
Në
qytetin
bregdetar
të
Durrësit
më datën
13 mars
2015 u
zhvillua
një
aktivitet
mbreslënës
kushtuar
Fan S.
Noli,
këtij
njeriu
gjenial,ideologut
dhe
pishtarit
udhërrëfyes
i
përjetshëm
për
kombin
shqiptar.
Pikërisht,
ishte 13
marsi i
vitit
1965
kur i
madhi
Fan
Noli,
mbylli
sytë në
SHBA.
Jeta dhe
vepra e
Nolit
përkujtohet
sot në
këtë 50
vjetor
me
madhështi,
sepse ai
shkriu
dijet
dhe
jetën
për
kombin
tonë,
duke
lënë
thesare
që do na
shërbejnë
në
shekuj.
Me këtë
rast
disa
shkolla
të mesme
të
qytetit
të
Durrësit
si ajo e
‘’Gjergj
Kastrioti’’,
‘’Naim
Frashëri’’,
Leonik
Tomeo’’etj
,
zhvilluan
orë
letrare
me
krijimet
e
nxënsëve
të
këtyre
shkollave.
Aktiviteti
u
zhvillua
në
ambjentet
e Klub –
Art e
Kulturës
SIGAL,
UNIQA
Durrës.
Kjo
veprimtari
për të
madhin
Fan S.
Noli, u
mbështet
edhe nga
Drejtoria
Arsimore
e Qëndra
Kulturore
e
Fëmijëve
të
qytetit.
Fjalën
përshëndetëse
për të
pranishmit
në këtë
aktivitetit,
u foli
Drejtoresha
Klub Art
e
Kulturës
SIGAL
znj.Mimoza
Mele. Në
emër të
Drejtorisë
Arsimore
dhe të
instuticionit
të QKF
durrës,
përshëndeti
z. Avni
Çuni.
Përveç
pjesëmarrjes
së
nxënsëve,
në
aktivitetin
e
organizuar
nga
shkollat
e mesme
të këtij
qyteti,
në sallë
ishin
edhe
intelektualë,
poetë,
shkrimtarë,
por edhe
qytetarë
të
thjeshtë,
të cilët
duartrokitën
fuqishëm
nxënësit
që
recituan
krujimet
e tyre
kushtuar
Fan S.
Nolit.
Poezitë
e
krijuara
enkas
për 50
vjetorin
e
ndarjes
nga jeta
të Fan
S. Noli,
me
recitimet
e tyre
nxënsit
krijuan
emocione
të
veçanta
tek
spektatori
në
sallë.
Ata
ishin:
Fiona
Dinollari,
Ndue
Prekola,
Donisa
Koniçi,
Anxhelo
Hasa,
Alesia
Halilaga,
Devin
Salaj,
Alma
Maksuti,
Diona
Lumi
etj.
Një
ekspoze
të
shkurtër
për
jetën
dhe
veprën e
Fan
S.Noli
të
pranishmëve
u foli
‘’Artisti
i
Popullit’’
Gjergj
Vlashi.
Midis të
tjerave
z.
Gjergj
Vlashi
theksoi
se’’Fan
S. Noli
meshën e
parë në
gjuhën
shqipe e
ka dhënë
në
qytetin
e
Durrësit’’.
Në fund
të
aktivitetit,
juria
vlerësoi
poezitë
më të
mira e
këtij
evinmenti
krijues
e
letrar,
duke iu
shpërndarë
edhe
çertifikata
vlerësuese
të
shoqëruar
me nga
një
vëllim
të
veprave
të
Nolit.
Librat e
dhuruara
për
nxënsit
që u
paraqitën
me
krijimet
e tyre
më
cilësore
letrare,
ishin
dhratë
të
Klubit
Art e
Kulturë
SIGAL-
dega
Durrës.
Por, në
këtë
aktivitet
të
larmishëm,
u
recituan
nga
nxënësit
e këtyre
shkollave,
edhe
poezi
nga
krijmtaria
e Nolit.
Durrës,
mars
2015 |
|
|