Çfarë
çmendurie!
Më ka
rastisur
të
dëgjoj e
lexoj
gati çdo
ditë
disa
njerëz
që janë
të
apasionuar
pas
liderit
të tyre
partiak
sa
konfuzioni
i tyre
moral,
sikur na
kujton
atë
trajtimin
e
mendimit
apsurd,
ku dita
nuk mund
të jetë
assesi
më e
ngrohtë
se nata,
ku drita
për ta
assesi
nuk
është më
e
ndritshme
se
errësira,
ku toka
assesi
nuk
është më
e thatë
se deti,
atëherë
është
mbase e
qartë se
njerëzit
e tillë
e kanë
humbur
aftësin
për të
shquar
dallimin.
Qysh nga
kohëra
të
lashta
njerëzit
që bënin
biznes e
pastaj
disa
edhe
bëheshin
“udhëheqës”
që
nëpërmjet
parasë e
mashtrimit,
të atij
apo
këtij
populli,
tani të
këtij
apo atij
shteti,
kanë
keqpërdorur
emrin e
“Udhëheqësit”
për
qëllime
personale,
kështu
ata të
mëparshmit,
po edhe
këta të
sotshmit
për të
justifikuar
të
pajustifikueshmen.
Mbase
besimi
tek
lideri
partiak
i takon
kohës së
re.
Njerëzit,
duke
qenë
inferior
dhe te
varur
drejtëpërdrejtë
nga
lideri i
tyre
partiak,
e
ngritin
në kult
atë,
duke i
dhënë
atributin
e të
paprekshmit...
Të
besosh
në një
lider
nuk
dëmton
askënd
dhe
është
tejet
personale,
por të
jeshë i
vetëmashtruar,
e pastaj
t’i
mashtrosh
të
tjerët,
është
spekulim,
është
pandershmëri,
është
apsurde,
është
mbase
edhe
çmenduri!
Është e
kuptueshme
se ka
njerëz
që kanë
nevojë
për një
kult
frike
apo
adhurimi,
ka
njerëz
që
besimin
në
liderin
e tyre e
ndjejnë
si
shpresë
dhe
forcë
për të
përballuar
dhe
realizuar
qëllimet
e të
jetuarit.
Po ju
kujtojmë
këtyre
servilëve
të
vetëmashtruar
se, të
luftosh
pushtuesin
e kombit
shqiptar
me penë
e pushkë
nuk
është
diktaturë,
por edhe
të jeshë
kundër
keqeverisjes
së
pushtetarëve
të
tanishëm
nuk
është
antiatdhetarizëm,
por
përkundrazi
është të
jeshë i
ditur
dhe i
kulturuar
njëkohësisht
të jeshë
me
ndjenja
të larta
atdhetare.
Këtë
ndjenjë
të lart
kulture
dhe
atdhetarie
e tregun
me vepra
heronjtë
e
heroinat
e Kombit
Shqiptar
nëpër
shekujt
e
përflakur.
Këtë
ndjenjë
të lartë
atdhetarie
dhe
kulture
e pati
edhe
Komandanti
legjendar
i UÇK-së
Adem
Jashari
bashkë
me
luftëtarët
e lirisë
e
natyrisht
as kjo
nuk
quhet
diktaturë.
Politika
e
rezistencës
pasive
nuk
është
asfarë
shenje e
qytetrimit
evropian,
nëse nuk
e mbron
dinjitetin
kombëtar,
por
është
dukuri e
vetënënshtrimit
dhe
fyerje
kombëtare.
Por as
politika
e
"nacionalizmit
si
kapital
politik",
nuk
është
asfarë
shenje e
atdhedashurisë,
por
dukuri e
nënshtrimit
politik.
Politika
e
"integrimeve"
e
"hapsirave
demokratike",
e
"kompromiseve",
e
"qarkullimit
të lirë
të
njerëzve",
nuk
është
asfarë
premise
politike,
por
mohim i
dinjitetit
kombëtar.
Jemi
dëshmitar
se sot,
në
Qeverinë
e
Kosovës
të Isa
Mustafës
e Hashim
Thaçit,
ndodhet
në
bashkëqeverisje
një
Ministër
për
Kthim,
nga
Lista
Sërbska,
njëfar
Aleksandri
i quajti
“egërsira”
familjaret
e të
zhdukurve
shqiptar
nga
Gjakova,
që
gjakuan
për
liri...
që
Shteti
terrorist
serb i
Aleksandrit
bëri
gjenocit
mbi
popullin
shqiptar,
para
disa
viteve,
ku ende
kullojnë
gjak
plagët
shqiptare.
Si
qytetar
shqiptar
i
Republikës
Shqiptare
të
Kosovës,
apeloj
të
reflektoj
Qeveria
e
Kosovës,
sa
s’është
bërë
vonë, ti
plotësoj
këto tri
kërkesa
jetike
të
popullit:
1. Ta
shkarkoj
sa më
parë
Jabllanoviqin
nga
kabineti
qeveritar
i Isa
Mustafës.
2.
Trepça
gjigandi
ynë
ekonomik
të bëhet
ndërmarrje
publike.
3. Të
ndaloj
me të
gjitha
mjetet
paqësore
largimin
e
qytetarëve
shqiptar
nga
Kosova.
Kjo
është
mbase
detyrë
mbi
detyrat
e
Qeverisë
së
Ksovës,
që
kërkon
situata
aktuale,
mos
përfillja
e këtyre
kërkesave
gjithpopullore
na bënë
të ju
themi:
Mjaftë
më se na
keni
sjellë
shpirtin
në maje
të
hundës,
nuk
beson më
asnjë
qytetar
i
Kosovës
në këta
politikan
idhuj
pakrena,
që
vazhdimisht
bënë
kompromise
politike
në dëm
të
shqiptarëve
të
Kosovës,
e
durimit
i ka
ardhur
fundi...
Qeveria
t’i
kërkoj
llogari
Aleksandrit,
e të
bëjë
largimin
e
menjëhershëm,
nga
pozitat
e larta
në
Republikën
Shqiptare
të
Kosovës,
të këtij
Aleksandri
dhe
gjith,
aleksandrave
që hanë
bukën e
Shtetit
Shqiptar
të
Kosovës,
por qe
punojnë
e
veprojnë
për
Serbinë
gjenocidiste!
Prizren,
2 shkurt
2015. |
|
|