Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Opinione 1 2 3 4 5

Esse

Xhevahir Cirongu

Mësuesi Picariot Shezair Koko, ecën i sigurt shtigjeve të jetës…!

2015

Ese

Bisedon me mësuesin Shezair Koko dhe vetja të duket sikur ke hapur fletët e një romani, e ashtu pa e kuptuar lundron nëpër ‘’Oqeanin’’  e jetës dhe të dijeve që zbulon dalngadalë te ai djalë i ri nga Picari i Gjirokastrës ; vullnetin dhe pasionet që ka  në vetvete, por  edhe që rrugëton i sigurt nëpër shtigjet e diturisë. Ai, me një vullnet e guxim djaloshare, ka thyer çdo barrierë e pengesë për të kapur kohën e vet, por dhe  i sigurt  se dija do edhe sakrifica. Sot ai është mësues dhe një edukator i shkëlqyer me një reputacion të gjerë që nderohet nga njerëzit e thjeshtë, gjer te rrethet  akademike. Ne biseduam me këtë intelektual vizionar, dhe prej tij  morëm si gurë të çmuar mendime e fjalën e ëmbël si hoje mjalti.


 

     Gjurmë mbi gurë drejt reve të bardha për tek  ëndrrat..!


 

Shpeshherë, meqënse ishte edhe fëmija më i vogël i familjes, Shezairi shkonte me bagëtitë për kullotë mbi kodrat e fshatit. Sodiste natyrën, i gëzohej këngës së bilbilave, shuante etjen tek burimet me ujë të ftohtë e të pastër si kristal, por edhe kënaqej kur frynte flladi pranveror. Jo vetëm kaq,por ledhatonte fijet e barit, këpuste gonxhet e tërfilit në livadhe, e vazhdonte duke mbledhur lule të ndryshme që i bënte tufa- tufa duke i thurur gërshet si flokët e gjata të atyre vajzave të fshatit; apo forma të tjera që i jepnin kënaqësi dhe i mbushur shpirtin saqë, edhe lodhjen e harronte kur ai kthehej në mbrëmje me bagëtitë në shtëpi.

-U lodhe bir !,- i tha e ëma Darovi atë ditë kur e pa Shezairin me një tufë të madhe lule në duar. Këto lule janë bimë medicinale, tregëtohen në pazar.  -Si the moj nënë!? Epo, nesër do mbledh më shumë atherë….Që nga ajo ditë Shezair Koko s’u nda luleve. Prindërve u thoshte se do bëhem doktor. Edhe njerëzve të tjerë, të njëjtën gjë u thoshte.  

Vitet kalonin si pakuptuar, ecte mbi gurët e bardhë dhe meditonte për të ardhmen. Ai projektonte tek shkelte ata gurë të ardhmen, por në qiell retë e bardha tregonin se ëndrra e tij ishte diku në një drejtim tjetër, që e cila projektonin të ardhmen e tij. Këtë ai s’e kuptonte dot, sepse ishte ende i vogël.

   

                      

Kush është Shezair Koko?

Shezair Koko ka lindur në  korrik të vitit 1982 në Picar të Gjirokastrës. I ati Besimi, dhe e ëma Darovi, gati sa nuk fluturuanë atë ditë ku u lindi  Shezairi. Ata kishin edhe të tjerë fëmijë, por tek fëmija i sapo lindur, sikur rrezatonte e flatronte disi ndryshe. Edhe gurët e shtëpisë, apo të rrugicave të lagjeve, buzëqeshnin si një lule që rritet  në shkëmb. Besimi e Darovi sollën në jetë gjashtë fëmijë: 4 djem e 2 vajza. Megjithëse, puna e vështirë që bënin në bujqësi e blegtori, ata si prindër s’u lodhën kurrë, por i rritën dhe edukuan fëmijët e tyre me dashuri njerëzore, por dhe me edukatë e dituri, saqë edhe librin ua vendosnin tek koka kur i vendosnin në shtratin e  gjumit. Bisedon me ata, e të duket vetja sikur je njohur prej vitesh. Një e nga një zbuluam emrat e fëmijëve të tyre: Lindita, Sali, Ritana, Nebi, Islam, Shezair. Që të gjithë ata sot janë të martuar e kanë krijuar familjet e tyre. Kurse  Besimi e Darovi u gëzohen nipave e mbesave që shkëlqejnë si yje në qiell. Familja Koko është një strehëz ku atje rri ’’ Zgjuar’’ mendimi i artistit. Jo vetëm kaq, por ka lindur artista. Shkaku dhe shtysa ka qënë i ati i tyre, Besimi, që i cili gëdhendëte drurin e gurin me daltë ditë e natë nën dritën e diellit, apo nën dritën e yjeve të netëve  gjatë stinës së beharit. Jo vetëm duartë që i ka të argjenda, por Besimi edhe shpirtin e ka të ndritur, shpirt artisti e zë bilbili që ka kënduar gjithë jetës  së tij. Kur ke shpirtin artist, jetës i jep kuptime dritëjete! Vështirësit  e jetës thyen si copza xhami të kristalta.  Këto veti, ai ka ditur t’ua përcjellë edhe fëmijëve.  Kështu, me kalimin e viteve, njëri vëlla Sali Koko mbaron Akademinë e Arteve, sot është skluptor dhe jeton e punon në Tiranë. Por ne u përqëndruam këtë radhë tek Shezair Koko, tek mësuesi plot talent, tek ky djalë me vullnet e pasione që gjurmon dijen nëpër skutat e fshehta të saj. Vitet ecnin, por edhe Shezair Koko rritej. Endërronte qysh kur ai ishte i vogël që të bëhej dikush. Kështu, ngado që shkonte, librin e mbante në gji. Ai  lexonte e studionte  me  pasion librat shkollorë, por edhe të tjerë libra të fushave të ndryshme shkencore e letrare.. Në vitin 1992 mbaron shkollën fillore në Picar, dhe të mesmen  në vitin 2000 e mbaron atë shkëlqyeshëm.  Por, pasioni për dije s’mbaron këtu. Atij i digjej xhani për të ecur edhe më tej; të prekte dijen e të ngjiste shkallët edhe më lart. Asnjëherë, Shezairi nuk kënaqej me dijet që kishte përvetësuar. Ai ecte i sigurt mbi varkën e dijes nëpër detin plot dallgë, për t’i thënë asaj: ‘’Unë jam këtu pranë teje, o dije!’’. Duke përballuar edhe vështirësitë familjare të kohës, Shezair Koko vazhdon arsimin e lartë degën matematik- fizikë në Universitetin ‘’Eqerem Çabej’’ në Gjirokastër, viti 2001-2005 e mbaron atë.

‘’- Dija s’ka fund, - na thotë Shezairi. Njeriu duhet të jetë vazhdimisht në kërkim të dijes, ndryshe ai humbet edhe ata që ka mësuar!’’. Shezairi nuk është vetëm  një intelektual i zoti, por edhe  si një njeri që i do edhe të tjerët. Ai ka mall edhe për shokët e shoqet e fëmijërisë e të shkollës.Ata janë të shumtë, por ne shkëputëm nga memorja e tij këta emra për t’i sjellë në këtë shkrim: Rasmi Seferi, Xhemal Cane, Miladin Saraçi, Nadire Ruko, Yllka Peta, Alket Canaj, etj.


 

 - …Unë ëndrroja të isha …  dhe u bëra mësues …!


 

…Kjo ëndërr  e hershme e imja u bë realitet. Ishte viti 2005 kur unë mora emërimin si mësues në shkollën e gjimnazit që mban emrin e Heroit të Popullit ‘’Asim Zeneli’’ në Gjirokastër.- na thotë Shezair Koko.

‘’Nuk mund t’ua fshehë të vërtetën. Kur në dorë mora për herë të parë në shtator të vitit 2005, regjistrin e emrave të nxënsëve tek drejtoria e shkollës, m’u kujtuan vitet  e fëmijërisë kur unë fillova klasën e parë. Edhe ajo ditë, që fillova si mësues, vetja m’u dukë njëlloj si nxënësit e klasës që dhashë mësim. Nxënsit më dëgjonin me vëmendje, por edhe unë i dëgjoja me kujdes e dashuri ata…’’. Janë plotë 10 vite që Shezair Koko punon me përkushtim në arsim. Gjithmonë i qeshur, i dashur me nxënsit. Si mësues Shezair, s’gjen dot lehtë në ditët e sotme, - na thonë nxënsit e shkollës  të fshatit Nepravishtë. Njerëzit e grupmoshave të ndryshme të flasin me dashamirësi për mësues Shezair Koko. Marrdhëniet me njerëzit, por e veçanta  tek mësues Shezair, qëndron  në  komunikimin si pjalmi i luleve të pranverës, fjala e ngrohtë që përcjell për tek fëmijët, te nxënsit e shkollës ku ai ka dhënë e jep mësim. Të tilla përshtypje për këtë mësues e intelektual mësuam edhe në Libohovë, nga njerëz të ndryshëm, por edhe nga ish nxënësit  e ata aktualë të shkollës 9 vjeçare ‘’Avni Rustemi’’.Në të gjitha shkollat që ai ka punuar, gëzon respekt e dashuri në zemrat e njerëzve.  Sot  ai punon mësimdhënës  në fshatin Nepravishtë.


 

     …Shtigjeve të reja, mësuesi Shezair Koko  ndez semaforët e pasioneve..!


 

Njeriu në vetvete ka shumë ëndrra. Ai apo ajo, e shikon jetën për ta ndërtuar  me këndvështrime të ndryshme. Dikush këtë vështrim  e merr seriozisht  dhe i vë vetes qëllime për të ecur drejt  shtigjeve të reja. Jetën nuk e shikon thjesht, sa për të thënë, ‘’ unë kaq mundem’’ e pas kësaj fle mbi gjethet e dafinës.  Tek  Shezair Koko, ne gjetëm njeriun që edhe sakrifikon  për të rrokur të fshehtat e jetës. Dhe për këtë, ai është në kërkim të vazhdueshëm  për të kapur ato shtigje të dijes , që diku janë në skutat e  fshehura për t’i zbuluar ato.  Dhe, për të gjitha këto, ky intelektual mban ndezur dritat e dijes e të pasioneve.  Kështu, ai të bind me fakte. Semaforët e djes e të pasoneve janë gjithnjë ndezur në mendjen e shpirtin e këtij inelektuali të palodhur. Kërkon te vetja,  por një gjë të tillë e kërkon edhe tek të tjerët.

   Me inisiativën e mësues Shezair, në fshatin Nepravishtë botohet gazeta  që mban emrin ‘’ Embrion’’. Jo vetëm kaq, në vitin 2008  boton vëllimin me poezi të titulluar ‘’Endërr mbi det’’. Kur e pyesim se, a ke  projekte të tjera në lidhje me poezinë, na përgjigjet  me vlagun e vargut poetik dhe i sigurt me fjalën e  zjarrtë si llavë vullkani ‘’Po’’. Na zbulon edhe titullin e librit të ardhshëm me poezi ‘’Akropoli  i shpirtit tim’’, një gjetje e bukur  që  të bën për vete qysh në titull.

     Shezair Koko, ka marrë edhe vlerësime të ndryshme nga  instuticione  shtetrore, organizat shoqërore , rrethet  shkencore e letrare . Kështu, në vitin 2011 merr çmim vlerësues, Ç ertifikatë nga Insituti Shqiptar “ Për studime dhe edukim në teknologjinë e informacionit’’.  Por, jo vetëm kaq, ai vazhdon edhe më tej me ’’ Dëshmi  Kualifikimi nga Repuplika e Shqipërisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Insituti i Zhvillimit të Arsimit, viti 2011- 2012’’.  

Por ai merr edhe ’’ Çertifikatën për Gjuhën Italisht.Ministria e Punëve e Çështjes Sociale dhe Shanse të Barabarta’’. Po këto vite vlerësohet me Çertifikatën ‘’Muza poetike’’ me temë:‘’Lirizmi në Letërsi dhe rrugëtim Profili Pagasi Internacional’’ , në vitin 2011.

Ne u ndalëm  shkurtimisht, për të shkruar diçka për intelektualin e mësuesin vizionar  Shezair Koko nga fshati Picar të Gjirokastrës. Sigurisht, në të ardhmen do mundim që të shkruajmë edhe të tjera fakte nga puna e këtij intelektuali, sepse ai   e lë të hapur dritaren e bisedës sonë për t’u rikthyer prap tek prespektivat e punëve që do realizojë në të ardhmen. Prej tij morëm  një premtim  të sigurt, sepse  ai ecën  drejt  shtigjeve të reja të shkencës e të jetës.


     Durrës, 13. 02. 2015 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .