Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4 5

SI NDIKOI SERBIA DHE PUSHTUESIT TJERË KUNDER SHQIPTAREVE PER SHPERGULJET NGA TROJET E TYRE ?

2015

Opinion
*Tashti, kush i ka fajet?
*Lexoni faktet
 
Shkruan:RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
 
Shpernguljet e shqiptareve jane aq te vjetra sa edhe vete iliret,arberit. U shperngulen te paret nga invadimi romak,u merguan edhe nga Bizanti,u shpergulen pese shekuj nen Perandorine Osmane. Por, deportimet sllavo-ortodokse nga:Rusia, Serbia dhe Greqia ishin, jane dhe do te jene rreziku me i madh per shqiptaret.
Grabitqarte serbe gjithmone kane thurur  plane per debimin e shqiptareve me dhune nga trojet e tyre, madje per te kolonizuar-serbizuar Kosoven. Keto plane datojne qe nga Nacertania (Projekt i viti 1844), qe u perpunua nga Ilija Garashanini. Ne kete Projekt propagandohej ideja e shetit te madh serb te Stefan Dushanit. Ky projekt mbeti deri ne fund te Luftes se Pare Boterore. Ky program u realizua pjeserisht gjate Luftes se Pare Ballkanike,kur Serbia, ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer, me 1912-13,aneksoi Kosoven dhe disa vise tjera te Shqiperise...
Ngjajshem me kete projekt vazhdoi edhe Jovan Cvejiqi kinse shteti i tij eshte i rrethuar,kurse populli serbe eshte i burgosur. Punen e tij do ta vazhdoje shqiptarurrejtesi Vasa Çubriloviqi ne elaboratin famekeq te 7 marsit te vitit 1937. Vasa Çubriloviqin e shqeteson me te madhe shtimi i shqiptareve dhe flet se cilat vise shqiptare duhet te shperngulen dhe pastaj te serbizohen. Vasa Çubriloviqi, si shembull merre e kolonizimin e Toplices e Kosonices pas vitit 1878. Vasa Çubriloviqi ka qene historian dhe  politikan serb. Ka qene njeri nder pjesemarresit e atentatit te Sarajevesi ne Franc Ferdinantin, mekembesin e Austro- Hungarise.
Botimi me shpifes antishqiptar   i qarqeve te terbuara serbe eshte vepra e Milia Shqepanoviqit:Kosovo Past and Present,ku shkruan per egzodin e serbeve dhe te Malazezve te viteve 1878-1988.
Elaborat tjeter antishqiptar eshte edhe ai i Ivo Andriqit, i cili kap 12 faqe tekst dhe eshte i ndare ne dhjete kapituj me temen: O Albaniji-Per Shqiperine. Andriqi, ne kapitullin e katerte,flet se marrja e e lugines se Drinit nga ana e Serbise do ta lidhte Serbine me Detin Adriatik.
Projekti i qarkut te Prizrenit ne nje raport te hartuar ne fillim te viteve ´20 mbi rezultate e veprimtarise se administrates policore vinte ne dukje,midis tjerash, se xhandaret i rrihnin forte shqiptaret me qellim qe te shperngulen..,
Nje nder metodat e pastrimit etnik,te shkombetarizimit te Kosoves ishte edhe kolonizimi i Kosoves me lementin sllav dhe shperngulja e shqiptareve nga vendlindjet e tyre.Qellimi i borgjezise serbe, ne te vertete, ishte qe nen parullen e reformes agrare te zbatoje kolonizimin e Kosoves me elementin sllav te ardhur nga viset e ndryshme te Mbreterise Jugosllave dhe nga disa shtete te jashtme. Qellimi kryesor i kolonizimit ishte thyerja e kompaktesise nacionale te popullesise shqiptare dhe ndertimi i struktures nacionale ne dem te shqiptareve. Veçanrisht,synimi ishte qe te kolonizohej dhe te fircohej elementi kolonist ne pjesen rreth kufirit me Shqiperine,sepse mendonin se keshtu kufiri me i sigurt dhe do te nderpritet vazhdimesia e popullates autoktone shqiptare nga teritori i Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise...
Tashti,kush i ka fajet?
Vetem te mjeret dhe qyqaret nuk mund te japin pergjgjigje ne kete pyetje. S´do mend fare, se fajet per kete degedisje te shqipareve ka site kembet, i ka politika kosovare e udhehequr nga kapot e ketyre bandave politike. Si thote populli yne i ditur:"Kape njerin meshoj tjeterit", deshtuan shume turpshem ne shtetformimin e Kosoves. Te gjithe pa dallim jane hajna te pasurise se Kosoves. U pasuruan si sheiket e Katarit dhe lane popullin ne mjerim qe te vuaj si ne kohen e  Migjenit, per kafshaten e gojes. Keta bandit te pamoralshem iken nga fshatrat dhe uzurpuan Prishtinen dhe qytete tjera te Kosoves duke ndertuar shtepi si ne Nju Jork, nderkaq populli mbeti pa pune,pa ilaçe dhe buken e gojes.
Keta kapo te bandave politike,pra, keta bandit e lane Kosoven gjashte muaj pa Qeveri dhe udheheqje vetem per interesa personale, duke bere pazar per poste politike. Keta do te mbajne pergjegjesi historike per degedisjen e shqiptareve nga trojet e tyre. Qofshin te mallkuar te gjithe ata qe votojn ne te ardhmen per keta hajna dhe bandit! Asneri nga te gjithe kreret e ketyre bandave nuk ka dallim te gjithe jane nje berllog i kombit. Shikoni Qeverin dhe kuvendin kuisling, te mbushur fund e krye me hajna dhe tradhtare ish-udbash te pushtetit gjakatar serbo-cetnik...
Dhe krejt ne fund fare, mos mendoni se e kam humbur durimin,ose:kam humbur elementet e kultures shqiptare,por te gjithe kapot e ketyre bandave politike jane zagaret qe kane lepire edhe yndyren e pasurise se Kosoves deri ne palce, nderkaq, populli naten me acar ne shi e ne bore bredh rrugeve,maleve,ujerave te botes duke rrezikuar edhe jeten e tyre...
Kapot e ketyre bandave politike haram e paçin per jete te jeteve djersen dhe mundin e popullit, Amin!
Kesaj radhe kaq nga une, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI
Hannover, 14 fror 2015

 

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .