Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4

LEXUESI I AVANCUAR NË SHIJE

Krtikë

Nga: NEBI DRAGOTI

C:\Users\PC_10\Desktop\NebiDragoti.gif

2015

Opinion
Pothuajse,shpesh herë ,botohet një poezi nën nivelin e mesatares:jo me hapin e
kohës,jo në përshtatje me zhvillimet shoqërore.Krijime të tilla pa vulën dhe frymën
kohore janë të karakterit celebral dhe ,si të tilla,dalin jashtë shërbimit të objektivit të
artit,që kontribuon për shoqërinë.Si të tilla ato harrohen edhe shpejt si ajo vesa e
mëngjesit,kur del dielli.Në këtë panoramë nuk gabon të thuash,se po bëhen të gjithë
poetë e shkrimtarë,saqë nuk dihet sa ka arritur numri i debutantëve në fushën e letrave
shqipe.Mirë është që të mbështetesh në traditën e letërsisë tonë,dhe,për këtë,duhet
kujtuar letërsia e Rilindjes përsa i takon lëvrimit të tematikave sociale ,politike e
kombëtare.Në një faqe letrare të gazetës Telegraf,2 shkurt 2015, përqëndrohet
kritika.Sa mirë do të ishte që kritika të ndjeki hap pas hapi krijimtarinë.Mirë do të ishte
që kritika e mirëfilltë të botohej edhe nëpër gazeta që reklamojnë letërsinë.Kjo nuk
ndodh edhe pse është shumë e domosdoshme.Kjo nuk ndodh,sepse botuesi e ka
harruar objektivin e artit.(Këtu kam mendimin gjithëpërfshirës bazuar tek
realitetisocial,politik,ekonomikanalizuar edhe në prizmin psikollogjik) etj.etj.).E kam
cekur edhe në shkrimet e tjera kritike,sepse kritika shkencore është zëvendësuar me
recenzenca të tipit përurues me sensin ledhatues duke e ngritur kështu gjer në qiell x
krijues për të cilin shkruhet.Ky qëndrim i harruar dhe menefregist nuk është gjë tjetër
veçse,thjeshtë,rutinë në të cilën noton poezia e të rinjëve që debutojnë nëpër faqet e
gazetave.Herë-herë trajtohet një tematikë e mefshtë me një konstruktë ndërtimi që nuk i
reziston kohës,madje,edhe aktuales,kur botohet.Ka poezi fluide e folklorike të rëndomta
dhe pa interes për lexuesin tonë.Kjo vjen,se para se të shkruash,duhet të dish se çfarë
do t’i përcjellësh lexuesit,i cili është objektivi ikrijimit;ç’mesazh i jep shoqërisë.Kjo
kërkesë anashkalohet dhe nuk ngulmohet për ta zbatuar.Duhet të kesh parasysh që
koncepti artistik është dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës,ku autori ka objektivat e veta,jo
për veten,por për mbarë shoqërinë.Këtu hedh idenë emergjente,akute dhe të
nevojshme,se shoqëria kërkon një letërsi të shëndosh ashtu siç kërkon edhe një politikë
të shëndosh pa hallakatje rrumpalle:bjeri t’i biem,të shkojmë ku të shkojmë,të dalim ku
të dalim.Filozofikisht shprehem:letërsia ndihmon politikën dhe politika ndihmon
letërsinë.Kur kjo është në lartësinë e duhur, është arritur fitorja.Nëpër poezi noton
prozaizmi,nuk ka rregullsi në përdorimin për veshje me elemente artistik të krijimit.Duke
kaluar shpejt bëj të ndalem:ka shkelje të gjuhës standarte,ka mendime absurde,varfëri
të vargut,ndërtim sintaksor,që prish lokuencën e të shprehurit.Ka skeletizëm,shkelje të
rregullave drejtshkrimore pa kriter,ka përdorim të tepruar të rimës foljore që dobëson
artin e poezisë.Për ilustrim mendimi citoj vargjet:”Ndërsa hëna ëmbël më
përdhunon”…”Më verje sisën tek goja”.Tek shkrimi kritik,që nuk është
kritikë,përqëndrohem:”…Koka e mërdhirë me kapele të leshtë/mantel i hollë për shirat e
pranverës/këpucë të leshta për nxehtësinë e verës”etj.etj.,që llogjikisht nuk shkojnë.Kaq
mjafton.Dhe…nuk do të isha dakort që të botohej tregimi “Pas mbrëmjes së
mature”,sigurisht,pë zgjidhjen “dues ex makina” që i jep autori.Shkrimtari në laboratorin
e tij duhet t’i peshojë gjërat dhe jo të japi fatalitete,që nuk besohen se ndodhi në jetën
reale.Shoqëria duartroket njeriun me karakter të fortë për jetën.Jo zgjidhje të
përmbajtjes së tregimit me personazh me karakter të dobët.Vajmedet të ishte jeta
kështu.Për këtë kujtoj vargje të Majakovskit:”Imituesit u gjallëruan.Biizz!”.Pra,nuk duhet
të ushqejmë letërsinë me filozofira regresive.Personazhi i mbrujtur me filozofinë e
jetës,nuk sakrifikon ,kështu,në vetëflijim,si personazhja e këtij tregimi.Në këtë shkrim të
shkurtër kritik ceka në mënyrë të shpejtë pa u thelluar e zgjeruar disa probleme
shqetësuese,që duan më tepër kujdes dhe më tepër kujtesë në vendimmarrje para se
krijimtaria të publikohet e botuar.Degjenerimi moral në art,në përgjithësi shprehem ,nuk
duhet të ekzistojë dhe ,gjithsesi, nuk duhet kultivuar.Arti është në funksion të
shoqërisë.Arti degjenerohet ,kur turresh pas çështjes komerciale,kur e ve këtë në plan
të parë.Është thënë ,se shkrimtarët janë arkitektët e shpirtrave njerëzorë.Leksion më të
bukur se kjo thënie nuk ka.Sot lexon poezi dhe janë shumë rrallë ato që të kënaqin.Në
këtë prizëm duhet punuar e kërkuar më shumë.Arti është si puna e bukës që kalon
shumë proçese,gjersa rrok pikën më të lartë të cilësisë për të arritur tek
kosumatori.Është tejet i gabuar mendimi i redaktorit,që merret me botimet letrare,se
lexuesi lexon çfarë t’idalë përpara,se ai lexon për të kaluar
kohën;prandaj,kësisoj,mbush faqe për të shitur gazetën.Këtu duhet theksuar:nuk duhet
të botojë bazuar edhe sipas shijes subjektive apo preferencave që ka
vetë.Kështu,totalisht,mendohet gabim.Kështu nuk ecim përpara,ashtu siç e ka qëllimin
kjo kritikë,por…bëjmë prapa.Kjo dukuri e mendimit që jap reflektohet pothuajse në gjithë
gazetat që botojnë sot letërsinë shqipe.Shtoj:jipen edhe përkthime të dobëta për nga
niveli artistik dhe ideor.Përsa parashtrova,biem në dakortësi,kur vilet edhe kërkesa e
lexuesit sa më të gjërë.Të zgjojmë e të zbatojmë kërkesat ,pra, që ka lexuesi.Të
avancojmë përpara.Në vend që të jetë letërsia e avancuar,këtu është lexuesi iavancuar
në shijet që ka.Ky problem,në dukuritë e shtjelluara,është i thekshëm ,dhe, prandaj
kërkon vëmendje.
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .