Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4

Mes dy dashurish !

Nga: Albrim S. Badallaj

C:\Documents and Settings\kushtrim\Desktop\untitled.JPG

2015

Opinion

Refuzimi shpeshherë i paraprinë nje rrugëtimi të ri. Të refuzosh nuk do të thotë që mund të largohesh nga varësia që ta ofron dashuria dhe vetë jeta. Joqdoherë pasioni është padron i dëshirave, mirëpo dashuria dhe urrejtja janë relativisht të njëjta, sa i përket substancave që ndërhyjnë në to. Urrejtja e madhe ndonjëherë kalon në dashuri dhe është proces reverzibil. Reaksioni gjithmonë në vete e mbartë edhe kundër-reaksionin, kështu e thotë ligji univerzal.

Gjendemi në epokën e atillë ku aq shumë janë tollovitur ndjenjat, saqë oportunizmi ynë ka arritur vlerat ekstreme, mirëpo ato negative. Kush i priu gjithe atyre lëvizjeve që na bënë ta mallkonim vetën për situatën e krijuar?! Lehtë, sikur uji që puthitet për te shuar etjen, aq lehtë është të fajësosh të tjerët. Një jobarazi tejet e theksuar me homologët euro-perëndimorë. Pasurisë së shumëperfolur të vendit tonë, si rinia, i ka humbur vlera kohëve të fundit, ashtu siq i humb monedhave tjera karshi Dollarit.

Të duash vatanin me krenari të thyer apo të përmbushësh statisfaksionet elementare për jetë nëpër dyert e vendeve pa prag në botë !

Jane shterruar gjitha mundësitë për mbështetje të kësaj shoqërie në tranicion, bilem edhe ato morale. Besoni, propagandave tërheqëse për njerëzit shpeshherë i paraprijnë edhe “pushteti i pestë” siq janë mediat, të cilat, disa prej tyre me lajmet që na servojne na ri-kthejnë në epokën e luftërave, e disa tjera na bëjnë që të kemi nostalgji për atë epokë.  Kurrë më të papasur s’kemi qenë. Ne jemi shquar se edhe kur nuk kemi pasur të mira materiale, një fjalë të mire që buronte nga zemra e kishim. Sot edhe ai virtyt nuk na ka mbetur. Sa do që flasim për shkaqet e mosbesimit fillimisht në vete e pastaj në vatan, është irrelevenate kjo temë, pasiqë trajtohet si një trup që kokë ka, por bishti i mungon. Ndoshta edhe pikënisja buron nga aforizmi se Dashuria të shpie në fund të botës. Dashuri të keqe nuk ekziston, por dashuri për ekzistencen paska. Është dashur të kuaotohet me kohë edhe ky verzion i dashurisë.

Gjithmonë ajo krenaria, sado e thyer që është, prap nxitëse për ndryshim mbetet. Të bëhesh optimist thua se si njerëzit e një kombi (s)mund të jenë krenar kur jetojnë në liri ?! Apriori të gjithë jemi modernizuar, duke i hudhur matan gjithë ato tradita e kulturë të trashëguar ndërshekuj. Të përdalët të shesin moral, i çmenduri të jep mend, i pagdhenduri të jep mësim.. Sakrifica më e lehtë dhe njëherit më e madhe që mund ta ketë e ta bëjë njëkohësisht një individ është ikja. Flakja e së kaluarës matane krahëve për një jetë më të mirë, e cila sipas proklamimeve i ngjason “Tokës së Premtuar“,është mëse aktuale. Kafazi sado i gjerë të jetë, prap kafaz mbetet.

Pra, kjo Evropë e cilësuar si vend i shenjtë, për disa analistë e opinionist, qenka shkaktarja kryesore e kësaj gjendje. Q’paskan më teper se ne popujt sllavë e bullgarë, që iu ipet e drejta e lëvizjes së lirë. A jemi i njëjti popull shqiptarë në Kosovë, i cili gjatë viteve të paraluftës, kur ishim krahinë autonome e Jugosllavisë dilnim të lirë nëpër Europe e Botë. Gjithnje jemi cilësuar si njerëz të urtë e të punës. Apo maqedonasit e paidentitet kombëtar qenkane popull më me vlersa se ne, ose ndoshta greket, ky popull problematik që përveq Ballkanit dhe Europës edhe Bankës Botërore po i sjellë probleme, falë privilegjeve të ofruara ndërdekada. Si duket ende na krahasojnë me vendet e “Botës së tretë”.

Ne si komb kemi sakrifikuar shumë, tejmase bilem. Fillimisht si të përndjekur lam vatanin për qështje politike, të ndjekur pastaj nga eksodi i ’99-së. 15 vite paslufte u bënë, pesëmbëdhjetë! Ku është Europa të na gjejë zgjidhje, apo më lehtë kështu manovrojnë me ne, saherë që duajn të bëjnë politikë në Ballkan. Egziston edhe ligji i padurimit mos të harrojmë. Klasat shoqërore kanë filluar të përmbysen. Pse ne duhet të jemi të privuar nga këto privilegje, ku krahasohemi thuajse gabimet e prindërve duhet ti pësojnë fëmijët. Shahet Komunizmi, por në vete ato fyerje mbajnë edhe nostalgji për atë epokë. Problemi duhet të zgjidhet me themel.  

Edhe vet deklartat e liderëve të ndryshëm europian janë nxitëse. Të analizosh në kontekst, shpeshherë dëgjojmë duke thënë se : “Duhet të luftoni për një jetë më të mirë”. Për dhumëkënd kjo frazë mund të jetë nxitëse e veprimeve të ndryshme që i ndërmarrin në jetë. Vërtet ënderrojmë në përmasa të medha, por mëndojme në përmasa shume të vogla. Edhe këtë të drejtë e kemi të kufizuar. Europa na është bërë mollë e ndaluar, që të lënë ta përtypësh, e që të jetë në fyt. Europë mos na burgos, edhe ne jemi popull europian !

E pra, prapëseprapë dashuria e parë nuk harrohet, e s’mund të ketë popull në botë që është më pro-amerikan se ne. I jemi medoemos falënderues për jetë, sepse ne e duam lirinë. Lobi amerikano-shqiptarë do jetojë sa të jetojë edhe vet demokracia. Drita në fund të tunelit për ne shqiptarët e Kosovës e ka vetëm një emër, SHBA. Kemi mbetur në dore të evropianëve, vetem si test për ta, e koha e provimit e ka minutazhin e caktuar. Qetësia dhe harmonia në Ballkan e më gjerë do të vie vetëm atëherë kur shqiptarët të bëhen një. Medoemos, Shqipëria e pabërë, do bëhet Shqipëri e bërë..Bëhet ose Vdiset, me atë ideal.

C:\Users\kushtrim\Desktop\10470824_10203738930088868_3707437218630437297_n.jpg

Albrim Badallaj

Kryetar i UNIONIT TË STUDENTËVE SHQIPTARË (USSH)
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .