
Më
shumë se
gjashtë
muaj,
për të
ashtuquajturin
ngërç
politik,
është
folur e
përfolur,
analizuar,
parashikuar,
gjykuar
e
paragjykuar
nga
analistë,
gazetashkrues,
përfaqësues
të
partive
të
ndryshme
politike,
që
shumica
syresh
as që
kanë
lidhje
me
politikëbërje,
apo me
analiza
të
mirëfillta
të
rrjedhave
dhe
rrethanave
ekonomike
dhe
politike
në
Kosovë,
në
mënyrë
të
hollësishme
dhe të
gjithanëshme,
pas
zgjedhjeve
shumë të
lavdëruara
nga
vendorët,
aty këtu
edhe nga
vëshguesit
ndërkombëtar,
si
demokratike
dhe me
standarde
europiane
etj.
Pasi
që,
asnjë
parti
politike
s`kishte
numrin e
mjaftueshëm
të
deputetëve
për ta
bërë
qeverinë,
filluan
bisedime
hapur e
fshehurazi,
kush me
cilin
mund të
bëjë
koalicion
(ortakllëk)
për të
formuar
qeverinë
e
,,mrekullive"!
U
bënë
afrime e
përafrime,
u
shkruan
e u
nënshkruan
marrëveshje
të
,,historishme",
u bënë
betime e
premtime
për
lakmuesit
e
pushtetit,
u ndanë
poste e
pozita;
kush u
kënaq ,
kush u
zhgënye,
dhe pa
fund
pehlivanllëqe,
që vetëm
në
vendin e
pazot,
siç
është
Kosova,
mund të
ndodhin
e të
shiten.
Propagandohej
paturpësisht,
se ky
bashkim
i(pa)natyrshëm
bëhej
për të
mirën që
i
mungonte
vendit
dhe për
ta
dërguar
në
opozitë
PDK-në
dhe
kryeministrin
Hashim
Thaçi,
për ,siç
thuhej,
qeverisje
të keqe.
Një
kohë,
gjersa
heshtën
ambasadat,
askush
,,s'pranonte"
të
bashkohet
me
PDK-në,
e aq më
pak të
qeverisë
me
Hashim
Thaçin.
Ky i
fundit,
sipas
,,matematikës
politike
2+2 =
6",
vazhdonte
të
trumbetojë,
se
PDK-ja
është
fituese
dhe
vetëm
ajo ka
të
drejtë
ta
formoj
qeverinë,
ndonëse
s`kishte
as për
së
afërmi
numrin e
deputetëve
që
ëndërronte!
Për
të
shkuar
më tej
ironia,
ata që
bllokuan
për
gjashtë
muaj
rresht
Kuvendin
dhe
s'lanë
gur pa
lëvizur
për të
arritur
tek
qëllimi,
sot
kërkojnë
nga
opozita
të
bisedohet
në
Kuvend e
jo të
,,shtrohen"
në rrugë
kërkesat
- tashmë
të
njohura
në tërë
Kosovën.
Fatkeqësisht,
gjithnjë
duke
shfrytëzuar
mosmarrëveshjet
e
bllokut
të
(pa)natyrshëm
politik
të
ashtuquajtur
LVAN,
thyerjen
dhe
prishjen
e
marrëveshjes
së tij
me
vendimin
e
njëanshëm
edhe të
Gykatës
Kushte-
tuese,
dhe pas
shumë
bisedimeve
me
ndërmjetësimin
e
presidentes
Jahjaga,
arritën
qëllimin
e tyre.
U
bashkuan
me
LDK-në,
kryetari
i së
cilës z.
Mustafa,
vazhdimisht,
si para,
gjatë
dhe pas
zgjedhjeve
thoshte
se:
kurrë me
PDK-në
s`do të
bëjmë
bashkim
për të
formuar
qeverinë.
Por ja
që, pas
zgjedhjeve
të
qershorit
të vitit
2014
ndodhi e
kundërta!..
Në
fillimin
e muajt
të
tretë,
të
vjeshtës
së vitit
2014,
pata
shkruar
një
shkrim
me
titull:
KOSOVËN
E KA
KAPUR
PARALIZA
POLITIKE(DAMLLA)
E JO
NGËRçI
POLITIK
nga i
cili
shkrim,
sa për
dëshmi,
po
shkëpus
vetëm
disa
rrjeshata
në
vijim:
„…Fjala
ngërç-i,
ka
kuptimin
e
tkurtjes
së
menjëhershme
të një
muskuli
ose të
një
grup-muskujsh,
që
shoqërohet
me
dhembje
të
forta:
si
zakonisht
ngërçi
në këmbë
apo edhe
në pjesë
tjera te
trupit.
Por që
nuk
zgjatin
më shumë
se disa
sekonda
apo
minuta.
Është e
papër-
ballueshme,
zgjatja
e
ngërçit
me orë,
ditë,
javë apo
muaj!..
Kosovën,
sipas
politikës
ditore,
të
politikuajve
vendor e
ka kapur
ngërçi
politikë
qe pesë
muaj,
dhe ende
po
mbijeton…!
Në të
vërtetë
e ka
kapur
Paraliza
politike
qe 15
vjetë e
spo e
lëshon
!? „
Nga
disa
dashamirë
që i
kam,
pata një
vërejtje
shumë
miqësore
lidhur
me
shkrimin,
që veç
tjerash
thoshin:
Bacë,
paraliza
nuk të
lëshon e
ngërçi
është
kalues,
të
lëshon,
bile
dihet që
të
lëshon
shpejtë,
përndryshe
të
vret…!
Për
vërejtjet
e tyre
me
qëllimin
më të
mirë që
patën,
në
kuptimin
teorik
dhe
mendor,
i
falënderoj
sinqerisht.
Praktika
po e
vërteton
të
kundërtën
dhe po
përputhet
me
thënien
time,
lidhur
me para-
lizën
politike,
bazuar
në
zhvillimin
e të
gjitha
ngjarjeve
dhe
rrjedhave
shoqëroro,
politike
dhe
ekonomike
në vend,
që nga
viti
2000 e
në
veçanti
nga viti
2008 e
deri në
muajn e
dytë të
vitit
2015, po
dëshmohet
se:
s`paska
pasur
ngërç
politikë,
por ka
pasur
dhe ka
paralizë
politke,
e cila
qëllimisht
ka
penguar
zhvillimin
e
mirëfillt
ekonomik
të
vendit,
jetësimin
e
shtetformimit
demokratik,
ku
drejtësia
dhe
ligjet
zbatohen
për të
gjithë
qytetarët
njësoj.
Shkaktarët
e
paralizës
politike
janë të
gjitha
partitë
politike
dhe
udhëheqësit
e tyre
që kanë
qenë në
pushtet,
e në
udhëheqje
të
qeverisë
në
veçanti,
të cilat
me shumë
sukses
kanë
zhvilluar
krimin e
organizuar
ekonomik
dhe
politik,
për
interesat
e tyre
fitimprurëse,
përmes
keqpërdorimeve
(korrupsionit)
që ka
përfshirë
të
gjitha
nivelet
e
institucioneve
vendore,
si një
sëmundje
e
keqe-kanceroze
apo
lëngjyrë
e
shëmtuar...
Dëshmit
në vijim
vërtetojnë
diagnozën
e
paralizës
politke
që e ka
përfshi
Kosovën
hallemadhe,
me
gjenerimin
edhe të
shumë
sëmurjeve
tjera të
këçija
si:
-
Lakmija
për
pozitë
dhe
pushtet!
-
Lakmija
për
pasuri,
përmes
keqpërdorimeve,
në
emër
të
shetetit,
pushtetit
dhe
imunitetit!
-
Në
emër,
të
luftës!
-
Në
emër,
të
përkrahjes
së
ndërkombëtarëve!
-
Në
emër,
të
Kushtetutës,
të
Ligjit
dhe
të
Drejtësisë!
-
Në
emër,
të
votave
të
fituara!
-
Në
emër,
të
popullit!
-
Në
mër,
të
tenderit!
-
Në
emër,
të
privatizimeve!
-
Në
emër,
të
punësimit!
-
Në
emër,
të
premtimeve
dhe
mashtrimeve
...!
E,
populli
si
dhuratë
nga
qeverisja
e
pushttetarëve
dhe
qeveria
pati
këto
përfitime:
-
Papunësinë
-
Zhgënjimin
-
Skamjen,
mjerimin,
trishtimin,
terrin
dhe
tmerrin
-
Humbjen
e
shpresës
për
të
ardhmen
më
të
mirë
-
Shkopin
e
lypsit
në
dorë
-
Ikja
masovike
nga
atdheu,
ku
sytë
këmbët..!
Kështu
që,
Kosovën
hallemadhe
e kanë
përfshirë
sëmundje
shumë të
rrezikshme,
dhe
shkaktarët
dhe
fajtorët
kanë
emër e
mbiemër.
Është
edhe më
rrezik
të
pritet
shërim
prej
tyre...Të
tillët
edhe po
deshën
të bëjnë
ndonjë
shërim
në këtë
drejtim,
e që s'u
besohet,
e kanë
të kotë,
sepse
sëmundja
që
përhapën
ata vet,
tanimë
ka marrë
përmasa
jo
epidemike
por
pandemike,
dhe si
pasojë
kemi
tragjedinë
e
murtajës
IKJA NGA
KOSOVA...
Një
thënie
popullore
thotë:
“…merr
në thua
sivjet,
rrëzohesh
në mot “

A.F
2015-02-10
SO-CH
|
|
|