vetja se është i pazëvendësueshëm, ay është aq shumë mendjemadh sa i duket vetja si narcisoid se, vetëm ai është mbi këtë tokë e s’ka tjetër.
Por, unë i them këtij mendjemadhi e llaskucave të tij mendjemëdhenj, mbani mendjen, mos e humbisni!
Ejani në vete!
Ecni përtokë, se mendja e madhe është e zeza e të zot, more mendjeveri!

- Përvoja jetësore na tregon se njeriu i thjesht, njeriu modest, në dukje e në praktikë, ka më shumë vlera, se sa një mendjemadh, kjo është e dëshmuar në praktikën njerëzore.

Më 24.03.2015
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .